
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka treguar gjendjen të shtruarve në Spitalin Infektiv.
Ministrja bën me dije se 6 nga pacientët, të cilët janë të intubuar po luftojmë për jetën. Manastirliu bën me dije se mes të intubuarve ka edhe pacientë të rinj në moshë.
Ajo bën gjithashtu thirrje për respektimin e rregulla dhe fton qytetarët që të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të ruajnë higjienën.
Reagimi i ministres Ogerta Manastirliu:
SPITALI INFEKTIV
Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.
Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 👉🏼 #RespektoniRregullat
↔️Mbaj distancën
😷Vendos maskën
🧼Ruaj higjienën
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply