×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

6 minuta vëmendje/ “Shpresa e humbur” bën bashkë shqiptarët e suksesshëm në Angli

“Shpresa e humbur”, filmi shqiptar i realizuar në Britani. Petrit Kuçana tregon për “Shekulli”-n se si lindi ideja e realizmit dhe mesazhet që përcjell. Në film marrin pjesë shqiptarë të suksesshëm që jetojnë në Londër, mes tyre prindërit e Ritës, Vera dhe Besniku

Enida Vërça

“Shpresa e humbur”, është filmi me metrazh të shkurtër i realizuar në Britaninë e Madhe nga “The Albanian” dhe shoqata “Shpresa Programe”, Londër. Petrit Kuçana, një ndër ideorët e këtij filmi tregon për “Shekulli”-n detajet mbi realizmin. Filmi është publikuar pak ditë më parë dhe tematika kryesore e tij është shkatërrimi i familjes si pasojë e varësisë ndaj alkoolit dhe bixhozit. “Na u deshën disa muaj ta realizonim. Në këtë film kemi sjellë disa probleme, të cilat janë pjesë e çdo komuniteti. Janë tre elemente të bëra bashkë: kumari, alkooli dhe dhuna në familje, si faktorë kyç në shkatërrimin e familjes”, thotë ai.

Tematika

Kuçana thotë se problemet sociale janë të njëjta kudo dhe ata që vuajnë më shumë pasojat janë fëmijët. Në minutazhin prej më shumë se 6 minutash, është një familje normale, nëna, babai dhe dy fëmijët. I ati i varur nga bixhozi dhe alkooli, sa herë që vjen në shtëpi, nuk kënaqet me ato që gjen. Në këtë mënyrë nis debati mes tyre, i cili shkon deri në dhunë nga ana e bashkëshortit. Ajo që bie në sy në këtë film është ndarja e tij në dy pjesë. Në pjesën e parë janë aktorët dhe në pjesën e dytë, personazhe të rëndësishëm shqiptarë, të cilët kanë një karriere të suksesshme në Londër, japin mesazhe të forta. Kuçana thotë se mes personazheve të njohur, janë edhe prindërit e këngëtares me origjinë nga Kosova, Rita Ora. “Besniku dhe Vera prindërit e Ritës kanë qenë vazhdimisht të përfshirë në aktivitetet e komunitetit dhe gëzojnë një respekt të madh. Ata e pranuan menjëherë ftesën për të qenë pjesë e këtij filmi dhe dhanë mesazhet e tyre pa asnjë mëdyshje”, thotë ai.

Mesazhet

Mesazhet që japin prindërit e Rita Orës, janë në gjuhën shqipe ku këshillojnë që të gjithë ata persona të prekur dhe ndikuar nga alkooli duhet të kërkojnë ndihmë. “Në punën time si psikitare në Londër kam takuar shumë familje të cilat janë shkatërruar nga bixhozi, alkooli dhe dhuna ndaj familjes. Kërkoni ndihmë sa më parë që të ndihmoni vetën tuaj dhe familjet tuaja” thotë Vera Ora. “Detyra jonë si prindër është që të mundohemi t’u tregojmë rrugën e drejtë të mos ikin në rrugën e gabuar, si p.sh bixhozi apo substancat narkotike apo dhuna”, thotë i ati i Rita Orës, Besniku. Në mesazhet sensibilizuese është edhe ideori i këtij filmi, Petrit Kuçna. Sipërmarrësi Ermir Lleshi, i cili është intervistuar pak kohë më parë nga gazeta “Shekulli”, për historinë e tij të suksesit në Londër. Gazetari Arben Manaj, avokatja Ada Guri, e cila merret me problemet e drejtësisë në Londër, ku ka rrëfyer punën e saj pak kohë më parë për gazetën tonë. Skënder Perpepaj, Ermal Krutani etj.

Aktorët

Aktorët të cilët kanë marrë pjesë në këtë film janë: Fidan Vitija, Yllka Alidema, Fiona Metolli, Joni Berbati, Lorent Metolli. Kuçna thotë për “Shekulli”-n se ky është filmi i dytë i realizuar prej tij, pas filmit “Shqiptarët e burgosur në Britani”. “Filmi parë ka qenë në kuadrin e një mesazhi për të gjithë emigrantët shqiptar në Britani. Çdo mesazh është në kuadrin e sensibilizimit”, thotë ai. “The Albanian”, komunitetit më i madh shqiptar në Britani ka prej më shumë se 15 vitesh që ka trajtuar shpesh problemet e shqiptarëve në këtë vend. Një vëmendje të madhe i kushton edhe shqiptarëve të suksesshëm të cilët u larguan nga Shqipëria në kërkim të një shpresë dhe jete më të mirë.

Shpresa e Humbur | Lost Hope Short Film 2020

Mos luani me të ardhmen e fëmijëve tuajDon't gamble your children's future away…

Posted by The Albanian on Friday, February 21, 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Brazil (Foto-Emri)

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Brazil (Foto-Emri)

Publikuar më 02.12.2020
Një 47-vjeçar shqiptar është qëllua për vdekje ndërsa ishte ...

Një 47-vjeçar shqiptar është qëllua për vdekje ndërsa ishte ulur në një restorant në Jardins, në rajonin qendror të São Paulo. Mediat braziliane shkruajnë se Policia Civile po heton shkaqet e vrasjes. Ndërsa autori i krimit nuk është identifikuar ende. Shqiptari Ilir Zelka, ka qëndruar në një hotel të nivelit të lartë, që prej 20 […]

Lexo më shumë

Tragjike! Zjarri përfshin shtëpinë e familjes shqiptare në Greqi, humb jetën 16-vjeçari, tezja shpëto dy më të vegjlit

Tragjike! Zjarri përfshin shtëpinë e familjes shqiptare në Greqi, humb jetën 16-vjeçari, tezja shpëto dy më të vegjlit

Publikuar më 01.12.2020
Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, ku banesa e një familjeje shqiptare në Selanik është përfshirë në flake, duke i marrë jetën një 16-vjeçari. Mediat greke shkruajnë se zjarri që shpërtheu të martën në mëngjes, në apartamentin ku jetonte një familje shqiptare, ishte fatale për fëmijën 16-vjeçar. Mësohet se zjarri filloi […]

Lexo më shumë

I kishte 200 euro borxh, shqiptari tregohet i pamëshirshëm, rreh dhe djeg mizorisht biznesmenin grek

I kishte 200 euro borxh, shqiptari tregohet i pamëshirshëm, rreh dhe djeg mizorisht biznesmenin grek

Publikuar më 01.12.2020
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Greqia, ku një 20-vjeçar ...

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Greqia, ku një 20-vjeçar shqiptar ka rrahur dhe më pas ka djegur pronarin në të cilin punonte. Nikos Halaris 69 vjeç ishte pronar i një hotel luksoz të quajtur “Nikos Villas”, në Sanotorin dhe nuk kishte asnjë precedent të mëparshëm. Ai u gjet i djegur brenda biznesit të tij […]

Lexo më shumë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemën, vdes 22-vjeçari shqiptar në Itali (Emri-Foto)

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemën, vdes 22-vjeçari shqiptar në Itali (Emri-Foto)

Publikuar më 30.11.2020
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në...

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të dielës, më 29 nëntor, në Argenta dhe viktima mësohet se është shtetasi shqiptar Gevis Muhaj 22 vjeç. I riu shqiptar ishte me profesion mekanik dhe punonte në një kompani, ndërsa […]

Lexo më shumë

Tragjike në Gjermani, humb jetën shqiptari bashkë me vajzën 6-muajshe (Emri)

Tragjike në Gjermani, humb jetën shqiptari bashkë me vajzën 6-muajshe (Emri)

Publikuar më 29.11.2020
Një aksident automobilistike i ka marrë jetën një të riu shq...

Një aksident automobilistike i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Gjermani. Mësohet se i riu ishte nga  Lluka e Emërme e Deçanit, i cili ka humbur jetën  bashkë me vajzën e tij gjashtë muajsh. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai ka shprehur ngushëllime familjes Muçaj […]

Lexo më shumë

U ekzekutua me 8 plumba në mes të Brukselit, zbulohet identiteti i shqiptarit, ishte babai i një fëmije

U ekzekutua me 8 plumba në mes të Brukselit, zbulohet identiteti i shqiptarit, ishte babai i një fëmije

Publikuar më 28.11.2020
Një shqiptar u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen që lamë pas në...

Një shqiptar u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen që lamë pas në Bruksel. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi në orët e vona në një park në  të Molenbeek. Shtetasi i vrarë mësohet të jetë Arjan Spahiu nga qyteti i Elbasanit, i cili ndërroi jetë menjëherë pas plumbave të marrë. Spahiu është 38 vjeç dhe babai […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë, ekzekutohet me armë zjarri 38-vjeçari shqiptar në Bruksel

Ngjarje e rëndë, ekzekutohet me armë zjarri 38-vjeçari shqiptar në Bruksel

Publikuar më 28.11.2020
Një ngjarje e rendë raportohet nga Brukseli, ku një 38-vjeça...

Një ngjarje e rendë raportohet nga Brukseli, ku një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, është ekzekutuar me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ë zonën e njohur, Molenbeek . Shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë pas plumbave të marrë, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ndërkaq, policë, prokurorë dhe ekspertë shkuan në vendin […]

Lexo më shumë

Vrau me thikë 7-vjeçaren në park, del para gjykatës skizofrenia shqiptare

Vrau me thikë 7-vjeçaren në park, del para gjykatës skizofrenia shqiptare

Publikuar më 27.11.2020
“Skizofrenia shqiptare vrau me thikë vajzën 7-vjeçare”, kësh...

“Skizofrenia shqiptare vrau me thikë vajzën 7-vjeçare”, kështu e kanë nisur artikullin shumë media britanike, mbi ngjarjen horror, ku 30-vjeçarja shqiptare, Eltiona Skana masakroi një vogëlushe në park. “Daily Mail”, shkruan se ditën e djeshme është mbajtur seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Mancester-it ku Eltiona Skana akuzohet për vrasjen e Emmily Jones marsin […]

Lexo më shumë