6 këshilla si të humbisni peshë pa nevojën e dietave

Ne mund të humbasim kilogramët e tepërt në mënyrë të shpejtë falë dietave drastike, por ato shoqërohen me efekte anësore të rrezikshme për organizmin.

Dieta të tilla ju mbajnë të uritur gjatë gjithë kohës dhe lejojnë që edhe pas rënies në peshë, ju ta fitoni atë në një kohë mjaft të shkurtër.

Mënyra ideale për të rënë në peshë është me ritme të ngadalta por të qëndrueshme.

Madje sipas ekspertëve, sekreti i rënies nga pasha nuk qëndron tek dieta. Për ta, fjala dietë nuk duhet të ekzistojë.

Çelësi i suksesit është ndjekja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe disa ndryshime të vogla në stilin e jetesës.

Një depozitë dhjamore prej 450 gramësh është e barazvlefshme me 3500 kalori.

Mjafton të hiqni 500 kalori çdo ditë nëpërmjet ushqimit apo aktivitetit fizik, mund të humbisni 450 gramë në javë nga pesha.

Nëse dëshironi të ruani peshën ekzistuese mjafton të hiqni 100 kalori çdo ditë.

Kësisoj, rënia nga pesha do të jetë e shëndetshme dhe jo e dhimbshme.

Hani Mëngjes Çdo Ditë

Njerëzit mendojnë se duke hequr dorë nga mëngjesi do të kufizojnë kaloritë. Kjo është një ide e gabuar sepse nëse nuk hani mëngjes do të hani më shumë ushqim gjatë ditës.

Hani fruta, drithëra, tërshërë apo vezë të zier në mëngjes.

Kuzhina Duhet Mbyllur Në Mbrëmje

Ekspertët rekomandojnë që t’i vendosni vetes një afat për vaktin e fundit të ditës.

Ai duhet të jetë sa më larg orarit të gjumit.

Darkën hajeni lehtë, lani dhëmbët dhe mos konsumoni gjë më pas.

Kaloritë e Lëngshme

Ju mund të tregoni kujdes për ushqimin, por nëse neglizhoni pijet e ëmbëlsuara që pini gjatë ditës, do të keni më shumë kalori seç duhet në trup.

Në vend të pijeve të gazuara e plot sheqer, pini ujë ose pasurojeni atë me agrume.

Alkooli duhet kufizuar për të mirën tuaj.

Hani Më Shumë Perime

Frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë për rënien nga pesha.

Përpiquni që çdo vakt i juaji të jetë i pasur me perime dhe fruta të cilat ofrojnë vitamina, minerale dhe fibër.

Kujdes Me Racionet

Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt, përpiquni të kufizoni racionet tuaja me 10 deri në 20 përqind.

Një kufizim i tillë nuk do ju lëjë të uritur por do ulë sasinë e kalorive.

Ecni Më Shumë

Përpiquni të ecni të paktën 10,000 hapa në ditë.

Jini sa më aktivë gjatë ditës dhe masni hapat tuaj drejt peshës ideale./AgroWeb.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet