Klajda Gjosha lind djalë

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë sot fëmijën e saj të parë, një djalë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit Edi Rama, i cili e ka uruar ministren e kabinetit të tij, në profilin e tij në Facebook. 

“Klajda, ministrja jonë më e re, sapo lindi një çun që i uroj me gjithë zemër ta kenë me jetë, shëndet dhe plot gëzime”, shkruan kryeministri.

Edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Integrimit është publikuar lajmi për lindjen e djalit të ministres Gjosha:

“Vjen në jetë LUIS, bekimi më i madh i Ministres Gjosha dhe familjes së saj. Në këtë ditë plot emocion, gëzim dhe ndjesi, i urojmë djalit të integrimit të rritet i shëndetshëm dhe i lumtur mes dashurisë prindërore!!”.

Klajda Gjosha lindi në Tiranë, më datë 28 korrik 1983. Ajo është e martuar me Ardian Gjonin, me profesion ekonomist.

Gjosha u diplomua në vitin 2006 me titullin Master, në degën Studime Evropiane, në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka shërbyer si zëvendësministre e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (2012 – 2013). Gjosha ka ushtruar disa funksione drejtuese në institucione të tjera si: Bashkia e Tiranës, Drejtoria Rajonale e Punësimit Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

/Shekulli Online/E.H./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Të tjera

Abissnet