Strakosha në stafin e Olimpiakos, Lala bëhët trajner i kombëtares U19

Një ndryshim i papritur vjen në stolin e kombëtares sonë U19 të futbollit. Trajneri Foto Strakosha ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi ka vendosur që të bëhet pjesë e stafit teknik të klubit të njohur grek Olimpiakos.

Menjëherë pas largimit të Strakoshës federata ka gjetur zëvendësuesin e tij. Zv. trajneri i kombëtares A të futbollit Altin Lala krahas detyrës si ndihmës i De Biazit do të jetë edhe trajner i kombëtares U19. Për Lalën kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të fituar sa më shumë eksperiencë në rolin e trajnerit.

Detyra e parë e teknikut të ri do të jetë të drejtojë ekipin në kualifikueset e kampionatit europian 2015 ku ndodhemi në një grup me Danimarkën, Portugalinë dhe Uellsin. Ndeshjet e grupit tonë kualifikues do të zhvillohen të gjitha në Portugali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet