5-vjeçari shqiptar dhe familja e tij rrezikojnë dëbimin nga Franca, shkolla e vogëlushit bën një gjest të madh

Publikuar më 05. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Media franceze “ouest-france.fr” ka shkruar sot një histori mbi dëmin e një familjeje shqiptare në Francë.

Protagonist është bërë një vogëlush 5-vjeçar i quajtur Ledjon. Në një kohë që familja e tij përballej me kërcënimin e vazhdueshëm për dëbim, simpatia që ai kishte krijuar në shkollën “Montjoie” bëri që shkolla të ngrihej në protestë.

Prindërit e shokëve të klasës së Ledjon, janë mbledhur përpara shkollës “Montjoie” në “La Roche-sur-Yon”, për të dëshmuar lidhur me gjendje me e familjes së Ledjonit, i cili ka shkuar për një vit në shkollë.  Mbi 40 persona shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me familjen shqiptare.

Prindërit e nxënësve të shkollës, FCPE (Federata e Këshillave të Prindërve) dhe mbështetësit besojnë se familja është “në rrezik të madh në Shqipëri. Familja e vogëlushit është në rrezik nga mafia shqiptare. Nëna e tij po të kthehet në Shqipëri do të bie në rrjetin e prostitucioni dhe skllavërisë”.

Mësohet se që në korrik ishte urdhëruar dëbimi i nënës dhe të birit, pa babanë. “Nëna, e tij është në panik ndaj kërcënimeve që ajo mund të marrë atje”. Por që kur kanë ardhur në Francë familja shqiptare jeton në La Roche pa uji ose energji elektrike, raporton media në fjalë.

Apeli i protestuesve iu drejtua prefektit të qytetit, që të marrë për bazë të drejtat e njeriut dhe t’i sigurojë mbrojtje dhe qasje në arsim dhe shëndetësi familjes në fjalë.