5 ushqimet që duhet të konsumoni për një lëkurë të përsosur

Jeni lodhur duke përdorur produkte të shtrenjta dhe joefektive bukurie? Është koha t’i flakni ato produke të padobishme dhe të filloni të hani ushqime për të pasur një lërkurë të përsosur.

5 produktet që nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj ushqimore janë:

  1. Specat e kuqe 

Këto perime të shijshme mund të shijohen të gjalla ose të gatuara. Një specë e kuqe përmban më tepër se 100% të nevojave ditore për vitaminë C. Po ashtu, ajo përmban sasi të mëdha të fibrave dietike dhe vitaminë B6. Eshtë e pasur në karotenoide, të cilat ndihmojnë në parandalimin e rrudhave dhe rrisin qarkullimin e gjakut në lëkurë, duke e bërë atë të duket më e re. Ato luftojnë aknet.

  1. Salmoni 

Ai është një ushqim i shkëlqyer për të luftuar stresin, ankthin dhe depresionin. Po ashtu, ai ofron shumicën e vitaminës D për të cilën ka nevojë trupi. Vitamina D është përgjegjëse për ruajtjen e zemrës, kockave, zorrës së trashë dhe trurit. Ajo parandalon kancerin e zorrës së trashë, depresionin, ankthin dhe sëmundjet e zemrës dhe kockave. Salmoni është i pasur me acidin omega 3, që është i shkëlqyer për të luftuar inflamacionin, rrudhat dhe aknet.

  1. Vaji i arrës së kokosit

Ai është një nga burimet më të pasura të yndyrnave të ngopura. Përmban acid laurik, një agjent antibakterial dhe antiviral që mbron nga viruset, infeksionet, inflamacioni dhe aknet. Ai është i pasur me vitaminën E, e cila është perfekte për ta ruajtur lëkurën të hidratuar, të butë dhe pa rrudha.

  1. Çaji jeshil

Është një burim i shkëlqyer antioksidantësh dhe një aminoacidi unik, L-teaninës, që ndihmon në qetësimin e trupit dhe uljen e stresit. Pini 3 ose më tepër filxhanë çaji jeshil në ditë për rezultate më të mira.

  1. Spinaqi

Spinaqi është një ushqim i shëndetshëm dhe i pasur me vlera ushqyese që duhet ta përfshijmë në dietën e përditshme. Ai është burim i hekurit, folatit, klorofilit, vitaminës E, magnezit, vitaminës A, fibrave, proteinave bimore dhe vitaminës C. Në sajë të aftësive antioksidante, vitaminës C, e dhe A, ai është i jashtëzakonshëm për lëkurën.

Të tjera

Abissnet