5 shkaqe të zakonshme të humbjes së oreksit te fëmijët

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Shumë prindër zakonisht ankohen se fëmijët e tyre kanë një oreks të dobët.

Për fëmijët mbi një vit, oreksi rritet dhe zvogëlohet sipas moshës.

Po pse ndodh kjo?

Ja 5 shkaqe të zakonshme të humbjes së oreksit:

Kapsllëku: Ky është një nga arsyet kryesore për humbjen e oreksit. Nëse fëmija juaj nuk ka lëvizje të zorrëve 2-3 në ditë, është e qartë se sistemi i tretjes nuk po funksionon siç duhet, prandaj nuk është në gjendje t’i konsumojë të gjithë ushqimet.

Krimbat e zorrëve: Këta krimba janë përgjegjëse për një mori çështjesh të tretjes si dizenteri, inflamacioni, gjakderdhja e zorrëve dhe humbja e oreksit.

Anemia: Nëse fëmija juaj nuk konsumon mjaft ushqime të pasura me hekur, kjo mund të çojë në anemi fëmijërore. Fëmijët që vuajnë nga anemia janë zakonisht të dobët, të lodhur dhe nervoz.

Depresioni: Kjo e bën fëmijën të pa shoqërueshëm, të trishtuar dhe të humbasë interesin në një numër aktivitetesh. Fëmijët me depresion e kanë të vështirë të hanë.

Medikamentet: Ndonjëherë fëmijët janë duke marrë lloje të ndryshme medikamentesh nëse janë të dobët dhe sëmuren lehtësisht. Antibiotikët zakonisht vjedhin oreksin e fëmijëve.