5 ish-punonjës paditin Etilda Gjonin: Shkarkimi ynë, kundër ligjit

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Nga Bleona Metushi

Etilda Gjonaj paditet në Gjykatën Administrative nga ish-punonjësit e saj. Sipas tyre, heqja nga puna është e jashtëligjshme dhe johumane. 41-vjeçari Arlind Arapi tregon shkeljet ligjore që u bënë me largimet nga puna të gati 10 për qind të aparatit

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, paditet në Gjykatën Administrative nga 5 ish-punonjësit e saj të cilët pretendojnë se largimi i tyre nga puna është i jashtëligjshëm. Ish-punonjësit që kanë bërë padinë kanë qenë punonjës në sektorë të ndryshëm dhe sipas tyre ky largim është jashtë çdo norme ligjore.

Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhad Xhafa, Valbona Kryemadhi dhe Arlind Arapi kërkojnë nga gjykata që të shfuqizojë vendimin për largimin nga puna dhe detyrimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’i rikthyer në pozicionin e punës.

 

Në një prononcim për gazetën “Shekulli”, njëri prej punonjësve që ka bërë padinë kundër Ministrisë së Drejtësisë, Arlind Arapi, thotë see ka qenë përgjegjës në Sektorin e Inspektimit të Institucioneve të Varësisë dhe Profesioneve të Lira, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik dhe Inspektimit të Çështjeve të Drejtësisë.

Të plotë e gjeni në Shekulli Print…