×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Partizani-Tirana, 66 vjet urrejtje dhe një “qytet i ndarë”

Partizani-Tirana nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Ajo është sfida me të cilën ka kuptim futbolli shqiptar. Është sfida që “ndan një qytet”, që gjithmonë ka qenë kuq ose bardheblu, edhe pse nuk duhet të harrojmë Dinamon. Ndonëse Partizani nuk është një nga klubet më të vjetra të Shqipërisë, si Tirana, rivaliteti mes dy ekipeve dhe tifozërive ka qenë i papërmbajtshëm që në ditët e para të 1946-ës, kur të kuqtë u formuan si ekip. Që nga ajo kohë e deri tani, të dy ekipet kanë prodhuar ndeshje nga ato që nuk harrohen lehtë. Mjafton të kujtojmë dhjetëra e dhjetëra takime, ku kanë qenë lojtarët e dy skuadrave të cilët kanë dhënë spektakël si në “Qemal Stafa” apo edhe “Selman Stërmasi”. Por si lindi armiqësia mes këtyre dy ekipeve të mëdha? Mund të flasësh pa fund, por faktet janë të thjeshta. Të dyja ishin skuadrat e kryeqytetit. Tirana ishte skuadra e paraluftës, skuadra e kryeqytetit, ndërsa Partizani, skuadra e pasluftës, skuadra e ushtrisë që u kthye në super-klub, pas çlirimit. Rivaliteti sportiv dhe me një sfond politik nga pas, bëri që këto dy ekipe të luanin ndeshjet më të bukura të futbollit shqiptar. Në njërin krah ishte populli sidomos të ardhurit në Tiranë dhe në krahun tjetër “tironsat”. Këto ishin dy “llogoret” që në muret e tyre u betonuan akuzat e famshme për rrëmbimet e “lojtarëve” që pretendon Tirana, apo hilet me gjyqtarët që Partizani i ka reklamuar “jetë e mot” edhe pse shihej si klub i favorizuar nga sistemi. Gjithmonë, kanë qenë rivale për çdo gjë. Për trofe dhe jo vetëm.
Edhe në fillim të Demokracisë, ekipi që dominonte futbollin tonë, padyshim ishin të kuqtë, me më shumë Kampionate dhe Kupa. Pas 1993-it që është viti i fundit i Partizanit kampion, Tirana ka bërë ligjin në futbollin shqiptar. Skuadra bardheblu së bashku me shtatë titujt e marrë të pasluftës është klubi me më shumë trofe në Shqipëri, duke renditur 24 Kampionate. Gjithsesi, të gjithë këto janë veçse histori të kaluara. Kur vjen puna për derbin, asnjë nuk llogarit trofetë, e Partizani-Tirana kthehen në të tashmen. Sot pas më shumë se 3 vitesh të dy skuadrat duan fitoren dhe do ta arrijnë me çdo kusht.       
Të kuqtë: Do të përdorim çdo mënyrë për të ndalur bardheblutë
Në kampin e kuq, ndeshja e sotme me Tiranën, është një nga sfidat më speciale dhe më të rëndësishme të sezonit. Fati i deshi që skuadrat të ndesheshin në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Tek Partizani, janë më të përmbajtur për faktin se nuk janë një skuadër superioreje dhe që kanë diferencë me Tiranën. Gjithsesi, shumë nga lojtarët të cilët do të luajnë sot pranojnë se do të ndalin me çdo mënyrë kundërshtarët. Nëse e shohin që gjërat do të shkojnë keq, do të përdoret çdo mënyrë e mundshme që ekipi i kuq të mos humbasë ose të paktën të mundet me një rezultat të pranueshëm.  

Tirana: I mundim, nuk diskutohet kualifikimi   
Në kampin bardheblu prej ditësh janë më euforikë. Faktikisht tifozët dhe drejtuesit janë ata që po tregohen më entuziastë. Të gjithë duan që badheblutë të fitojnë me një rezultat të thellë. Qëllimi dihet. Të kalojë kuotën e tetë golave, për të larë 8-0 e famshme të ’47-ës. Nga ana tjetër tifozëria për të thumbuar Partizanin, ka vënë edhe një premio ekstra për lojtarët dhe ata që shënojnë në derbi. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe lojtarëve bardheblu janë të bindur se do të fitojnë këtë sfidë e cila mbetet një nga më të bukura të këtij sezoni.  

133 ndeshje, por Partizani është përpara

Në historinë e ndeshjeve të Partizani-Tirana apo anasjelltas, fakti më interesant është se të kuqtë prej shumë kohësh, ose më saktë prej gjithmonë, janë në krye të përballjeve. Mes tyre këto dy skuadra janë përballur 133 herë. Në palmaresin e ndeshjeve Tirana ka fituar 40 herë. Po 40 herë kanë qenë ndeshjet të cilat janë mbyllur në barazim. Ndërkaq Partizani ka fituar 53 takime duke vazhduar kryesimin e sfidave të drejtpërdrejta me 13 ndeshje më shumë se bardheblutë. Faktikisht ky ka qenë një rezultat më i thellë por paraqitjet e fundit të Partizanit kanë bërë që diferenca të shkonte në 13 ndeshje. Në 133 ndeshje 155 gola i ka shënuar Tirana, ndërsa 195 ekipi i kuq, me një të përgjithshme të 350 golave. Në total veç ndeshjeve, Partizani ka edhe 40 gola më shumë se Tirana. Një histori e lavdishme por që është njollosur vitet e fundit, ndonëse derbet nuk është se kanë qenë vetëm të Tiranës.
Në 31 ndeshjet e fundit të llogaritura nga viti 1998 ekipi i Tiranës është shumë para në avantazh. Ai ka fituar 16 nga 31 sfidat, 10 të tjera janë mbyllur në barazim dhe vetëm 5 ndeshje kanë qenë në favor të Partizanirt. Duket qartë që është një avantazh i badhebluve dhe këtë e tregon edhe pozicioni i të kuqve në kategorinë e parë dhe i Tiranës në kategorinë superiore. 

Të kuqtë mburren për 8-0-n në 1947-ën

Ndeshjet e këtyre dy skuadrave sigurisht brenda kanë edhe rezultatet e mëdha. Si në çdo derb janë rezultatet ato të cilët tifozët kujtojnë. Në kampin pritës Partizanin, gjërat janë më të lehta nga ana statistikore. Sepse fitoren më të thellë në derbi e mbajnë pikërisht, ata. Një 8-0 në 1946-ën e largët ende nuk është anuluar deri sot. Asokohe në fushë kishte emra të mëdhenj si Boriçi, Resmja të cilët ishin liderët e skuadrës së kuqe e cila bëri menjëherë bum pas çlirimit. 

Tirana: Mos harroni 7-3-in    
Në kampin tjetër bardheblutë mburren me një 7-3 të sezonit 1985-1986 kur Tirana mundi të kuqtë me një rezultat më shumë se tenistik. Skuadra e Ben Mingës dhe Tit Ramadanit, por edhe Lekbellos trajnerit aktual të bardhebluve fitoi këtë ndeshje e cila ra si mur në pjesën e dytë, pas një pjese të parë ku gjithçka ishte në barazim. Bajko asokohe, trajner i Partizanit, fajin ja vuri Perlat Mustës të cilin e nxori para kohe nga fusha e lojës.

Jo vetëm armiqësi, por edhe “ndere”
Mes dy skuadrave të kryeqytetit nuk ka pasur përherë armiqësi. Jashtë fushe shumë nga lojtarët ishin miq dhe dy klubet shpeshherë kanë shkëmbyer futbollistë. Shumë nga bardheblutë dhe disa nga të kuqtë kanë luajtur për të dyja skuadrat dhe kjo nuk është rastësi. Ka edhe nga ato histori ku ka pasur “rrëmbime” futbollistësh por këto janë gjëra të harruara sepse vetëm kështu nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër, veç luftës në fushë të dyja skuadrat kanë favorizuar njëra-tjetrën. Kujtoni golin e Skerdilajd Currit që i dha titullin Tiranës në sezonin 1995-1996-të. Nëse Partizani, humbiste apo barazonte Teuta shpallej kampione, por të kuqtë fituan ndeshjen e fundit të kampionatit, duke i çuar me duart e tyre trofeun tek bardheblutë. Këta të fundit disa herë, kanë toleruar para të kuqve edhe pse ishin armiq të përbetuar. Kur Perlat Musta la portën për një karton të kuq të dhënë nga Arsen Hoxha, Ben Minga, Agustin Kola nuk e shkatërruan Partizanin por ndeshja u mbyll në barazim 1-1. T’i kthehesh historisë, grimca të tilla ka plot, ndonëse mes të kuqve dhe bardhebluve, veç urrejtjes së përbetuar në fushë ekziston edhe një dashuri jashtë saj, ndonjëherë edhe e anatemuar.

Derbi edhe në tribunë, sot pritet spektakël

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka qenë i tillë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Një derbi është luajtur edhe në shkallët e stadiumit, ku tifozët e secilës skuadër gjithmonë kanë tentuar të realizojnë një koreografi të veçantë, ku nuk kanë munguar as thumbimet në drejtim të njëra-tjetrës. Edhe sot pritet e njëjta gjë. Banderolave të shumta që do të vendosen nga të kuqtë do t’u përgjigjen bardheblutë me një tjetër koreografi të pasur. Në një anë janë tifozët e kuq me 800 metra katror flamur dhe në anën tjetër bardbelutë me të njëjtën monedhë por edhe me parullat e tyre anti-Partizan. Nuk do të mungojnë as fyerjet dhe karikaturat si në çdo derbi. 

Në 2009-ën, pati përplase “Fanatics”- “Ultras”
Për dy grupet e tifozëve të dy ekipeve të Tiranës dhe Partizanit, përkatësisht “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Partizani” në prillin e 2009-ës nuk ju kanë mjaftuar minutat e kohës të rregullt për të replikuar me njëri-tjetrin, por u është dashur të matin forcat edhe pas ndeshjes. Kjo ka ndodhur në momentin kur dy grupet e tifozëve po mblidhnin banderolat e shumta që kishin vendosur për të mbështetur ekipet e tyre të zemrës. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur gjithçka në qetësi. Shpresojmë që sot kjo gjë të mos ndodhë, edhe pse me të gjitha gjasat do të jetë kështu. 

Derbi i fundit, protagonistë Xhafaj dhe Partizani pa para
Derbi i fundit i madh i kryeqytetit ka dhuruar emocione të shumta, ka kthyer futbollin e bukur e të hapur mes dy skuadrave. Ka dhuruar plot katër gola nga dy për secilën skuadër. Ka treguar se ai Partizan e meritonte vendin mes më të mirëve, edhe pse në fund ra nga kategoria, ndërsa nga ana tjetër u dha bardhebluve kreun e renditjes. Një derbi që në fund i ka kënaqur të gjithë, por i ka lënë të pakënaqur të gjithë. Ka kënaqur Partizanin që ishte gati ta firmoste një barazim para takimit, por ka zhgënjyer “demat” pasi në fund tri pikët do të kishin qenë plotësisht të merituara. Ka kënaqur nga një anë Tiranën që ka ruajtur vendin e parë, por i ka zhgënjyer nga ana tjetër pasi në rast fitore do të kishte bërë hapin e madh drejt titullit. Thjesht ky derbi ka parë një Partizan super që është arritur vetëm nga një super-Xhafaj. Ka qenë përsëri fundi që ka braktisur Partizanin, kur vetëm 2 minuta nga fundi Xhafaj i ka arritur, duke kthyer në kujtesë derbe pa fund mes të kuqve dhe bardhebluve.

Paro Laçi humbet derbin. Katër javë për Renato Arapin dhe dy për Bledar Mancakun

Disiplina dënon përjetë katër lojtarë të Gramozit

Komisioni i Disiplinës ka “shuar” nga lista e futbollit shqiptar katër futbollistë. Për rrahjen barbare të gjyqtarit, të dielën Evis Peçi, Renato Saliko, Hyserion Shupe dhe Efiliano Liço  u përjashtuan përjetësisht nga aktivitetet e futbollit. KF “Gramozi“ për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të organizimit të ndeshjes dënohet me 50.000 lekë gjobë. Paro Laçi administratori i KF “Partizani“ do të humbasë derbin. Ai për për nxitje të braktisjes së ndeshjesh dënohet me pezullim nga aktivitetet për 12 muaj. Për ndërhyrjen kamikaze lojtari i Teutës, Bledar Mancaku, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Pas shumë presionesh nga media lojtari i Skënderbeut, Renato Arapi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Edhe në Kuçovë për një javë do të mbyllet stadiumi. Klubi Naftëtari për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës, por pa shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Vendime të tjera ka pasur edhe për zyrtarë të kategorisë së dytë dhe lojtarët e moshave.

Shqiptari është i shumë paguar dhe duhet të largohet në merkaton e janarit. Rroga 30 mijë euro në muaj problem për presidentin e ri.

Çani duhet të luajë dhe të shitet

Polonia e Varshavës ka vendosur të shesë Edgar Çanin. Vendimi është marrë nga presidenti i ri i klubit. Pas faljes së shqiptarit ai ka vendosur se Çani duhet të qëndrojë në ekip vetëm për t’u reklamuar dhe për t’u shitur. Urdhri është i qartë. Edgar Çani duhet të luajë sa më shumë deri në janar. Ai duhet të tregojë veten dhe të shitet sepse Polonia nuk mund ta mbajë në skuadër për shumë kohë. Shkaku? Është shumë i shtrenjtë. Futbollisti paguhet 30 mijë euro në muaj dhe për këtë duhet të largohet. Ky është vendimi i presidentit të ri Ireneusz Krol që ka ardhur me shkurtime në xhep për ekipin polak të Edgar Çanit.  

/Shekulli/Olsi Avdiaj/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

“Testi i COVID-19 një broçkull e madhe”, çfarë po i ndodh Cristiano Ronaldos

“Testi i COVID-19 një broçkull e madhe”, çfarë po i ndodh Cristiano Ronaldos

Publikuar më 28.10.2020
Lojtari kryesor i Juventusit rezultoi sërish pozitiv në test...

Lojtari kryesor i Juventusit rezultoi sërish pozitiv në testin e radhës për COVID-19. 35-vjeçari ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mungesa e tij në ndeshjen që pritet të zhvillohet këtë të mërkurë mes Barcelonës dhe Juventusit, e ka mërzitur edhe më shumë. CR7 ka postuar një fotot në “Instagram” para pak […]

Lexo më shumë

‘E papranueshme, lajme të rreme’! Pogba kritikon pretendimet se do largohet nga ekipi francez në shenjë hakmarrje për deklaratat e Macron

‘E papranueshme, lajme të rreme’! Pogba kritikon pretendimet se do largohet nga ekipi francez në shenjë hakmarrje për deklaratat e Macron

Publikuar më 26.10.2020
Paul Pogba nuk po e lë futbollin ndërkombëtar si hakmarrje n...

Paul Pogba nuk po e lë futbollin ndërkombëtar si hakmarrje ndaj deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron që pretendon se Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar. Sipas burimeve të ndryshme të lajmeve në Lindjen e Mesme, ylli i Manchester United – i cili është një mysliman – ‘dha dorëheqjen’ pas komenteve të bëra nga Macron […]

Lexo më shumë

Formula 1/ Hamilton thyen rekordin e Schumacher, merr fitoren e 92-të në karrierë

Formula 1/ Hamilton thyen rekordin e Schumacher, merr fitoren e 92-të në karrierë

Publikuar më 25.10.2020
Luis Hamilton ka thyer sot në Portugali rekordin historik të...

Luis Hamilton ka thyer sot në Portugali rekordin historik të Michael Schumacher duke marrë fitoren e 92-të në karrierën e tij në Formula 1. Britaniku trimfoi në ”Portuguese Grand Prix” pasi la pas Valtteri Bottas dhe Max Verstappen.  Në fund të garës publiku duartrokiti arritjen historike të Hamilton që 14 vite më parë, kur ai […]

Lexo më shumë

Rritet kriza/ Italia i rikthehet ndeshjeve pa tifozë, qeveria ‘kyç’ stadiumet të paktën për 1 muaj

Rritet kriza/ Italia i rikthehet ndeshjeve pa tifozë, qeveria ‘kyç’ stadiumet të paktën për 1 muaj

Publikuar më 25.10.2020
Italia do i rikthehte ndeshjeve të futbollit pa tifozë. Qeve...

Italia do i rikthehte ndeshjeve të futbollit pa tifozë. Qeveria ka nxjerrë dekretin e ri që hyn në fuqi të hënën për të kyçur sërish stadiumet për tifozët. Duket se dhe Italia po kalon një valë të dytë nga COVID-19 pasi dy ditët e fundit ka shënuar rreth 20 mijë raste. Me masat kufizuese qeveria […]

Lexo më shumë

Po udhëtonte drejt Italisë, pëson aksident lojtari i njohur

Po udhëtonte drejt Italisë, pëson aksident lojtari i njohur

Publikuar më 24.10.2020
Një lajm i rëndë vjen nga sulmuesi i njohur i Ascolit. Nikol...

Një lajm i rëndë vjen nga sulmuesi i njohur i Ascolit. Nikola Ninkovic, ka pësuar aksident, teksa po udhëtonte drejt Italisë  dhe më pas do të grumbullohej me skuadrën për të udhëtuar në Salerno kundër Salernitanës ,përballje kjo e vlefshme për javën e 5-të të Serie B. Sipas mediave serbe , sulmuesi i lindur në […]

Lexo më shumë

Bojkoti i Kategorisë Superiore drejt fundit? Armand Duka tregon takimin me kryeministrinën

Bojkoti i Kategorisë Superiore drejt fundit? Armand Duka tregon takimin me kryeministrinën

Publikuar më 23.10.2020
Duket se bojkoti i Superiores po vjen drejt fundit. Kryemini...

Duket se bojkoti i Superiores po vjen drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës Shqipatrë të Futbollit, Armand Duka, ku ndër të tjera mësohet se palët po vijnë drejt një zgjidhje për çështjen e bojkotit të Ligës Superiore. Takimi i paralajmëruar që prej ditës së hënë është zhvilluar ditën […]

Lexo më shumë

Sërish pozitiv me koronavirus, Ronaldo shfaqet i qeshur dhe na tregon ndryshimin në pamje (Foto)

Sërish pozitiv me koronavirus, Ronaldo shfaqet i qeshur dhe na tregon ndryshimin në pamje (Foto)

Publikuar më 22.10.2020
Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me koromnaviru...

Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me koromnavirus dhe ky fakt është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare. Përgjigja e tamponit të radhës së yllit të futbollit portugez ka mërzitur tifozët e Juventusit. Pas rezultatit Ronaldo do të detyrohet të vazhdojë qëndrimin i izoluar në shtëpinë e tij. Sipas raportimit të “Marca”, kjo do të […]

Lexo më shumë

Futbollisti largohet i ‘gjakosur’ nga organet gjenitale, si është gjendja e tij

Futbollisti largohet i ‘gjakosur’ nga organet gjenitale, si është gjendja e tij

Publikuar më 19.10.2020
Fubollisti, Gustavo Henrique, mbrojtësi i Flamengos, u largu...

Fubollisti, Gustavo Henrique, mbrojtësi i Flamengos, u largua nga fusha e ndeshjes së ekipit të tij kundër Corinthians, këtë të dielë (18), pasi u dëmtua në organet gjenitale. Nga fotot duket edhe gjaku në pantallona. Lojtari pësoi një prerje të rajonit intim dhe duhej të linte fushën për të marrë pjesë dhe për të ndryshuar […]

Lexo më shumë