45 vite nga Revolta në burgun famëkeq të Spaçit, publikohen për  herë të parë dokumentet ‘sekrete’

Në 17 maj do të përkujtohet 45 vjetori i  revoltës që ka ndodhur në burgun e Spaçit, ku do të publikohen për herë të parë dokumente të klasifikuara  si objekte të një rëndësie të veçantë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 , i cili do të vë në dispozicion një sërë materialesh.

Njoftimi zyrtar

Në mjediset e Autoritetit të Dosjeve, pranë Gardës së Republikës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

me rastin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, ekspozon dokumente arkivore për të ashtuquajturin Objekt i Rëndësisë se Veçantë (ORV), Repartit 303 të Riedukimit, Spaç, si dhe dokumente te tjere te lidhur me kete ngjarje te rëndësishme te qëndresës ne kushtet e shtypjes ekstreme.

Ftohen studiues, ish te përndjekur apo familjare te tyre, shoqeri civile dhe media per te pare nga afër keto materiale, duke u njohur me inventaret e tyre. Te interesuar, do mund te plotësojnë formularë te kerkese per informim, konform ligjit 45/2015 per te lexuar keto dokumente. Materialet do të ekspozohen deri më datë 25 maj 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet