Kush janë 9 drejtuesit e SHISH-it

Që nga momenti kur Sigurimi i Shtetit zyrtarisht e pushoi veprimtarinë e tij dhe në vend të tij u themelua Shërbimi Informativ Kombëtar e deri më sot, janë 9 persona që e kanë drejtuar shërbimin sekret shqiptar. Një histori e mbushur me ec e jake nga më të ndryshme e çuditshme, nga veprimtari në dobi të atdheut e kombit, por edhe të dëm të tij kur kujtojmë vitin 1997, me akuza e kundër akuza për drerjtues dhe punonjës të tij.

Një shërbim që në fakt tregon edhe kohën e tallazuar që ka kaluar Shqipëria në këtë afro një çerek shekulli. Dhe me një klasë politike që këtë shërbim kanë synuar ta kenë nën kontroll. Mjafton të përmendim që të gjithë drejtuesit e këtij shërbimi janë shkarkuar nga detyra përveç të një rasti kur drejtuesi i këtij shërbimi vdiq në detyrë. Më poshtë po japim emrat e drejtuesve të këtij shërbimi dhe kohën që kanë qenë në detyrë. 

 

1. IRAKLI KOÇOLLARI

(Kryetar i SHIK 1991-1992)

Ishte kryetar i parë i Shërbimit Informativ Kombëtar pas rrëzimit të komunizmit. U emëruar në detyrë në 1991 dhe qendroi deri në vitin 1992. Pas shkarkimit u arrestua me akuzën për zhdukjen e dosjeve dhe u lirua në vitin 1997. 

 

2. BASHKIM GAZIDEDE

(Kryetar i SHIK 1992-1997)

Kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar në periudhën më të anatemuar të këtij shërbimi. Pas shkarkimit në prill 1997 u largua nga vendi dhe jetoi si azilant në Siri dhe Turqi. U kthye në Shqipëri në vitin 2005, vdiq më 25 tetor 2008. U shkarkua. 

 

3. ARBEN KARKINI

(Kryetar i SHIK PRILL-GUSHT 1997)

Ishte kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar pas marrëveshjes së 9 marsit 1997 I propozuar nga Partia Republikane. Qëndroi në detyrë deri pas marrjes së detyrës nga qeveria e Fatos Nanos, i cili e shkarkoi duke marrë edhe dakordësinë e presidentit Meidani. 

 

4. FATOS KLOSI

(Kryetar i SHISH 1997-7 gusht 2002)

Ishte kryetar i parë me emrin e ri SHISH. U shkarkua më 7 gusht 2002 nga kryeministri Fatos Nano dhe me dekret të presidentit Alfred Mosiu. Pas një procesi hetimor I akuzuar për abuzim me naftën e institucionit që drejtoi u shpall i pafajshëm. 

 

5. PETRIT MYFTARI

(Kryetar i SHISH 7 gusht 2002-19 nëntor 2002)

Ishte kryetar i SHISH për një kohë të shkurtër. Ushtroi detyrën pa shkarkimit të Fatos Klosit deri në emërimin e Kujtim Hysenajt. Vdiq në vitin 2004.

 

6. KUJTIM HYSENAJ

(Kryetar i SHISH 19 nëntor 2002-janar 2005)

Ishte kryetar i SHISH që nga 19 nëntor 2002. Dikur diplomat I dha një fytyrë të re këtij shërbimi. Vdiq në detyrë në janar vitin 2004.

 

7. YLLI ALUSHI

(Kryetar i SHISH janar 2005-mars 2005)

Ushtroi detyrën e kryetar të SHISH në një periudhë afër tre mujore pas vdekjes së Kujtim Hysenaj, duke qenë se ishte zëvendëskryetar i këtij shërbimi. 

 

8. BAHRI SHAQIRI

(Kryetar i SHISH mars 2005- gusht 2012)

Ishte kryetari më jetë gjatë në detyrë si kryetar i SHISH. U shkarkua nga kryeministri Sali Berisha dhe mori miratimin me dekretin e parë si president i Bujar Nishanit. Shkarkimi i Shaqirit u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës por kritika kanë bërë edhe institucionet ndërkombëtare.

 

9. VISHO AJAZI LIKA

(Kryetar i SHISH gusht 2012 e në vazhdim)

Ka një nismë nga mazhoranca për të shkarkuar nga detyra kryetarin aktual të SHISH, por kjo po has në rezistencën e fortë të opozitës dhe duke llogaritur edhe presidentin e republikës një shkarkim i tillë duket i vështirë. /Marrë nga emisioni “Debat” në Channel One/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Të tjera

Abissnet