4 persona humbën jetën pas aksidentit të rëndë, në pranga shoferi

Pas aksidentit të ndodhur dje në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku katër persona humbën jetën ka ardhur edhe reagimi policisë, të cilët kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet G.K., 36 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin e tipit “Seat”, si rezultat i lagështirës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes duke u përplasur edhe me dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit të rëndë kanë humbur jetën pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Seat”, shtetaset: F. A., 64 vjeçe,  banuese në Gramsh,  J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik,  L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme se në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Papër, shtetasi G. K., 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç,  banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier dhe për pasojë kanë humbur jetën pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Seat”, shtetaset: F. A., 64 vjeçe,  banuese në Gramsh,  J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik,  L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik,  si dhe mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. K., dhe O. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet