×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përplasja e parë Berisha-Rama në dhjetor ‘90

Sali Berisha,  Edi Rama dhe Arben Imami, janë tre prej protagonistëve të dhjetorit 1990, të cilët dikur ishin në të njëjtin krah, atë kundër PPSH-së.  Por, gjithsesi ata kishin qëndrime të ndryshme për sa i përket lëvizjeve politike, që duhet të mbante PD-ja në ditët e para të saj.

Në dhjetor 1990, kur kishte vetëm pak ditë që ishte themeluar PD-ja, Edi Rama ishte një prej intelektualëve të kohës, i zgjedhur në grupet e punës për organizimin e PD-së. Edhe pse ai kishte munguar në ditët e rëndësishme kur po zhvilloheshin protestat studentore, që u finalizuan me shpalljen e pluralizmit politik, qysh në ditët e para të themelimit të PD-së Rama u përfshi në strukturat e saj.

Arben Imami, u identifikua shpejt si një prej drejtuesve kryesorë të zhvillimeve të orëve të para të pluralizmit, bashkë me Azem Hajdarin. Sali Berisha, gjithashtu ishte një prej intelektualëve të kohës, që po identifikohej si një prej drejtuesve kryesorë të PD-së, edhe pse kishte një problematikë në raport me studentët gjatë katër ditëve të protestës së tyre.

Arben Imami e Edi Rama, ishin pedagogë në Institutin e Lartë të Arteve,  njëkohësisht miq dhe bashkëpunëtorë në lëvizjen antiregjim në Institutin e Lartë të Arteve.  Ditët e  para të themelimit të PD-së, Edi Rama u shfaq mjaft kundërshtues në disa lëvizje politike që po ndërmerrte PD-ja, kryesisht në marrëdhënie me PPSH-në dhe Ramiz Alinë.  Në një mbledhje të komisionit nismëtar të PD-së ai shfaqi kundërshti të forta për disa prej themeluesve të PD-së, kryesisht ndaj Sali Berishës.

Ndërsa Arben Imami, shfaqet si negociator në këtë konflikt ndërmjet Berishës e Ramës. Pas vendimit të Edi Ramës për t’u larguar nga PD-ja, Arben Imami mori përsipër ta rikthejë sërish në radhët e partisë së parë opozitare. Një bisedë rreth dy orë e gjysmë, rrëfehet prej dy protagonistëve, në librin “Pardesytë e Bardha”, pjesë të të cilit botohen më poshtë.

Edi Rama është një tjetër personazh që militoi vetëm pak minuta në Partinë Demokratike. Ai njihej si një prej aktivistëve kryesorë në lëvizjen antiregjim në Institutin e Lartë të Arteve. Rama ishte një prej organizatorëve të lëvizjes së përbërë nga studentë, pedagogë e intelektualë të arteve. Dëshmitarë të kohës janë në një mendje, se kjo lëvizje ka pasur rol të rëndësishëm në frymën antikomuniste që po përgatitej në fund të vitit 1990 në Shqipëri.

Por Edi Rama mungoi pikërisht në momentet më të rëndësishme të historisë së rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri. Siç rrëfen vetë ai, gjendej në Korfuz pikërisht ditët e protestës studentore. Mungesa në zhvillimet e këtyre katër ditëve i kushtoi shumë në rrugën e tij politike. Ju desh një periudhë e gjatë përpjekjesh të mëdha për t’u rikthyer si protagonist i rëndësishëm në elitën politike shqiptare. Ishin pikërisht katër ditët e protestave studentore, që vrullshëm çuan në themelimin e PD-së më 12 dhjetor.

“Kanë qenë katër ditët, që në këndvështrimin tim kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Partinë Demokratike. E them këtë me bindje, sepse shumëçka do të kishte shkuar ndryshe. Ne ishim shumë të njohur nëpër Tiranë dhe Tirana dinte shumë për ne, flas për Institutin e Arteve. Arben Imami ishte një nga protagonistët e atij procesi të brendshëm në Institutin e Arteve dhe praktikisht personi, që ishte aty ato ditë. Nëse Imami u kthye në figurën e dytë apo të tretë, pasi Grami Pashko dhe Sali Berisha konsideroheshin vëllezërit e përkohshëm siamezë të moment, kjo është, sepse vinte nga Akademia e Arteve dhe ishte shumë i qartë në atë kohë. Dhe nuk është i rastit ai detaj, që sot duket komplet i parëndësishëm, kur në takim me Ramiz Alinë iu drejtua me fjalët : “Zoti President”. Është hera e parë, që është artikulur fjala “Zoti filani” në jetën shoqërore shqiptare pas 50 vjetësh dhe më besoni, se ishte një moment mjaft i rëndësishëm për mua.

Unë nuk u gjenda aty, sepse pas revolucionit rumun pati një farë lëshimi dhe në këtë kuadër filloi të aplikohej dhënia e pasaportave për njerëz që kishin të afërm jashtë vendit. Ne kishim të afërm në Korfuz nga familja e nënës time, shqiptarë të ikur gjatë luftës italo – greke. Morëm pasaportat dhe shkuam bashkë me tim vëlla në periudhën e verës së vitit ‘90. Gjatë qëndrimit atje u vumë në kontakt me Galerinë e Teatrit Bashkiak të qytetit. Në këto kontakte ramë dakord të organizonim një ekspozitë në mesin e dhjetorit të atij viti dhe në tetë dhjetor unë jam nisur për në Korfuz. i thashë Ardianit (Klosit), që unë nuk mund të rri në Tiranë pasi më duhet të shkoj për ekspozitën. Nuk e pata instinktin, që do të ndodhte diçka pikërisht ato dy tre ditë. Kanë qenë dy tre ditë shumë të rënda për mua, shumë të vështira dhe shumë absurde, sepse bashkë me të tjerë kisha më shumë se një vit që e prisja takimin me Ramiz Alinë.”

(Rama, Edi, intervistë për autoren, mars 2012)

Në Partinë Demokratike, Edi Rama mbahet mend për rreth gjysmë ore debat me anëtarët e komisionit nismëtar të kësaj partie. Megjithatë, si një prej aktivistëve të rëndësishëm të lëvizjes antikomuniste, Rama ishte zgjedhur nga komisioni nismëtar i PD-së, si një prej personaliteteve të rëndësishme të kohës që do të angazhoheshin në organizimin e partisë në fusha të ndryshme. Ishte caktuar në grupin e punës për çështjet elektorale, por edhe në grupe të tjera pune. Kjo do të thotë, se kishte mjaftueshëm kontribute për t’u renditur në grupin e drejtuesve kryesorë të Partisë Demokratike, por nuk ndodhi kështu.

Në një prej mbledhjeve të këtij forumi të sapoformuar, Edi Rama u shfaq me kundërshti të forta për hapat e parë të PD-së. Kritikat e tij, lidheshin jo vetëm me disa individë të organizuar në krye të kësaj partie, por edhe për mënyrën se si po konceptoheshin lëvizjet politike. Pozicionimi që PD-ja duhej të mbante ndaj presidentit të atëhershëm Ramiz Alia, ishte një pikë e rëndësishme e debatit. Në mbledhjen që drejtohej nga Gramoz Pashko, Edi Rama ka kërkuar, që Ramiz Alia të mos konsiderohej aleat, siç vlerësohej asokohe nga PD-ja dhe studentët, por të shihej prerë dhe qartë, kundërshtar. Ndër të tjera, Rama ka kërkuar edhe një pozicionim më të qartë lidhur me ish-të përndjekurit politikë. Ai vlerësonte të pakuptimtë situatën kur në Shqipëri kishte mbërritur pluralizmi, por të burgosurit politikë ende nuk ishin liruar. Ai vlerësonte gjithashtu se ish-drejtues të PPSH-së, të organizuar më parë në strukturat e saj drejtuese, duhet të përjashtoheshin nga funksionet drejtuese në PD-së. Kushte të barabarta të PD-së me PPSH-në në fushatë elektorale, ishte një tjetër kërkesë, që sipas Ramës, i duhej bërë pa pushim regjimit.

“Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë. Dhe arsyeja, lidhet edhe me një moment tjetër. Atë ditë, kur hyra në PD, ose më saktë kur shkova në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë, sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD. Ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim një tjetër pritshmëri dhe strategji për të ardhmen. Për ne Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte thjesht regjimi komunist në Shqipëri. Ky është edhe konflikti që unë pata me ata që gjendeshin në atë kohë në PD. Nuk pata ndonjë dëshirë për t’u përfshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika.

Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e kërkoja për t’u marrë me politikë. Pasi jam larguar atë moment nga PD-ja, ishte aty Arben Imami, të cilin unë e kisha shumë mik dhe kemi bërë një bisedë shumë interesante. Ai këmbëngulte që unë të kthehesha në PD, ndërsa unë këmbëngulja që të largonin më parë komunistin që kishin aty, në PD, sepse do t’i marrë në qafë të gjithë. Beni më thoshte “po jo, se kemi nevojë për disa intelektualë pak më në zë, që t’i japim peshë dhe seriozitet të gjithë kësaj që po bëjmë, sepse është një gjë që sapo ka filluar, ne s’kemi eksperiencë”. Ndërsa unë i thashë, se Sali Berisha është komunisti tipik dhe ka të gjithë eksperiencën si sekretar partie që t’ju eliminojë të gjithëve. I kam thënë, se ai do ta bëjë PD-në një vegël të Ramiz Alisë dhe ju nuk do të jeni dot në gjendje të flisni kundër Enver Hoxhës. E vërteta është, se ditën kur fola kundër Enver Hoxhës në Akademinë e Arteve, ata nuk flisnin dot kundër Enver Hoxhës”.

(Rama , Edi, intervistë për autoren, mars 2012)

Për këtë natyrë ligjërimi, Rama u akuzua për qëndrim radikal, i cili sipas drejtuesve të PD-së së atëhershme, binte ndesh me situatën politike, e cila ishte mjaft delikate. Gjykohej, se një qëndrim i tillë politik, sipas të cilit Ramiz Alia të konsiderohej kundërshtar, nuk i shërbente një situate, që duhej mbajtur e qetë, për të shmangur mundësinë e reagimit me dhunë të regjimit, ndaj opozitës. Por Rama e hedh poshtë këtë argument.

“Sa i përket asaj akuzës që unë isha provokator, unë kam qenë gjithmonë provokator, më pëlqente gjithmonë të provokoja. Sepse provokimi ishte e vetmja mënyrë reagimi kundër atij lloj sistemi. Pra, që reagimet e mija në atë kohë ishin provokim, kjo nuk diskutohet. Por pse më quanin radikal? Sepse unë ju thashë që në momentin e parë, që Ramiz Alia nuk është opsion, Ramiz Alia është armiku ynë, ai është regjimi dhe jo njeriu që do të sjellë demokracinë. Dje unë thashë, se ne duhet të bëjmë luftë me Ramiz Alinë dhe kur thashë luftë, kisha parasysh luftën frontale të opozitës me regjimin. Kjo pastaj u transformua në këtë akuzë, që quhej radikal. Tjetra që më bëri mua të konsiderohesha kështu nga ata, ishte se unë kërkoja që të liroheshin të burgosurit politikë. Pasi unë mendoja, se nuk mund të konceptohet, që një njeri sjell demokracinë dhe mban në burg të burgosur për politikë. Pra përfundimisht, unë mendoja se nuk mund të bashkëpunonim me këtë regjim. Ideja ime ishte, që ata të dilnin jashtë ligjit, pra regjimi, sepse nuk ishin të zgjedhur.

Kisha idenë, që ne nuk mund të futeshim në zgjedhje në ato kushte, pasi ne duhet të hynim në zgjedhje në kushte të barabarta dhe jo në kushte krejt të disfavorshme për të bërë garë. Pra, ata duhet të dilnin jashtë ligjit për t’u barazuar me ne, për t’u zgjedhur dhe më pas për të bërë garë. Më ka ndjekur si hije e zezë ky fenomen, futja në zgjedhje me lloj-lloj manipulatorësh. Edhje pse fakti është, se Ramiz Alkia nuk manipuloi zgjedhje, sepse nuk fitoi as vetë. Unë isha radikal për ta, sepse unë mendoja dhe e shprehja, që komunistët nuk duhet të jenë në drejtimin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike duhet të ishte e të rinjve, sepse në fund të fundit ishte edhe një përplasje gjeneratash, një gjeneratë e përzier shumë me komunizmin dhe këtu nuk është çështja për të bërë të fajshëm ose të pafajshëm dhe një gjeneratë tjetër, që edhe pse nuk e kishte jetuar pjesën më të egër të komunizmit, që ishte fundi i viteve ‘60 me revolucionin dhe goditjen kundër fesë dhe fillimi i viteve ‘70 me goditjen kundër shfaqjeve të huaja siç i quanin ata, kishte mundësinë të ishte më pak e trembur dhe më pak e infektuar. Frikën e kishin më irracionale në krahasim me të tjetërët, që e kishin frikën të lidhur me ç’ka kishin parë e jetuar në ato kohë të egra të komunizmit. Fakti është, që komunistët e morën në qafë PD-në.”

(Rama, Edi, intervistë për autoren, mars 2012)

I pyetur pikërisht për bisedën që ka zhvilluar me Edi Ramën, Arben Imami konfirmon, se kishte bërë shumë përpjekje që Rama të mos largohej nga PD-ja. Imami konfirmon gjithashtu, se Rama ishte një ndër miqtë e tij të afërt, por thekson se në kohën kur kishte ndodhur reagimi i Ramës kundër Berishës, ky i fundit ishte konsoliduar si figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike. Pra, ngjarjet kishin marrë rrjedhën e tyre.

“Disa shokë a miq, kam bërë përpjekje të madhe për t’i afruar në PD. Sigurisht që Rama ka qenë një ndër kolegët e mi. Me Ramën kemi patur lidhje miqësore dhe bashkëpunimi para ‘90. Sigurisht kam bërë përpjekje që ai të afrohej në PD. Jemi duke folur për një moment kur Berisha si drejtues, ishte relativisht i përvijuar. Në datën 15 dhjetor, mbas konstituimit të komisionit nismëtar, bashkë me Preçin u nisëm për në TVSH, mbas ngjarjeve në Elbasan dhe Durrës. Hartuam një deklaratë që në thelb ishte për uljen e gjakrave. Ato provokime i bënte Sigurimi dhe kjo ishte tërësisht e qartë. Në deklaruam në TVSH, se ne nuk duam ekstremizma dhe nëse ato ndodhin nuk janë vepër e jona. Në atë ndërkohë po zhvillohej mbledhja e parë e komisionit nismëtar të PD-së dhe futet edhe Edi. Më sa di, u mirëprit në mbledhje dhe fare mirë ai mund të bëhej pjesë e komisionit, por ka pasur debate pse nuk e hiqni Ramiz Alinë etj… Në fund ka shkëmbyer fjalë me Pashkon dhe është larguar”.

(Imami, Arben, intervistë për autoren, korrik 2013)

 

Takimi i PD-së me intelektualët, përplasja e dytë Berisha – Rama

Përplasja e dytë Berisha-Rama ka ndodhur në një takim, që PD-ja kishte organizuar me intelektualët e Tiranës në fund të janarit të vitit 1991, në një prej sallave të Bibliotekës Kombëtare. Si mik i Edi Ramës, Arben Imami gjendej ngushtë, pasi nuk i kishte reshtur përpjekjet për ta përfshirë atë në PD. Por nga ana tjetër, Sali Berisha ishte konsoliduar si figurë qendrore e themeluesve, ndërsa qëndrimet mes tij dhe Edi Ramës, dukeshin të papajtueshme.

“Në atë takim Rama e sulmoi Berishën për një oportunizëm, le të themi të PD-së kundrejt regjimit. Në fakt çdo kriticizëm ishte me vlerë, nuk them të kundërtën. Por duhet sqaruar, se ide e propozime, që çonin në konfrontim tregonin mungesë përgjegjësie. Ndërhyra dhe patëm një debat. Rama e njihte qëndrimin tim për ato rrethana të janar-shkurtit, por nevoja për ndryshimin e tyre duhej peshuar me kushtet e atyre rrethanave. Edhe nëse ishim për një vijë presioni, kurrsesi për konflikt social, kurrsesi për konfliktin. Kemi bërë gjithçka për ta shmangur atë. Kjo është padyshim një ndër meritat e mëdha të themeluesve e të drejtuesve të PD-së, të cilët u përpoqën në çdo rast për të shmangur konfliktin, i cili i kanosej Shqipërisë në çdo çast. Duhet analizuar situata në kontekstin e kohës. Ne kishim presion të madh nga mbështetësit tanë, sikurse edhe pala tjetër kishte presionin e madh të enveristëve. Duhen parë gjërat siç ishin, jo siç do të donim të ishin. E vërteta e asaj mbledhje është se, po, Edi Rama kishte mendimin se Berisha nuk ishte personi i përshtatshëm për të qenë në krye të PD-së”.

(Imami, Arben, intervistë për autoren, korrik 2013)

 

Luljeta Progrni – Marrë nga “studimepolitike.com”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

‘Çmendet’ e reja, heq pantallonat në mes të Tiranës dhe fton kalimtarët t’i shohin hiret (Video)

‘Çmendet’ e reja, heq pantallonat në mes të Tiranës dhe fton kalimtarët t’i shohin hiret (Video)

Publikuar më 26.02.2021
Një vajzë e re, ka vendosur të provokojë më shumë se kurrë d...

Një vajzë e re, ka vendosur të provokojë më shumë se kurrë duke hequr pantallonat dhe provokuar çdo kalimtar në kryeqytet. Në videon e publikuar nga ‘Tirana News’, vajza heq pantallonat dhe më pas bënë lëvizje provokuese. Në këtë video ajo dëgjohet edhe duke folur dhe më pas ngre zërin duke brohoritur. Pas disa sekondave, […]

Lexo më shumë

Mali i Zi merr dërgesat e para të vaksinave Sputnik V nga Rusia

Mali i Zi merr dërgesat e para të vaksinave Sputnik V nga Rusia

Publikuar më 25.02.2021
Mali i Zi ka marrë dërgesën e parë prej 5,000 dozash vaksine...

Mali i Zi ka marrë dërgesën e parë prej 5,000 dozash vaksine Sputnik V këtë të enjte në aeroportin e Podgoricës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë qeveria vendase, e cila shkruan se ky është dorëzimi i parë prej 50,000 dozash nga Rusia pas negociatave. “Ky është dorëzimi i parë i 5,000 dozave të […]

Lexo më shumë

Gazetari i publikon videon ku ngacmon një minorene në vendin e punës/ Drejtori i televizionit në Gjirokastër: Më rrëshqiti dora

Gazetari i publikon videon ku ngacmon një minorene në vendin e punës/ Drejtori i televizionit në Gjirokastër: Më rrëshqiti dora

Publikuar më 24.02.2021
Gazetari Telnis Kuqi akuzon drejtuesin e televizionit lokal ...

Gazetari Telnis Kuqi akuzon drejtuesin e televizionit lokal për ngacmim seksual ndaj minoreneve që kanë punuar aty. Një nga ish-koleget e mia më tregoi rrëfimin e saj por nuk e publikova se thashë nuk kam prova. Pasi një vajzë tjetër më tregoi dhe më pas më dërgoi videon vendosa ta publikoj. Nëna e vajzës në […]

Lexo më shumë

“Burri ta paguajë gruan për të gjitha punët e shtëpisë gjatë martesës”, vendimi i gjykatës që po shkakton debate në këtë shtet

“Burri ta paguajë gruan për të gjitha punët e shtëpisë gjatë martesës”, vendimi i gjykatës që po shkakton debate në këtë shtet

Publikuar më 24.02.2021
Një gjykatë në Pekin ka vendosur që burri të kompensojë grua...

Një gjykatë në Pekin ka vendosur që burri të kompensojë gruan e tij për të gjitha punët e bëra gjatë martesës së tyre. Pas divorcit me bashkëshorten e tij, gjykata kineze detyroi burrin që të paguajë me 7.700 dollarë për të gjitha punët që i ka bërë përgjatë 5 viteve. Sipas të dhënave të publikuara […]

Lexo më shumë

‘Koronado’, befason me pamjen në moshën 61-vjeçare

‘Koronado’, befason me pamjen në moshën 61-vjeçare

Publikuar më 23.02.2021
Padyshim që gjithë ata që e kanë ndjekur serialin “Për ty”, ...

Padyshim që gjithë ata që e kanë ndjekur serialin “Për ty”, e kanë memorizuar aktorin Luis Felipe Tovar apo siç njihet me rolin e tij si “Koronado”. Koronado në serial kishte një karakter negativ që bëri që fëmijët, që të “frikësoheshin” nga ai. Aktori i njohur meksikan Luis Felipe Tovar tani është 61 vjeç dhe […]

Lexo më shumë

E shpallën në kërkim, dorëzohet ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, tregon pse u arratis  

E shpallën në kërkim, dorëzohet ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, tregon pse u arratis  

Publikuar më 23.02.2021
Sasho Mijallkov, ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë ...

Sasho Mijallkov, ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë Sasho Mijallkov është dorëzuar pasditen e kësaj të marte në Prokurori. Në një prononcim për media gjatë momentit të dorëzimit në Prokurori, ai ka deklaruar se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë arsye ishte izoluar sepse […]

Lexo më shumë

Spiropali ‘harron’ politikën dhe pandeminë, kërcen me të rinjtë dhe tregon talentin e fshehtë (Video)

Spiropali ‘harron’ politikën dhe pandeminë, kërcen me të rinjtë dhe tregon talentin e fshehtë (Video)

Publikuar më 23.02.2021
Ministrja Elisa Spiropali është shfaqur së fundmi në një mën...

Ministrja Elisa Spiropali është shfaqur së fundmi në një mënyrë krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Ajo ka hyrë në një sallë ku bëhen kurse vallëzimi, duke kërcyer me koreografin. Pamjet i ka postuar vetë ministrja në rrjetet sociale. “Hajde më mësoni një gjë mua tani…lart lart…,”- dëgjohet të thotë Spiropali dhe vijon të kërcejë. […]

Lexo më shumë

Olti Curri shpërthen ndaj Edi Ramës: Si nuk të erdhi turp që e bëre Tinka Kurtin imazh të paaftësisë tënde

Olti Curri shpërthen ndaj Edi Ramës: Si nuk të erdhi turp që e bëre Tinka Kurtin imazh të paaftësisë tënde

Publikuar më 22.02.2021
Opinionisti i njohur Olti Curri ka reaguar ashpër pasi aktor...

Opinionisti i njohur Olti Curri ka reaguar ashpër pasi aktorja e njohur Tinka Kurti, mori vaksinën anti-Covid. Aktorja ishte në listën e personaliteteve që kryeministri Edi Rama tha se do të vaksinoheshin përpara njerëzve të tjerë, për shkak të kontributit që ka dhënë në shoqëri. Përmes postimit në rrjetet sociale, Curri ka shpërthyer ndaj Ramës, […]

Lexo më shumë