
Anxhela Peristeri ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” për të folur për këngën më të re “Dashni”, por jo vetëm. Këngëtarja tregoi se si e kaloi periudhën e izolimit e vetme në shtëpi dhe detaje të tjera nga jeta e saj.
Anxhela rrëfeu se izolimi në shtëpi për të kishte qenë shumë stresues, aq sa kishte kaluar 2 herë atak paniku. Këngëtarja tha se asokohe nuk i takoi fare prindërit e saj dhe se nuk dilte nga shtëpia as për të hedhur plehrat.
Ndër të tjera Anxhela foli për pjesëmarrjen e saj në sfilatën e Joni Peçit, që u transmetua pak kohë më parë në emisionin “E diela shqiptare”. Ajo tregoi se për shkak të veshjes kishte pasur dhe një debat të vogël me të ëmën.
“Nuk pata problem me veshjen kur dola, por para se të dilja. Zakonisht më pyet mami çfarë do veshësh dhe i thashë ‘do vesh një tip trupore’. Dhe më tha ‘në moshën 34-vjeçare do dalësh me brekë’. Megjithatë kur panë sfilatën të gjithëve ju ka pëlqyer, sepse ajo është një veshje shumë klas, nuk ka vulgaritet fare. Dhe mendoj se është një nga veshjet më të bukura që kam veshur. Më pëlqen shumë dhe mendoj ta përdor më shpesh”, tregoi Amxhela.
Për sa i përket jetës së saj private, ajo nuk preferoi të japë shumë detaje, por u shpreh vetëm se është mirë dhe se e ka akoma një unazë në dorë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply