34-vjeçarja shqiptare vritet me armën e një polici gjerman

Pas gjetjes së kufomës së një gruaje 34-vjeçare nga Kosova në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen), është arrestuar një polic federal. Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur mbrëmjen e djeshme nga plagët e një arme policore. Mediat gjermane bëjnë të ditur se vdekja e 34-vjeçares ka ardhur nga plumbat e një arme zyrtare të një polici federal, transmeton albinfo.ch.
Polici nga Bavaria dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.
Në banesë, sipas informacioneve të MDR janë konfiskuar një armë shërbimi dhe një letërnjoftimi i një zyrtari policor. Në banesë kishin qenë të pranishëm dy meshkuj të moshës 22-vjeçare, njëri nga të cilët pronari i banesës dhe partneri i gruas së vrarë, i cili është i njohur për policinë ndërsa tjetri, zyrtari i përmendur policor. Të dy këta kishin qenë në gjendje të dehur.
Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen e kryer dhe po ashtu nuk dihet saktësisht nëse gruaja ka vdekur nga e qëlluara me armë. Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet hetimi.
Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.

Të tjera

Dinamikat e punësimit

Nga Marsida Simo Punësimi është një çështje shumë e diskutuar prej kohësh, dhe sigurisht që do të ketë gjithmonë rëndësi…

Abissnet