30 shqiptarë braktisen nga firma e punësimit në Poloni, i kalojnë netët në stacionin e trenit (Foto)

Të shumë janë shqiptarët që për shkak të mbylljes së kufijve, kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës. Kështu, të paktën 30 shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Vlorës kanë ‘ngecur’ në Poloni.

“BalkanWeb” shkruan se ndonëse një firmë i kishte premtuar për punë, i ka lënë shqiptarët në mes të rrugës.

Mësohet se shqiptarët kanë dy ditë që flenë në stacionin e trenit, ndërsa apelojnë për kthim në Shqipëri.

Kujtojmë se duke nisur nga nesër qeveria shqiptare do të vendos avionë falas në disa vende të botës, për të kthyer shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar, ndërsa ka vënë në dispozicion dhe disa numra telefoni të konsullatave tona në këto shtete.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet