3 ushqimet që parandalojnë shfaqjen e akneve dhe rrudhave të fytyrës

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Pavarësisht sa shumë mund të na pëlqejnë disa produkte ushqimore, duhet të mësohemi të heqim dorë, ndonjëherë.

Hormoni kryesor që prek lëkurën dhe i shkakton dëmtime është testosteroni, prandaj është e rëndësishme që të ndiqni një dietë të balancuar për të mbajtur nën kontroll nivelet e tij, shpjegon dermatologia Debra Jaliman.

Living ju njeh me 5 ushqimet që mbajnë nën kontroll hormonet, dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave, akneve apo puçrrave në lëkurë.

1.Bajamet: Nëse lëkura fillon të thahet, konsumoni bajame, pasi ato rrisin nivelet e hormonit “adiponectin”, i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, studime të ndryshme kanë treguar se bajamet ulin gjithashtu nivelet e hormoneve mashkullore, si për shembull testosteroni, dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe jo të yndyrshme.

2.Avokado: Avokado dhe yndyrat tjera të mira, si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të shëndetshëm, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Në këtë mënyrë lëkura do të lëshojë dhe qarkullojë hormonet që i nevojiten për të qenë e shëndetshme. Ky nuk është i vetmi përfitim zbukurues i avokados. Yndyrat e shëndetshme me të cilat janë të pasur avokadot rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër.

3.Salmoni: Ky lloj peshku i jashtëzakonshëm (i mirë për trurin dhe zemrën) mban nën kontroll gjithashtu nivelet e hormoneve. “Ashtu si yndyrat e shëndetshme tek avokado, edhe acidet yndyrore omega 3 mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe hormoneve”, shpjegon Cates. Veç të tjerash, salmoni ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema. Konsumoni 2 herë në javë peshk, rekomandojnë ekspertët.