3 të vdekur nga i nxehti ekstrem

I nxehti ekstrem ju ka marrë jetën të paktën 3 personave në Francë, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave.

Duket se vala e të nxehtit afrikan ka futur nën kthetra Europën dhe për pasoj tre të moshuar humbën jetën në plazhet e jugut të Francës nga infarktet.

Autoritetet në gjithë vendin po zbatojnë planin e emergjencës, duke hapur për kalimtarët hapësira me ajër të kondicionuar brenda ndërtesave publike.

“Në momente si këto, të sëmurët, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekshmit. Duhet të jemi të kujdesshëm me ta dhe po marrim masa për të ndërhyrë menjëherë”, shprehet Presidenti francez Macron.

Mësohet se rreth 50 shkolla në rajonin Essonne, në jug të Parisit, janë mbyllur, kjo si shkak i mungesës së sistemeve të ajrosjes.

Transmetuesi francez, BFMTV, ka thënë se të enjten shkollat do të mbyllen edhe në rajonet, Val-de-Marne dhe Seine-et-Marne në Paris.

Në disa pjesë, në verilindje të Spanjës, temperaturat pritet të arrijnë në 45 gradë Celsius, ndërkohë që Gjermania dhe Italia do të përballen me temperatura 40 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet