×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

3 pacientë humbin jetën, ulet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit në Shqipëri

3 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në dy spitalet COVID, ndërsa 144 të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon:

55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale 76400

Raste pozitive 11816

Raste të shëruara 6733

Raste Aktive 4740

Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2372

Durrës 526

Shkodër 365

Lezhë 274

Elbasan 262

Korçë 214

Fier 212

Vlorë 181

Kukës 140

Berat 93

Dibër 51

Gjirokastër 50

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mjeku shqiptar në SHBA flet për pasojat që Covid-19 lë në tru: Po prek moshat e reja, i çon pacientët drejt vetëvrasjes

Mjeku shqiptar në SHBA flet për pasojat që Covid-19 lë në tru: Po prek moshat e reja, i çon pacientët drejt vetëvrasjes

Publikuar më 19.09.2020
Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Tos...

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi, foli në një lidhje me “Skype” në “News24” lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Mjeku theksoi se situata në Filadelfia paraqitet më e qetë se në muajt e parë të pandemisë, dhe sipas tij, po shkohet drejt një normaliteti. “Ka pasur një rënie të […]

Lexo më shumë

FNSH, RENEA dhe “Shqiponjat” në aksion, kontrolle në mjete, banesa dhe lokale! 21 të arrestuar, sekuestrohen armë dhe drogë (Video)

FNSH, RENEA dhe “Shqiponjat” në aksion, kontrolle në mjete, banesa dhe lokale! 21 të arrestuar, sekuestrohen armë dhe drogë (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit ka njoftuar se ...

Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit ka njoftuar se vijon aksioni i kontrolleve nga FNSH, RENEA dhe ekipi i “Shqiponjave”. Mësohet se në të gjithë vendin janë ngritur 73 pika kontrolli dhe janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme. Bëhet e ditur se si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar […]

Lexo më shumë

Përfshihet në flakë Bashkia e Kamzës, dalin pamjet e para (Video)

Përfshihet në flakë Bashkia e Kamzës, dalin pamjet e para (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Është përfshirë në flakë Bashkia e Kamzës. Ngjarja është rap...

Është përfshirë në flakë Bashkia e Kamzës. Ngjarja është raportuar pak minuta për parë, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në hyrjen kryesore të institucionit. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale dhe ashtu siç shihet nga taraca e hyrjes kryesore dalin shtëllunga të zeza tymi.

Lexo më shumë

“Kemi përpara një dimër të vështirë”, eksperti gjerman bën deklaratën e fortë: Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë

“Kemi përpara një dimër të vështirë”, eksperti gjerman bën deklaratën e fortë: Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë

Publikuar më 19.09.2020
Gjatë pandemisë së koronës gjermanët dëgjonin këshillat e vi...

Gjatë pandemisë së koronës gjermanët dëgjonin këshillat e virologut, Christian Drostenit. Në një intervistë për Deutsche Wellen ai paralajmëron se kemi përpara një dimër të vështirë. DW: Dhe sa kohë do të na duhet të jetojmë me pandeminë e koronës? Christian Drosten: Është e vështirë të bësh prognoza globale. Në Europë ne kemi gjendje me […]

Lexo më shumë

“S’dua para e as ushqim”, vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’jemi terroristë!

“S’dua para e as ushqim”, vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’jemi terroristë!

Publikuar më 19.09.2020
“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më t...

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë”. Kështu deklaroi një vajzë e re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë. Mes lotëve dhe duke u […]

Lexo më shumë

Cikloni shënon viktimën e dytë në Greqi/ Vdes fermeri shqiptar, u rrëmbye nga uji (Video)

Cikloni shënon viktimën e dytë në Greqi/ Vdes fermeri shqiptar, u rrëmbye nga uji (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Moti i keq, i shkaktuar nga cikloni “Ianos”, i ka marrë jetë...

Moti i keq, i shkaktuar nga cikloni “Ianos”, i ka marrë jetën një tjetër personi në Greqi, mediat greke raportojnë se viktima e radhës është një fermer shqiptar, i cili është rrëmbyer nga ujërat. Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të shtune, pas kalimit të motit të keq nga Thesalia. Pasi një grua […]

Lexo më shumë

Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan, në gusht të 2019-ës plagosi 3 persona (Emri)

Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan, në gusht të 2019-ës plagosi 3 persona (Emri)

Publikuar më 19.09.2020
Ka rënë në prangat e policisë 43-vjeçari Gentian Mino, i cil...

Ka rënë në prangat e policisë 43-vjeçari Gentian Mino, i cili më 2 gusht të 2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Sipas policisë, ky shtetas dyshohet të jetë […]

Lexo më shumë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Korçë (Video)

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Korçë (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur d...

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Policia e Korçës ka bërë me dije se janë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit […]

Lexo më shumë