3 karakteristikat e të lindurve në nëntor, të cilat nuk i keni dëgjuar më parë

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Fati juaj është i shkruar në yje dhe muaji në të cilin keni lindur mund të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj.

Disa fakte mahnitëse të të lindurve në muajin nëntor.

1-Të lindurit meshkuj kanë më shumë gjasa të jenë mëngjerashë: Sipas një studimi të botuar në revistën Cortex, meshkujt e lindur në nëntor, dhjetor dhe janar kanë më shumë gjasa të jenë mëngjerashë se njerëzit e lindur në muajt e tjerë. Shkencëtarët dyshojnë se ka të bëjë me ekspozimin e hershëm të grave shtatzëna në diell, rritjen e niveleve të testosteronit etj.

2-Kanë më shumë gjasa të jenë sportistë: Një studim i Universitetit Essex zbuloi se fëmijët e lindur në tetor dhe nëntor ishin më të fortë se të lindurit e muajve të tjerë. Kjo i bën ato më të pritur për t’u marrë me sporte.

3-Kanë më pak gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës ose kanceri i mushkërive, megjithatë këto persona kanë më shumë rrezik të vuajnë nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes.