×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Del nga burgu, pas 22 vjetësh e vrasin për gjakmarrje

Anxhela Tato

-Kanuni më i fortë se ligji. Kështu ndodhi në Fushë-Krujë, ku u vra një person i liruar pas dënimit për vrasje. Autorët, sipas policisë, dy vëllezërit Altin dhe Skënder Baku i kishin zënë pritë viktimës, i cili punonte prej pak kohësh si shpërndarës buke. Lulzim Shera në momentin e vrasjes po futej në një dyqan ushqimore për të dorëzuar porosinë. Mësohet se dy personat kanë hapur zjarr me breshëri, duke e lënë të vdekur në vend 43-vjeçarin. Kalimtarë të rastit kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë viktimës, i cili ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Trupi i Lulzim Sherës është dërguar në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Dyshimet e uniformave blu e lidhën këtë krim qysh në fillim me gjakmarrjen. Lulzim Shera prej një viti kishte lënë qelinë, ku kishte vuajtur dënimin për vrasjen e shokut të dhomës, i cili ishte vëllai i Altin dhe Skëndër Bakiu. Kjo pistë ka vënë në lëvizje blutë, të cilët kanë arritur të identifikojnë edhe dy autorët, të cilët janë shpallur në kërkim. Policia ka ngritur postblloqe dhe është vënë në kërkim të dy vëllezërve Baku, që tashmë janë në arrati.

Ngjarja

Si çdo ditë Lulzim Shera kishte filluar punën e tij, duke shpërndarë bukën nëpër dyqanet e qytetit. Rreth orës 08:00 të mëngjesit ai parkoi makinën në qendër të Fushë-Krujës, në afërsi të rajonit të policisë. Sapo zbriti nga automjeti Shera u drejtua për tek pika ushqimore, ku do të linte porosinë e radhës. Ishte ky momenti kur dy vëllezërit e armatosur kanë hapur zjarr duke e lënë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm 50 metra larg rajonit të policisë. Dëshmitarë e pyetur nga policia kanë treguar se dy djem kanë qëlluar drejt 43-vjeçarit, i cili ra menjëherë në tokë. Ata u larguan me shpejtësi me një automjet, ndërsa banorët të terrorizuar njoftuan policisë. Nga dëshmitë e kalimtarëve uniformat blu kanë mundur të ndërtojnë identikitin e autorëve, të cilët janë shpallur më pas në kërkim. 

Vuajti dënimin

Lulzim Shera prej një viti kishte fituar lirinë duke dalë nga burgu i Fushë-Krujës. 43-vjeçari nga zona e Niklës ishte shpallur fajtor si autor i një vrasjeje të ndodhur më 1991. Për Sherën gjykata kishte caktuar masën e dënimit me 20 vjet heqje lirie. Viktima ka vrarë shokun e tij të dhomës në qeli, në peiorudhën kur ishte duke vuajtur dënimin për nxitjen drejt vetëvrasjes së një vajze të re. Ndërkohë që në vitin 2008 viktima kishte paraqitur tre kërkesa në Gjykatën e Tiranës në periudha të ndryshme. Bashkim dënimesh dhe ulje dënimi janë dy kërkesat për të cilët togat e zeza kishin vendosur pushimin e procedimit. Vetë i dënuari Shera ishte tërhequr dy herë nga shqyrtimi gjyqësor i pretendimeve. “Kërkuesi Lulzim Shera ka paraqitur para gjykatës një kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga kërkesa me objekt bashkim dënimesh, me bazë ligjore nenin 55 të Kodit Kenal. Në rrethanat e mësipërme në bazë të nenit 387/2 të K.Pr.Penale kur mungon ekzistenca e një kushti procedimi duhet vendosur pushimi i çështjes”, thuhej në vendimin e togave të zeza të datës 9 dhjetor 2008. Në të njëjtën formë i janë pushuar edhe dy kërkesat e tjera viktimës. Nga ana e bluve po vijon hetimi për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të detajeve të kësaj ngjarje të rëndë. Paralelisht blutë mësohet se janë tashmë në aksion për arrestimin e dy personave që i morën jetën 43-vjeçarit Shera.

Precedentët

Shera kishte armiq edhe brenda burgut

Sipas uniformave blu, viktima është një person me precedentë penalë dhe emër i njohur në botën e krimit. Përveçse ishte i dënuar për vrasje, viktima ka qenë person shumë problematik gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Burgu i Fushë-Krujës ishte institucioni ku Lulzim Shera do të vuante dënimin. Por, mësohet se gjatë kësaj periudhe ai është përfshirë në konflikte të shumta me të dënuarit e tjerë. Blutë janë duke hetuar edhe në këtë pistë, pra mosmarrëveshjet e vjetra me të dënuar të tjerë në burg. Dëshmia e dy vëllezërve të shpallur në kërkim, por edhe prova të tjera do të ndihmojë blutë që të arrijnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Spastrime në qeverinë e Kinës, arrestohet zv/ministri i Sigurisë Publike

Spastrime në qeverinë e Kinës, arrestohet zv/ministri i Sigurisë Publike

Publikuar më 20.04.2020
Zëvendës ministri kinez i Sigurisë Publike, Sun Lijun, është...

Zëvendës ministri kinez i Sigurisë Publike, Sun Lijun, është arrestuar nën akuzat se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin,” tha entiteti kryesor i Partisë Komuniste kundër korrupsionit. Analistët e përshkruajnë zotin Sun si një “atentator të padukshëm”, i cili ka luajtur një rol kryesor në përpjekjet e Presidentit Xi në 2015 për të kapur […]

Lexo më shumë

Çfarë kanë shqiptarët që nuk e ka Europa?

Çfarë kanë shqiptarët që nuk e ka Europa?

Publikuar më 12.04.2020
Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel,...

Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’ dihet sa duhet e ndoshta as si duhet, më nxiti sot të them edhe atë që e kam shkruar para disa vitesh, rikujton sot akademiku Rexhep Qosja. Evropa ka shumë e shumëçka që […]

Lexo më shumë

Legalizimet, 700 qytetarët që marrin lejet në Qarkun e Shkodrës

Legalizimet, 700 qytetarët që marrin lejet në Qarkun e Shkodrës

Publikuar më 25.09.2018
Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ka publikuar listën me ...

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ka publikuar listën me 700 pronarët që kanë gati lejen në qarkun e Shkodrës, e pikërisht në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë. Bëhet fjalë për leje të nxjerra në muajin e fundit. “Vetëdeklaruesit që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, të […]

Lexo më shumë

Pronat 1993-2013, shtohen 135 emra për kompensim

Pronat 1993-2013, shtohen 135 emra për kompensim

Publikuar më 25.09.2018
Neritan Gjergo Me kërkesë të Agjencisë së Trajtimit të Prona...

Neritan Gjergo Me kërkesë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, dje është publikuar lista e emrave të pronarëve të fundit për vendimet e viteve 1993- 2013, për të cilat janë gati 135 dosje për kompensim financiar, duke e çuar numrin e vendimeve të dhëna në 26 mijë, aq sa ishte edhe numri i aplikimeve që […]

Lexo më shumë

Eurobondi, rreziqet nga përdormi dhe kursi i këmbimit

Eurobondi, rreziqet nga përdormi dhe kursi i këmbimit

Publikuar më 25.09.2018
Shqipëria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare për të...

Shqipëria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare për të emetuar eurobondin me vlerë 500 milionë euro. Njoftimi i parë është bërë nga bursa e Londrës për riblerjen e instrumentit të borxhit të marrë në vitin 2015 me vlerë 450 milionë euro, e më pas nga kryeministri Edi Rama.“Republika e Shqipërisë ka shpallur ftesën për investitorët […]

Lexo më shumë

Lejet minerare, kompania turke merr 2 miniera bakri

Lejet minerare, kompania turke merr 2 miniera bakri

Publikuar më 25.09.2018
“Pushtimi” turk/ Qeveria shqiptare vijon të favorizojë inves...

“Pushtimi” turk/ Qeveria shqiptare vijon të favorizojë investitorët nga Turqia. Kompania e shfrytëzimit të mineraleve fiton tenderin dhe zgjeron aktivitetin edhe në dy zona të tjera në Mirditë Neritan Gjergo Miqësia Rama-Erdogan, apo zgjerim i natyrshëm i investimeve turke në Shqipëri? Dje Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fituesit për disa prej lejeve minerare […]

Lexo më shumë

Kadare: Misteret e Bllokut, nga frymëzua “Pallati i ëndrrave”

Kadare: Misteret e Bllokut, nga frymëzua “Pallati i ëndrrave”

Publikuar më 24.09.2018
Reportazh për “Shqipërinë sekrete të Ismail Kadaresë”. Telev...

Reportazh për “Shqipërinë sekrete të Ismail Kadaresë”. Televizioni “Arte” i kushton vëmendje të madhe banesës ku ka lindur shkrimtari dhe ka kaluar fëmijërinë, sot “Shtëpia muze e Kadaresë” në Gjirokastër. Janë rreth 40 romane të përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës Lugina që ndjekin njëra-tjetrën, qytete mesjetare osmane dhe nënë këtë koracë […]

Lexo më shumë

David Phillips: Erdogan, një mik i rremë i Shqipërisë, ai nuk mund të besohet

David Phillips: Erdogan, një mik i rremë i Shqipërisë, ai nuk mund të besohet

Publikuar më 24.09.2018
David Phillips, ish-këshilltar i lartë pranë Departamentin e...

David Phillips, ish-këshilltar i lartë pranë Departamentin e Shtetit, flet për gazetën “Shekulli”: “Ndërtimi i një mega-xhamie në Tiranë, manifestim i neo-otomanizmit në Ballkan. Imperializmi ekonomik i Turqisë nuk ka të bëjë me ngritjen e ekonomisë, por duke nënshtruar Shqipërinë. Shembujt janë aeroporti i Vlorës dhe kontrolli turk mbi “Air Albania”. Erjon Dervishi Pozicionimi i […]

Lexo më shumë