2774 emigrantë dëbohen nga Italia, mes tyre edhe shqiptarë

Italia ka marrë vendimin për të dëbuar rreth 2774 emigrantë, të cilët kanë qenë pa leje qëndrimi nga data 1 qershor deri më 30 nëntor. Bëhet e ditur se mes emigrantëve që po riatdhesohen ka edhe shqiptarë, rreth 21% e tyre.

Emigrantët shqiptarë që janë të paligjshëm në Itali zënë vendin e dytë, ndërsa të parët janë tunizianët, me 32% të të dëbuarve. Ndërsa të tretët me 13% të emigrantëve që do të dëbohen nga territori Italian janë marokene.

Të dhënat janë bërë publike sot nga ministri i brendshëm italian, Matteo Slavini, në Komitetin Schengen të Parlamentit Italian, i cili merret me politikat e zbatimit të Paktit Shengen në Itali.

Salvini tha se po rritet numri i emigrantëve që po dëbohet e kjo për arsye sigurie dhe rrezik i terrorizmit. Për sa i takon çështjes së emigracionit e fluksit të azilkërkuesve në Itali, ministri Salvini ka informuar se do të kërkojë ndalimin e misionit europian Sophia (Mediterraneo Eunavformed Sophia) në Mesdhe.

“Më 31 dhjetor skadon afati i këtij misioni,”-tha ai. “Dhe Italia nuk do të jetë e disponueshme për zbarkimin e emigrantëve në portet italiane.”

Ministri i brendshëm informoi gjithashtu se nga 1 qershori deri më 30 nëntor, numri i emigrantëve të mbërritur në brigjet italiane përmes Mesdheut janë ulur me 83% dhe i emigrantëve të mbërritur nga brigjet libiane janë reduktuar me 92%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet