×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Amaneti i fundit” i Çamërisë, vjen nga Kanadaja

Valeria Dedaj

-“The Last Will” (Amaneti i Fundit)  i autorit Përparim Kapllani, prej pak ditësh është botuar në Kanada. Romani është botuar nga “Iowi” dhe ka për subjekt çështjen ҫame. Promovimi i tij, është bërë ditën e gjenocidit ҫam, në mjediset e “Albany Pizza-s”, para së cilës që prej pesë vjetësh valëvitet flamuri shqiptar. Përparim Kapllani (1966) ka qenë gazetar dhe redaktor i “Shekulli-t”, para se të merrej me biznes dhe romane në anglisht. 

Disa nga romanet e tij janë: “Queen Teuta of Illyria”, “Beyond the edge”,  i fundit “Amaneti i fundit”. Prej shumë vitesh jeton në Toronto. 

Si lindi ky roman?

Në fillim ishte një tregim i shkurtër i hedhur online në “Zoetrope”. Ishte titulluar “Një grusht dheu” dhe u botua në librin tim të dytë në anglisht “Beyond the edge”, ne vitin 2010. Në “Zoetrope” mori pikët maksimale për origjinalitetin, ndërsa në “Goodreads” është vlerësuar me pesë yje. Por përsëri më mundonte si subjekt. Madje e hodha për diskutim në faqen, ku hapa një diskutim me titullin “Ta vras apo të mos e vras Zylyftarin?”. Personazhi kryesor i romanit nuk mund të vdiste. Ai kishte një mision për të kryer: të sillte njëzet tapitë e fshehura nën dysheme në shtëpinë e babait të tij në Paramithi. Historia sa vinte e rritej brenda meje, aq sa mori formën e këtij romani të parë në anglisht prej 52 mijë fjalësh e 220 faqesh, botuar nga Shtëpia Botuese Kanadeze “Ioëi”.   

Përse “Amaneti i fundit”?

Ky është amaneti i fundit i Muharrem Shahinit, një çam rreth të tetëdhjetave me banim në Tiranë, të cilin nuk e merr vdekja.  Amaneti i tij i fundit është që Zylyftari të lërë Toronton dhe të niset për në Greqi për të gjetur tapitë e fshehura nën dysheme që para shtatëdhjetë vjetëve. Këto tapi do të jenë dokumentet kryesore në dosjen voluminoze që çamët po përgatisin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Pasuritë e tyre të patundshme vlerësohen mbi tre miliardë dollarë. Por nuk është vetëm kjo çështja. Kur janë katër varre për ushtarët pushtues grekë në Shqipëri, do të ishte më se njerëzore të ngrihej një lapidar i thjeshtë për ata gjashtëdhjetë çamë që dhanë jetën për çlirimin e Greqisë në Igoumentista, në radhët e Ushtrisë Popullore Greke Elas-Eam. 

Është botimi i tretë në anglisht, si ndiheni për këtë?

Libri i parë në anglisht ishte “Queen Teuta of Illyria”, dramë e cila në vitin 2002 u përzgjodh ndër 15 dramat më të mira në një konkurs mbarëkombëtar të shpallur nga Ministria e Kulturës. Kjo dramë është diskutuar disa herë në një forum në ShBA me moderator Tony Kiehl, ish-ushtar i Kfor-it. Libri i dytë ishte “Beyond the edge”, përmbledhje me dhjetë tregime. I treti është romani “Amaneti i fundit”, i pari në llojin e vet në anglisht si nga grekët, ashtu edhe nga shqiptarët. Ky është vetëm fillimi. Kam në dorë romanin “The Hunter”, për të cilin do të kontaktohet Shtëpia Botuese “Quatro Books” si dhe romanin “Lugati”, një vampir politik, një komandant serb që transporton trupat e vrarë të shqiptarëve në shkritoren e Trepҫës. 

Me çfarë materialesh keni punuar për realizimin e këtij romani?

Romani është një trillim artistik me disa elementë realë. Më ka bërë shumë përshtypje një shkrim i zotit Sali Bollati botuar në shtypin e kohës, ku tregonte për një vizitë të tijën në Paramithi, qytetin e tij të lindjes, nga ku ishte larguar forcërisht në moshën 9-vjeçare, pasi i kishin vrarë të shtatë anëtarët e familjes. Zoti Bollati mori një certifikatë lindjeje nga Bashkia e Igumenicës vetëm në vitin 1999, si “mysliman grek”. Tragjeditë që ka parë ky njeri janë një roman më vete.

Keni një lidhje më të drejtpërdrejtë me këtë minoritet?

Lidhje jo, si shqiptar po. Të gjithë shqiptarët duhet të ndihen çamë, pasi çamët janë pjesa vitale e kombit shqiptar. Kontaktin e parë me çamët e kam patur në qytetin tim të lindjes në Elbasan. Më bënte përshtypje dialekti i tyre i veçantë. Zelihaja apo Enveri ishin shokët e mi të fëmijërisë në Namazgjanë e Elbasanit, qytetin tim të zemrës. 

Ku jeni ndalur konkretisht përsa u përket historive që keni prezantuar për publikun? Ka ngjarje të vërteta?

Ngjarjet e vërteta janë të gjitha në internet, ashtu edhe gënjeshtrat e thurura me mjeshtëri kundër çamëve. Më kishte bërë shumë përshtypje një tregim i Shefki Hysës për një nënë që kishte ruajtur skalpin e kokës së të birit si dëshmi të mizorive greke për t’ia rrëfyer misionit ndërkombëtar të kontrollit.  Ka një memorandum të Komitetit Antifashist të çamëve drejtuar Komisionit Vëzhgues të Kombeve të Bashkuara mbi trajtimin e minoritetit çam shqiptar në Greqi dhe masakrave që janë kryer ndaj këtij minoriteti. Romani u paraqit në 27 Qershor, ditën e Genocidit çam, por vrasjet ndaj çamëve kanë filluar shumë më herët, atëherë kur nuk kishte asnjë këmbë gjermani përreth, që në 23 shkurt 1913, kur në Përroin e Selanit u vranë shtatëdhjetë e dy burra çamë nga banda e Deli Janaqit. Tragjedia çame përmblidhet ne shtatëmijë të vrarë, pesëdhjetë mijë të përzënë, dhe mbi tre qind mijë që nuk u lejohet të hedhin një lule në varret e gjyshërve të tyre. 

Nëse keni ngjarje të vërteta, cilën prej tyre do të mund të veçonit si më të dhimbshmen dhe më interesanten për lexuesin?

Padyshim vrasjen e gjashtëqind çamëve të Paramithisë, mbi varrin masiv të të cilëve tashmë është ndërtuar një fushë basketbolli. Madje edhe në kopertinën e pasme të romanit nga Shtëpia Botuese u pa e arsyeshme të futej ky pasazh: “Zylyftari po zhgënjehej. Nuk po shihte asnjë pemë ulliri, asnjë varrezë, madje as edhe një gur varri të vetëm, që të tregonte se gjashtëqind shqiptarë ishin vrarë. U ul në gjunjë dhe preku me pëllëmbë dheun. Nuk po gjente asnjë të dhënë që kockat e gjyshit ndodheshin aty. Tragjedia ishte mbuluar me dhe. Historia ishte fshirë nga faqja e dheut.” Dhe të mos harrojmë që monumenti i Napoleon Zervas, nga fshati Zervos i krahinës së Sulit, ngrihet në Artë me dorën drejtuar nga Shqipëria. Monumenti i tij është ngritur edhe në Igoumenitsa. Personazhi i romanit shkon para monumentit të tij dhe mediton: Pushtuesit shkruajnë historinë. Viktimave u dhembin plagët dhe nuk harrojnë, e rishkruajnë atë. 

A kanë qenë çamët bashkëpunëtorë të nazistëve?

Janë dënuar me vdekje në mungesë 2106 çamë nga gjykata e Igumenitsas. Por ka patur me qindra çamë në radhët e Batalionit “Ali Demi”, mbi një mijë vetë. Ka pasur çamë partizanë në divizionin e VI, VII, IX dhe XI të Ushtrisë Greke Elas-Eam. Zervas kërkoi nga çamët që këta të bashkoheshin me EDES për të luftuar partizanët grekë. çamët nuk mund ta bënin dot një gjë të tillë, pasi do të luftonin kundër bijve të tyre. Këtë e harrojnë qëllimisht grekët. 

Libri është shkruar drejtpërdrejt në anglisht. Ka ardhur koha e shqiptarëve të shkruajnë anglisht dhe t’u thonë “jo” gënjeshtrave monstruoze greke. Ka pasur raste që rrëfimi ka rrjedhur në shqip. Brandon Pitts, redaktor i librit e ka pasur më të vështirë pikërisht në pasazhet që kam përkthyer nga shqipja. Është një luftë e mundimshme, por që më në fund u kurorëzua me sukses. 

Ka fakte të reja për të cilat deri më tani nuk është shkruar në shqip?

Napoleon Zervas kam frikë se ishte shqiptar ortodoks, një bandit tru shpërlarë nga megalidhëja. 

Për botimin e tij në shqip a keni menduar?

Shkrimtari Fluturak Gërmenji po merret me këtë çështje, pasi unë jam shumë i zënë me projekte të tjera. Përpos

kësaj i jap mbi 13 orë në ditë korporatës së Albany Pica-s, në menynë e së cilës ndodhet “Pizza Albanese”. Para picerisë që prej pesë vjetësh valëvitet flamuri shqiptar në piaca-n më të madhe të Torontos. 

Çfarë ju mungon nga Shqipëria?

Varri i babait! Isha dhjetë vjeç, kur babai u gjet i vrarë në rrugë në shkurt të vitit 1977. Do të doja t’i vija një tufë më lule.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Publikuar më 17.07.2020
Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Lexi...

Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” shpalli konkursin “Libri i karantinës”, për të nxitur kreativitetin dhe shkrimin shqip. Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu, zgjodhi ditën e sotme tre librat më të mirë nga 10 finalistë. Në ceremoninë e organizuar nga QKLL ishte e pranishme […]

Lexo më shumë

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Publikuar më 14.07.2020
Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet m...

Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë tonë. Shembja e godinave qindra vjeçare po shuan identitetin e vendit dhe deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje kaq delikate. Së fundmi profesori i njohur i historisë së lashtë, Kosta Giakoumis, ka bërë të […]

Lexo më shumë

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Publikuar më 13.07.2020
Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i ...

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku […]

Lexo më shumë

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Publikuar më 10.07.2020
Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të...

Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ktheu pas në vite të gjithë studiuesit e lexuesit e rregullt në themelimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Në hollin e Muzeut Kombëtar u ekspozuan ditën e sotme lajmet nga shtypi i kohës nga viti 1920 që njoftonin themelimin e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishëm […]

Lexo më shumë