×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Alarm, ariu i murrm drejt zhdukjes

Mark Brunga 

-Arinjtë në Shqipëri janë të rrezikuar dhe në shumë zona sipas gjuetarëve ariu po shkon drejt zhdukjes. Kjo konstatohet sapo kalon kufirin shtetëror të Shqipërisë me Greqinë në Kapshticë. Rruga automobilistike ne pjesën territoriale të shtetit helen është e mbushur me tabela përcaktuese të zonave ku kanë filluar që të dalin kryesisht natën, por ka qëlluar edhe ditën, arinj të cilët sipas vendasve janë shtuar shumë. Një banor i zonave kufitare nga Korça thotë se këtu ka luajtur rol edhe gjuetia pa kriter e kësaj kafshe të rrallë, dhe një pjesë e mirë e tyre ka emigruar tashmë në zonat ku ruajtja e tyre është më e sigurt, pasi shteti grek ka kritere te rrepta gjuetie. Në zonat e vendit tonë ku rriten arinjtë gjuetia ndaj tyre është bërë një mani tashmë, pasi është përhapur edhe një thashethem si epidemi që thekson se mishi i ariut është një ilaç i vërtetë për të sëmurët me reumatizëm. Ndërsa për një gjuetar që vret një ari, kjo është një shenjë krenarie profesionale. Kjo duket po të drekosh edhe në shume lokale ku të shoqërojnë arinj të balsamosur, dëshmi e kësaj masakre që bëhet çdo ditë dhe pa u ndier. Asgjëkund nuk duket një tabelë për kujdesin ndaj ariut. Si ato në shtetin fqinj. Vetëm në një zonë të Gjinarit duket një tabelë e rrëgjuar që tregon se zona është edhe habitat i rritjes së ariut…Kjo gjë konstatohet me keqardhje edhe në Kosovë. Një ekip Bullgar që i përket një Fondacioni Ndërkombëtar Katër Putrat ka arritur të shpëtojë nga robëria në Kosove rreth 13 arinj të murrmë. Në fillim të muajt qershor në Kosovë u zhvillua etapa e fundit e misionit të shpëtimit të 13 arinjve të murrmë, të cilët mbaheshin të internuar. “Në Kosovë punojmë gati tre vjet. Fillimisht duhej të shpëtojmë vetëm një ari pasi KFOR-i na lajmëroi për gjendjen e tij shqetësuese, thotë Dimitër Ivanov, menaxher i Parkut për arinjtë kërcimtarë në qytetin Belica (Bullgari Jugperëndimore) dhe anëtar i Fondacionit “Katër Putrat” në Bullgari. – Arusha Kasandra mbahej në një kafaz prej 8-9 metrash katrorë, plotësisht e izoluar në kodër. Pronari i saj nuk e kishte ushqyer shumë kohë. Mirëpo, morëm vesh se ky nuk është rasti i vetëm i internimit të arinjve të murrmë në Kosovë.” Shqetësimet e Ivanov se arinjtë mund të fillojnë të shiten jashtë vendit ku do të vazhdojnë në kushte të papërshtatshme, dolën akoma më të këqija. Fillimisht, numri i arinjve të murrmë të identifikuar në Kosovë ishte 15, mirëpo dy arinj të moshës njëvjeçare, të gjinisë mashkull, janë vrarë në mënyrë mizore. Një ekip profesionalistësh nga Bullgaria ka marrë pjesë në konfiskimin e arinjve të murrmë. Ekipi ynë përbëhej nga katër veta – një veteriner me eksperiencë, dy kujdestarë që kanë lejë për të transportuar kafshët dhe Dimitër Ivanov. “Misioni ishte eksperiencë e madhe për autoritetet vendase, sepse ishte hera e tyre e parë. Mekanizmat e shtetit fillojnë të funksionojnë në mënyrën e duhur dhe besoj të jenë në dobi si të kafshëve, ashtu dhe të qytetarëve të Kosovës.” Arinjtë e murrmë u konfiskuan nga restoranti “Te Ariu” në Prishtinë, nga restoranti “Gryka” në afërsi të grykës së Rugovës, nga restoranti “Antika” në Pejë dhe nga minikopshtin e restorantit “Te Ariu” në Veternik. Derisa policia e ka pasur të vështirë qetësimin e pronarëve, puna e vështirë për “Katër Putrat” ka filluar që nga momenti i vendosjes së arinjve në strehimore. “Aktualisht në park janë vendosur 13 arinj. Deri tani ata kanë qenë të mbyllur në hapësira shumë të vogla – thotë Dimitër Ivanov. – Disa prej tyre kanë pasur mundësinë të komunikojnë me arinj të tjerë, d.m.th. janë rritur bashkë. Ariu i murrmë jeton dy arinj, ata zakonisht fillojnë të luftojnë për territore. Pas konfiskimit të arinjve ata mbahen në kafaz nga 3 deri në 7 ditë që të mos stresohen menjëherë me kushtet e reja. Adaptimi i tyre në park duhet të bëhet dalëngadalë. Shumica e arinjve kurrë nuk kanë parë qiell përpara. Ariun e nxjerrim jashtë kafazit, kur e kemi fituar besimin e tij. E ushqejmë në orë të caktuara dhe e mësojmë se në çdo moment mund të kthehet në kafaz ku ndihet i sigurt. Ariu është një kafshë që frikësohet shpejt, por njëkohësisht është shumë kurioz. Parku është rrethuar me një gardh mbrojtjes me korrent. Kështu që ariu kur i afrohet atij mëson të respektojë hapësirat e parkut. Pasi të dalë ariu nga kafazi, ai menjëherë fillon të gërmojë. Vepron me instinkt. Si itinerar, ai nuk ka pasur mundësi për të gërmuar, sepse është mbajtur mbi shtresë betoni. Pas kësaj e fusim në pishinë. Ariut i pëlqen shumë uji. Për herë të parë, arinjtë u lanë në pishinën e parkut. Kjo e verbra mbeti 3 orë të tëra në ujë. Rrugën drejt pishinës ia bëmë me fruta dhe mjaltë për të orientuar sipas erës. Herën e parë kur ariu i verbër doli nga kafazi, vërtitej vetëm rreth vetes. Hapa e fundit e adaptimit është kur ariu haset me arinjtë e tjerë në park. Ky moment është shumë i rëndësishëm.” Për momentin parku pranë liqenit të Badocit shtrihet në 10 akra. Dimitër Ivanov shpreson se me ndihmën e autoriteteve vendase sipërfaqja e tij do të zgjerohet. Fondacioni ka për qëllim që çdo ariu t’i sigurohet nga 5 akra. Është për t’u theksuar se parku u ngrit për një afat shumë të shkurtër dhe në kushte të këqija dimërore.

 500 lekë për një foto me ariun e Durrësit 

Ka vite që në qytetin e Durrësit mund të bësh foto me një ari të lidhur me litar. Një foto me të kushton 500 lekë të reja dhe shumë njerëz nxitojnë që të fiksojnë disa çaste të paarritshme me ariun rob ne brigjet e plazhit të Durrësit ose edhe ne mes të qytetit. Për këtë ari, një shtetas ka bërë një letër drejtuar qeverisë qendrore dhe asaj lokale. Eni Dulo nga Durrësi ka kërkuar ndihmë për denoncimin e rastit të ariut që shëtitet me zinxhirë çdo ditë në rrugët e Durrësit. “Ne do të ftonim Enin dhe këdo që ndihet si ajo të dërgojë me postë (mundësisht dorazi) këtë tekst në adresë të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (Ministrit Mediu) dhe në adresë të Bashkisë së Durrësit (Kryetarit Dako) së bashku me fotot bashkëlidhur. Nëse shkresa regjistrohet në protokoll, autoritetet kanë detyrimin ligjor të kthejnë përgjigje për qytetarët. Ju ftojmë të ngrini zërin për këtë dhe çështje të ngjashme.” Letra vijon si më poshtë: “Dëshiroj t’ju sjell një shembull për të ardhur keq. Një ari (specie e mbrojtur në Shqipëri) tërhiqet me zinxhirë nëpër rrugët e Durrësit. Ligjet shqiptare janë të qarta në këtë drejtim: kjo gjë është e ndaluar. Përveç aspektit ligjor, i cili nuk zbatohet, nevojitet të shikohen edhe dy anë të tjera të këtij problemi: imazhi prej bote të tretë që ne po iu tregojmë vizitorëve të huaj dhe vuajtja e vetë kafshës. Vizitoret nga vendet e Bashkimit Evropian tmerrohen kur shikojnë një ari që torturohet dhe keqtrajtohet në rrugët moderne të Durrësit. Ata nuk arrijnë ta besojnë që kjo gjë lejohet në vendin tonë. Dhe unë ndjej turp. Ndiej turp për autoritetet që nuk zbatojnë ligjet dhe ndjej turp kur shikoj ariun që vuan: ai është viktima e të gjithë neglizhencës tonë (dhe tuajës)”, nënvizohet në letër. Vajza nga Durrësi përfundon letrën duke iu lutur Ministrit Mediu dhe Kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako që të mbahet një qëndrim ndaj kësaj çështjeje pasi është në përfitimin e të gjithë shqiptarëve.  

Pasojat e keqtrajtimit të arinjve në kopshtin zoologjik

“Megjithëse pronarët pohonin se janë kujdesur mirë për arinjtë, disa ishin në gjendje shumë të keqe – thotë Dimitër Ivanov. – Njëri ishte i verbër. Arsyet për t’u mbetur të verbër janë shumë. Zakonisht verbëria ndodh kur ariu nuk ushqehet në mënyrën e drejtë. Doli se arinjtë janë me zgjebe. 5 nga arinjtë i kishin veshkat dhe shpretkat të zhvendosura, sepse nuk janë lëvizur mjaft. Gjendja e tyre psikologjike është akoma me e keqe, sepse nuk janë rritur në zakonet e tyre. Në ditë, ariu i murrmë kalon 20 km duke kërkuar ushqim. Në rastin më të mirë kur mbahet në kafaz, ariu kalon vetëm 6 metra. Ri adaptimi i arinjve në park është punë e vështirë. Ndonjëherë plagët e tyre nuk mund të shërohen 100%. ”  

Lista e kafshëve në zhdukje 

Disa gjuetarë pohojnë se janë zhdukur ose janë në rrugën e zhdukjes thuajse të gjitha llojet klasike të gjahut si: kaprolli, dhia e egër, derri i egër, thëllëza e fushës, fazani etj. Me keqardhje pohohet se janë në shkatërrim e sipër habitatet më të mira natyrale të këtyre llojeve si pasojë e një shkatërrimi progresiv dhe i një trajtimi të papërgjegjshëm që u është bërë pyjeve, kullotave dhe lagunave që janë mjedisi natyral i faunës së egër. Në krizë për të është edhe shtegtimi. “Nuk po vijnë më llojet e rosave, patave. Ka një lloj bombardimi të jashtëzakonshëm gjatë gjithë ditëve të javës, pavarësisht se gjuetia lejohet vetëm të premte, të shtunë dhe të diel”, pohon një mbrojtës i kafshëve. Qëllohet mbi gjithçka dhe mbi çdo gjë, me sezon e pa sezon gjuetie.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

gif

E FUNDIT/ Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve, ja shteti ku do dërgohen

E FUNDIT/ Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve, ja shteti ku do dërgohen

Publikuar më 14.04.2022
Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëv...

Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëveshje me Ruanda-n që të dërgojë në vendin e Afrikës Lindore, një numër azilkërkuesish. Ky hap i ndërmarrë nga qeveria është kundërshtuar nga disa politikanë dhe grupet e refugjatëve të cilët e kanë cilësuar si jonjerëzore, jo efektive dhe humbje të parave publike. Sekretari i Brendshëm […]

Lexo më shumë

Është konfiskuar jahti më i madh në botë që i përkiste motrës së oligarkut rus Usmanov

Është konfiskuar jahti më i madh në botë që i përkiste motrës së oligarkut rus Usmanov

Publikuar më 14.04.2022
Autoritetet gjermane kanë sekuestruar jahtin më të madh në b...

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar jahtin më të madh në botë që i përket motrës së oligarkut rus Alisher Usmanov dhe Gulbakor Ismailova. Varka luksoze “Dilbar” është sekuestruar nga autoritetet e Hamburgut, bëjnë të ditur mediat gjermane. Jahti rus Usmanov mund të strehojë 24 persona dhe ka, ndër të tjera, një pishinë 80 metra dhe dy […]

Lexo më shumë

Gjermani/ Grupi i personave që kundërshtojnë procesin e vaksinave planifikojnë të rrëmbejnë ministrin e Shëndetësisë Karl Lauterbach

Gjermani/ Grupi i personave që kundërshtojnë procesin e vaksinave planifikojnë të rrëmbejnë ministrin e Shëndetësisë Karl Lauterbach

Publikuar më 14.04.2022
Një grup personash të cilët janë edhe kundërshtar të procesi...

Një grup personash të cilët janë edhe kundërshtar të procesit të vaksinimit kanë komplotuar për rrëmbimin e Ministrit gjerman të Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe të kryejnë rrëmuja të cilat synojnë përmbysjen e demokracisë, sipas gazetës gjermane Bild. Por autoritetet gjermane vepruan në kohë dhe në mënyrë efektive, duke kapur rrëmbyesit e mundshëm të 59- vjeçarit […]

Lexo më shumë

SHOKUESE / Ushtari rus telefonon gruan, ajo “i jep leje”: Përdhuno ukrainaset, por të paktën përdor mbrojtje

SHOKUESE / Ushtari rus telefonon gruan, ajo “i jep leje”: Përdhuno ukrainaset, por të paktën përdor mbrojtje

Publikuar më 13.04.2022
Një tjetër telefonatë e përgjuar hedh dritë mbi krimet çnjer...

Një tjetër telefonatë e përgjuar hedh dritë mbi krimet çnjerëzore që po kryejnë ushtarët rusë në Ukrainë. Sipas transkriptit të bisedës, një ushtar rus që ndodhet në Ukrainë ka telefonuar gruan e tij, teksa kjo e fundit i ka sugjeruar të përdhunojë gra ukrainase por duke përdorur mbrojtje. Gruaja: Po mirë, bëje. Përdhuno gratë ukrainase […]

Lexo më shumë

E tmerrshme në Shangai/ Video, qytetarët rrëmbehen nga shtëpitë e tyre dhe dërgohen në kampe karantine

E tmerrshme në Shangai/ Video, qytetarët rrëmbehen nga shtëpitë e tyre dhe dërgohen në kampe karantine

Publikuar më 13.04.2022
Pamje të pabesueshme vijnë nga Shangai, qyteti me 25 milionë...

Pamje të pabesueshme vijnë nga Shangai, qyteti me 25 milionë banorë që tani i ngjan një fortese të pafundme, me autoritetet lokale që përdorin çdo mjet për të penguar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Videoja e fundit, e cila është vërtet tronditëse, por tregon edhe shkeljen e të drejtave elementare të njeriut, tregon […]

Lexo më shumë

Kaos në New York, njerëz të gjakosur përtokë lëshojnë ‘thirrje dëshpëruese’ për ndihmë

Kaos në New York, njerëz të gjakosur përtokë lëshojnë ‘thirrje dëshpëruese’ për ndihmë

Publikuar më 12.04.2022
Mediat amerikane janëduke raportuar për një sulm të ndodhur ...

Mediat amerikane janëduke raportuar për një sulm të ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në New York ku dyshohet se ka edhe viktima. Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njërezit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym. […]

Lexo më shumë

Fëmijët ukrainas u dogjën të gjallë në dhomën “furrë”, Rusia vepron si Gjermania me hebrenjtë

Fëmijët ukrainas u dogjën të gjallë në dhomën “furrë”, Rusia vepron si Gjermania me hebrenjtë

Publikuar më 08.04.2022
Ashpërsia e sulmit rus në Ukrainë duket se ka qenë tepër e m...

Ashpërsia e sulmit rus në Ukrainë duket se ka qenë tepër e madhe. Mediat e huaja shkruajnë se në fshatin Husarivka të Kharkivit, është ngritur një dhomë torture, në të cilat, digjen për së gjalli gra e fëmijë. Kjo është raportuar nga policia ukrainase nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Pasi ukrainasit rimorën kontrollin e […]

Lexo më shumë

Trupat ruse morën peng për 1 muaj të gjithë fshatin, i mbajtën në bodrum dhe i detyruan të flinin mes kufomave

Trupat ruse morën peng për 1 muaj të gjithë fshatin, i mbajtën në bodrum dhe i detyruan të flinin mes kufomave

Publikuar më 08.04.2022
Trupat ruse kanë mbledhur banorët e një fshati ukrainas dhe ...

Trupat ruse kanë mbledhur banorët e një fshati ukrainas dhe i kanë mbajtur për 4-javë të mbyllur në një bodrum të ngushtë, ku gjendeshin kufomat e 12 personave. Yahidne, 80 milje në verilindje të Kievit dhe pak jashtë qytetit të dikurshëm të rrethuar të Chernihiv, u pushtua nga forcat ruse në fillim të luftës. Ushtarët […]

Lexo më shumë