Leonard Veizi
Pluralizëm, që do të thoshte mendim i lirë dhe lëvizje të reja politike, ishte njëra anë e medaljes, ana tjetër kishte të bënte me lëvizjen e lirë sindikaliste. Deri në fundin e vitit 1990, mendimi i klasës punëtore përpunohej në ingranazhin e Bashkimeve Profesionale, por më pas proletarët e rinj do ta mbështesnin kauzën e tyre tek Lëvizja Sindikale… …Njihet si shkencëtar në fushën e Gjeologjisë dhe Gjeoteknikës pasi u diplomua si inxhinier në fakultetin Gjeologji-Minierë të universitetit të Tiranës, dhe u specializua për kërkime minerale radioaktive. Meqenëse në biografinë e jetës së tij, është shkruar se rridhte nga një familje borgjeze, edhe pranimi i ideologjikë komuniste, me pronë të përbashkët, ishte i vështirë për të. Ndërsa, fill pas daljes së ligjit që lejonte “mendimin ndryshe”, ai ka firmosur si presidenti i parë i Bashkimit të Sindikatave Shqiptare.
Cila është kronologjia e krijimit të Sindikatave të Pavarura?
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare është krijuar në shkallët e tribunës të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” më 26.12.1990 nga ing. Gëzim Shi-ma, ing. Eqerem Kavaja, Hiqmet Melasi nga Tirana, Ferdinand Temali shofer nga Shkodra dhe teknikët Kujtim Shtini e Viktor Rrapaj nga Kavaja. Drejtues kryesor isha unë, Gëzim Shima. Gjatë vitit 1991, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare (BSPSH), falë sindikalistëve që ishin kudo, pushtoi shpejt qytetin e Tiranës. Të gjithë strukturat në rrethe, më pas, janë ndërtuar nën drejtimin e Gëzim Shimës, ndihmuar dhe nga Ilirian Abazi, Fatmir Merkoçi, dhe shoferët e paharruar Met Ibrahimi, që është dhe heroi i 20 shkurtit 1991, si dhe Osman Hakli. Në shkurtë të vitit 1991 u vendosën lidhjet dhe me BSPSH-në e Kosovës. Pjesë-marrja e gjerë e qytetarëve bëri që në fillim të marsit 1991 të shkrihen përfundimisht ish-Bashkimet Profesionale, që ishin dhe një organizëm shërbëtor i komunistëve në pushtet. Por disa individë nga këta, vazhduan ende veprimtarinë e tyre minuese edhe pas vitit 1991. Tanimë është koha që sindikalistët e vitit ’91 dhe të tanishmit, ta dënojnë të keqen, sido-mos ata që i dërrmuan 22 vite me radhë.
Ndër veprimtaritë e para ishte dhe mbështetja që sindikalistët u bënë studentëve të grevës së urisë në shkurt 1991?
Në 19 shkurt 1991, grupi iniciator sindikalist bëri një mbledhje të zgjeruar në ambientet e Pallatit të Kulturës. Studentët ishin futur në grevë me një sërë kërkesash, ku ndër më kryesoret ishte: heqja e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti i Tiranës. Pyetja e parë që u na u bë në mbledhje ishte se çdo të bëhej me studentët. Ndërsa në përfundim dolëm me konkluzionin për të organizuar një grevë të përgjithshme mbarëkombëtare. Në 20 shkurt, bashkë me sindikalistët Eqerem Kavaja, Ilirjan Abazi dhe Fatmir Merkoçi, u drejtuam për nga Qyteti i Studentëve. Sapo na panë, studentët fillu-an të thërrisnin për fitore, duke hedhur parullën: “Sindikata është me ne”. Kur u futëm brenda në godinë, na pritën si shpëtimtarë, pasi pothuaj i kishin hequr shpresat, duke menduar se po i linin që të vdisnin brenda, pa marrë asnjë masë.
Lëvizja sindikale do të kujtohet për rrëzimin e qeverisë “Nano”. Si ndodhi?
Në Shqipëri gjendja u bë tepër shqetësuese. Terrori i qeverisë komuniste të Fatos Nanos, i kalonte kufijtë, e veçanërisht me vrasjet e 2 prillit 1991, të heronjve të demokracisë në Shkodër, Arben Brocit dhe shokëve të tij. Kriza e rëndë ekonomiko-politike, dhuna dhe terrori i qeverisë, varfëria e tejskajshme, mjerimi, vuajtjet, lufta për të rrëzuar sis-temin komunist, mund të çonin vendin në luftë civile. Këtë e donin, fqinjët, armiqtë tanë tradicionalë. E shqetësuar për fatet e vendit BSPSH e cila tashmë kishte 700 mijë anëtarë, nëpërmjet strukturave të saj në tërë vendin, ku militonin 6000 drejtuese, kishte bërë dhe përgatitjet e duhu-ra. Më .9.04.1991 BSPSH duke kërkuar zgjedhje të mundshme dhe për t’iu larguar konfrontimeve dhe luftës civile, i dërgoi Këshillit të Ministrave 17 kërkesa e saj, me afat, që qeveria e drejtuar nga Fatos Nano të kishte mundësi të bënte manovrime e duhura. Por qeveria komuniste e Fatos Nanos nuk u bë e gjallë. Kështu që më 16.05.1001 filloi greva e përgjithshme në mbarë vendin. I tërë kombi ishte për ndryshim. Por edhe gjatë ditëve të grevës qeveria “Nano” vazhdoi heshtjen.
Cilat do të ishin hapat e mëtejshëm që do të ndërmerrnit ju si Sindikatë?
BSPSH vendosi që të kalonte në grevën e urisë. Të parët më 25.05.1991 u futën grevistët e Fabrikës së Qelqit. Më 25.05.1991 në grevën e urisë u përfshinë: BSPSH e Shkodrës, bashkë me aktorin Zef Deda, minatorët e Fushë Arrëzit, minatorët e pellgut qymyrguror të Tiranës në Valias, minatorët e qymyreve dhe të kromit, Pogradec, minatorët e Mborje-Drenovës, Korçë, BSPSH e Durrësit, etj. Qeveria dhe pas grevës së urisë, vazhdoi me mospërfilljen e saj dhe me heshtje. Qeveria vazhdonte kështu pasi vazhdon-te tregtinë me vendet e huaja dhe eksporti i mineraleve i mbante gjallë. Më 27.05.1991. Gëzim Shima dhe Vilson Qëndro, kryetar i BSPSH Durrës, aprovuan edhe propozime të tjera. Kështu u hodhën në grevë urie të gjithë makinistët e lokomotivave të sindikatës së hekurudhave, Durrës, Shkodër, Elbasan, Pogradec, etj. Nuk u la asnjë jashtë grevës së urisë, pasi ishte frika se qeveria mundej me forcë t’i ndëshkonte. U bë saldimi i rrotave të lokomotivave me shinat, çka nuk lejonte asnjë lëvizje. Kjo solli mostransportimin e mineraleve në Durrës. Eksporti u bllokua. Qeveria u bllokua nga mos shitja e mineraleve, pra, thënë ndryshe u bllokua nga mungesa financiare. Greva detyroi që vaporët e ngarkuar të ndalonin udhëtimet, madje të qëndronin edhe në mes të detit. Punëtorët italianë dhe të porteve të tjera, refuzuan shkarkimin e vaporëve me mineral që vinin nga Shqipëria. Në këtë mënyrë u bllokua qeve-ria dhe kryeministri komunist Fatos Nano dha dorëheqje. Kështu ra sistemi i vjetër i diktaturës komuniste.
Cili ishte roli i Gëzim Kalasë në këtë lëvizje?
Gëzim Kalaja, i panjohur në sindikatën e lirë dhe të pavarur të Minatorëve, vinte në sindikatë si ish-kryetar i Bashkimeve Profesionale të minierës së Priskës. Në BSPSH erdhi në 17.04.1991. Pas vitit 1993 thuaj se të gjitha minierat u mbyllën. Asnjë minierë qymyri nuk ka punuar. Gjatë këtyre viteve kërkesa për energji është 50 fishuar. E megjithatë ashtu si në vitet 1990-1991 e sidomos 1991-2013, energjia nuk ka munguar dhe pse nuk është nxjerrë qymyr dhe nuk është përdorur në industri. Ky fakt dhe kjo e vërtetë, dëshmon se meritë për rënien e qeverisë të Fatos Nanos, kanë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia politike. Sepse ata duke dashur ndryshimin iu përgjigjën thirrjes së BSPSH-së. Sloganet e politikës, për të ngritur në vlera që nuk i takojnë, studentët e grevës së urisë dhe grevën së urisë së minatorëve, kanë vetëm një qëllim, të errësojnë të vërtetën. Por asgjë nuk mund të bëjnë pasi BSPSH ka hyrë në histori dhe i ka ngritur një monument të lartë vetes.
Sindikatat u shpallën të paligjshme
Gëzim Shima kujton: “Pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, në datën 24 shkurt ’91, gazeta “Zëri i Popullit” botoi njoftimin se BSPSH është e jashtëligjshme. Mund t’ju them se që nga ajo ditë për ne filloi një jetë ilegalësh. Gjatë kësaj kohe të vështirë, më qëndruan afër Eqerem Kavaja, Ilirjan Abazi dhe Ibrahim Kërçiku. Madje ky i fundit ishte dispeçer tek agjencia e urbanëve dhe na vinte në dispozicion një nga ‘fizarmonikat’ e unazës, ku ne bashkoheshim për të bërë mbledhjet. Autobusi bënte xhiron e zakonshme, por nuk ndalon-te në asnjë stacion. Njerëzit që prisnin në grumbuj habiteshin, ndërsa ne brenda autobusit vazhdonim të bënim mbledhjen. Deri në 10 mars, shumë nga ata që ishin aktivistë të sindikatës gati u zhdukën. Ndërsa në 11 mars ’91 ministria e Drejtësisë legalizoi BSPSH-së. Drejtuesi i parë i tij u zgjodha unë. Ndërsa shteti na dha në përdorim një dhomë tek ish-agjencia pranë Sahatit”.
Me lëvizjen sindikale ndërkombëtare
Gëzim Shima, Presidenti i parë i BSPSH-së thotë: “Për 8 muaj rresht, nuk lashë vend të Shqipërisë pa shkuar dhe pa ngri-tur lëvizjen sindikale. Kam hyrë në të gji-tha minierat, ku zhvilloheshin grevat e rënda të minatorëve. Në 13 shtator, së bashku me një delegacion, ika nga Sh-qipëria. Lajmërova që nuk do të kthehe-sha më. E kisha bërë të qartë dhe më parë, që do të merresha me lëvizjen sindi-kale deri në shëndoshjen e saj, më pas do të vazhdoja me punët e mija. Për 8 muaj të tjerë pas largimit tim, vendi i drejtuesit të BSPSH-së qëndroi bosh, derisa më në fund u zgjodh Presidenti i ri. Por edhe pse në emigracion, jam përfshirë në lëvizjet sindikale në Gjermani, Francë dhe Itali, në mbrojtje të kërkesave të punëtorëve ndaj punëdhënësve”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply