23 të vdekur nga zjarrvënia e qëllimshme në një studio animacioni

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur nga një zjarrvënie e dyshuar si e qëllimshme. Zjarri ra në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.

Sipas mediave lokale, mësohet se një person ka hyrë në studio të enjten në mëngjes, duke hedhur një lëng të paidentifikuar përreth.

Gjithashtu bëhet me dije se disa njerëz ende rezultojnë të zhdukur.

Policia gjeti thika në vendngjarje, raportojnë mediat lokale.

I dyshuari, i cili nuk u identifikua, u ndalua dhe u dërgua në spital me plagë.

Detaje për të dyshuarin apo motivet e mundshme të sulmit nuk u dhanë.

Së paku 70 njerëz kanë qenë në ndërtesën trekatëshe të studios Kyoto Animation kur ka nisur zjarri.

Sipas disa njoftimeve, sulmuesi i dyshuar nuk është ish-punonjës dhe nuk ka lidhje të dukshme me studion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet