22 eurodeputetë, letër Donald Tuskut: Të liberalizohen vizat për Kosovën!

Çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës ka bërë që 22 deputetë të Parlamentit Evropian t’i shkruajnë një letër presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe Shefit të Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë, Nikolas Marschikk.

Në këtë letër të dërguara para takimit të Këshillit të Evropës që mbahet me 13 dhe 14 dhjetor 2018, është theksuar rëndësia e dhënies së liberalizimit të vizave dhe i është bërë thirrje që Këshilli i Bashkimit Evropian të miratojë liberalizimin e vizave sa më shpejtë të jetë e mundur.

Deputetët e parlamentit Evropian gjithashtu kanë kujtuar faktin se më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi dhe forcimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit duke përmbushur kështu të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave.

Sipas euro deputetëve liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do të afrojë Kosovën edhe më shumë me BE-në.

“Ne mendojmë se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar lehtësinë e udhëtimit dhe të bërit biznes, duke ndihmuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e raportuesit për Kosovën, Igor Soltes.

Mos liberalizimi i vizave sipas tyre e bën Kosovën vendin më të izoluar në Evropë.

“Regjimi pa viza paraqet një nga arritjet më të prekshme dhe konkrete për perspektivën evropiane të vendit dhe sjell realizimin e lëvizjes së lirë si një nga parimet themelore të projektit evropian. Prandaj, i bëjmë thirrje Këshillit që të caktojë një datë për këtë çështje dhe të miratojë regjimin pa viza për Kosovën pa vonesa të mëtejshme” përfundon komunikata.

Këto reagime vijnë pas deklarimeve të djeshme të komisionarit Hahn se liberalizimi nuk do të ndodh deri në vitin 2020. /Express/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet