21-vjeçarja humb jetën pas operacionit plastik në hundë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin fqinj, Itali, ku një vajzë e re ka humbur jetën tragjikisht pas një ndërhyrje plastike që kreu në hundë.

Në mediat vendase shkruhet se truri i 21-vjeçares, Maria Chiara Mete, reshti së punuari pas procedurës në një klinikë private në Itali.

Mësohet se e reja i ishte nënshtruar rinoplastikës, rimodelimit të hundës në Formia më 17 qershor, por ajo ndërroi jetë pak kohë më pas.

Hetimet për shkaqet e vdekjes së 21-vjeçares kanë nisur dhe avokatët e familjes së Marias arritën të merrnin një urdhër gjykatë për të sekuestruar tubat e frymëmarrjes, pas dyshimeve se mund t’i jetë ndërprerë furnizimi me oksigjen.

Familja e saj deklaroi se ajo mund të ketë pasur një reaksion të keq ndaj medikamenteve të përdorura për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gjakderdhjen gjatë ndërhyrjes.

Maria pësoi arrest kardiak dhe më pas përfundoi në koma. Ajo u dërgua me urgjencë në një tjetër spital në Latina, kur mjekët e deklaruan me tru të vdekur dhe i thanë familjes së 21-vjeçarja nuk do të rikuperohej kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet