21-vjeçarin nuk e pranojnë në punë për shkak të tatuazhit (FOTO)

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Elidona Syla

Një 21-vjeçar nga Britania e Madhe ka treguar se po vuan diskriminimin e punëdhënësve për shkak të një tatuazhi të madh në qafë. Ai ka rrëfyer se tatuazhin e ka bërë në nder të gjyshit të tij të ndjerë.

Joe Parsons ka të vizatuar një zemër të madhe me flatra blu, në kujtesë të gjyshit Thomas, i cili ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare. Pavarësisht se e kanë refuzuar plot 30 shefa, ai nuk është penduar në asnjë moment për tatuazhin.

“Njerëzit mendojnë se jam tipi që nuk më plas fare kur shohin tatuazhin. Por, unë nuk jam i tillë. Jam normal dhe thjesht kërkoj një punë të mirë. Askush nuk më ka dhënë një arsye të fortë për refuzimin. Më duket sikur kam shkruar “mos më merr në punë” te gusha. Nga ana tjetër, nuk dua ta heq tatuazhin pasi ka domethënie të madhe për mua”, shpjegon Parsons.