200 pasagjerët e avionit u tmerruan në qiell, por ja cili ishte qëllimi i pilotit (VIDEO)

Publikuar më 18. 10. 2017 nga Elidona Syla

Policia gjermane ka vënë nën hetim një pilot për një marifet të rrezikshëm mbi aeroport, duke bërë kështu që pasagjerët në bord të ulërinin pasi mendonin se po rrëzoheshin.

Sipas mediave gjermane, fluturimi i fundit në distanca të gjata nga linja ajrore e falimentuar, “Air Berlin”, po manovronte për t’u ulur në aeroportin e Dusseldorfit me 200 pasagjerë në bord.

Avioni “Airbus A330” zhvilloi një mbikalim nderi, duke u kthyer në anën e tij dhe duke realizuar një fluturim shqetësuese pranë terminalit të aeroportit. Në fakt këtë veprim piloti e bëri mënyrë të veçantë “mirupafshim” pasagjerëve. Fluturimi AB7001 nga Miami në Gjermani dukej sikur ishte gati për të dalë kur mori shpejtësinë dhe ngritjen, duke treguar krahët e vet për herë të fundi.

Siç shihet edhe nga pamjet, avioni pastaj bën një kthesë të mprehtë majtas drejt ndërtesës së terminalit, me njerëzit në tarracën e jashtme që ulërinin nga frika. Sipas mediave gjermane, autoriteti federal i aviacionit (LBA) është caktuar të hetojë.