×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

20 vjet pa Arben Zylyftarin/ Përkujtohet koloneli i Policisë që ra Dëshmor në detyrë

Është përkujtuar këtë të diel në Berat, 20 vjetori i rënies në krye të detyrës të dëshmorit Arben Zylyftari. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, familjarë të dëshmorit, nënkryetari i Bashkisë së Beratit Luçiano Bojaxhiu, drejtori i Policisë së Beratit si dhe miq të dëshmorit.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka kurajo më të madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, shembull më të fortë se ai i Arbenit, për ta bërë Shqipërinë vend më të drejtë.

“E kam të vështirë të flas për një oficer policie që ka humbur jetën në krye të detyrës në përballje me krimin, por e kam akoma edhe më të vështirë kur këto fjalë duhet t’i them për një nga miqtë me të cilin punova afër për një vit në Vlorë. Rënia e tij në krye të detyrës ka lënë gjurmë të forta tek unë. Zakoni e do që të thuhen fjalë të mira për atë që ikën nga kjo botë. Por Arbeni e kishte shkruar vetë respektin, mirënjohjen dhe dinjitetin në çdo ditë të detyrës së tij, me peshën e misionit që mbante mbi supe”,- tha Ardi Veliu.

Më tej drejtori i Policisë së Shtetit tha se të gjithë janë me sytë nga drejtësia e re.

“Arben Zylyftari dhe qindra dëshmorë të Policisë sakrifikuan jetën për vlera dhe parime, për drejtësi, rend e siguri për qytetarët, por fatkeqësisht këto 3 dekada, dora e pabesë që u ngrit mbi ty Arben ka më shumë se 3 dekada që përpiqet të sfidojë shtetin, ligjin e drejtësinë dhe drejtësia e vjetër rrallë u ka dhënë dënimin e merituar. Të gjithë sot jemi me sytë nga drejtësia e re”,- deklaroi Veliu.

Arben Zylyftari, kolonel i policisë shqiptare, u vra në krye të detyrës më 2 gusht të vitit 2000. Ish kreu i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër kolonel Arben Zylyftari, është shpallur “dëshmor i atdheut” dhe është vlerësuar me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes, nga ish presidenti Rexhep Mejdani. Më 13 Dhjetor 2000, Akademisë së Policisë së Shtetit, iu dha emri, “Akademia e Policisë Arben Zylyftari”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Plas sherri mes grave të fshatit në Fier, 46-vjeçarja bën për spital bashkëfshataren dhe arrestohet

Plas sherri mes grave të fshatit në Fier, 46-vjeçarja bën për spital bashkëfshataren dhe arrestohet

Publikuar më 13.08.2020
Një 46-vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka goditur m...

Një 46-vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sende të forta në kokë një bashkëfshatare. Sipas uniformave blu, ka rënë në pranga shtetasja F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe. […]

Lexo më shumë

Aksidentoi për vdekje 58-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Aksidentoi për vdekje 58-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Publikuar më 13.08.2020
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi një ditë m...

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi një ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një grua. Paraprakisht bëhet me dije se me 12.08.2020, ora 20:45, në Manzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen H. K., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Në pranga ka rënë […]

Lexo më shumë

Prej ditësh në Infektiv, ndërron jetë nga Covidi mësuesi nga Mirëdita

Prej ditësh në Infektiv, ndërron jetë nga Covidi mësuesi nga Mirëdita

Publikuar më 13.08.2020
Një mësues nga Mirëdita ka ndërruar jetë në spitalin Infekti...

Një mësues nga Mirëdita ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Mësohet se ai ishte shtruar prej ditësh në spital, ku dhe nuk arriti t’i mbijetojë Covid-19. Kujtojmë që në përditësimin e shifrave nga Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme, 12 gusht, u raportuan 3 viktima dhe 141 raste të reja.  

Lexo më shumë

Greqia mbyll gjatë natës kufirin më Shqipërinë, ja cilat pika mbeten të hapura

Greqia mbyll gjatë natës kufirin më Shqipërinë, ja cilat pika mbeten të hapura

Publikuar më 13.08.2020
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyrjet ...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në kufirin Kakavijë dhe në kufirin Kapshticë do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë. […]

Lexo më shumë

Po kthehej nga Brukseli, arrestohet në kufi shqiptari me dy emra që kërkohet në Itali (Emrat)

Po kthehej nga Brukseli, arrestohet në kufi shqiptari me dy emra që kërkohet në Itali (Emrat)

Publikuar më 13.08.2020
Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llo...

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane. Nga shkëmbimi i informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe DVP Shkodër u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i […]

Lexo më shumë

Digjet fabrika e paleteve në Fushë-Krujë, dyshimet e para

Digjet fabrika e paleteve në Fushë-Krujë, dyshimet e para

Publikuar më 13.08.2020
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:00, është përfshirë në flakë...

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:00, është përfshirë në flakë një fabrikë e prodhimit të paletave. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Gjolës, në Fushë-Krujë. Mësohet se në fabrikën që ishte në pronësi të Afrim Çelës, janë djegur dhjetra m3 lëndë drusore. Ndërsa dyshohet se zjarri është venë qëllimisht, por motivet nuk dihen ende. Policia […]

Lexo më shumë

Shifrat/ Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

Shifrat/ Shqiptarët nuk po preferojnë të lindin, 3,2% më pak bebe në 6 mujor

Publikuar më 13.08.2020
Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetar...

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi. Sipas INSTAT, në të gjithë vendin […]

Lexo më shumë

A do të rinis normalisht viti i ri shkollar në shtator? Profesorë dhe arsimtarë: Të hapen shkollat pavarësisht situatës

A do të rinis normalisht viti i ri shkollar në shtator? Profesorë dhe arsimtarë: Të hapen shkollat pavarësisht situatës

Publikuar më 12.08.2020
Gati një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, mësuesit ...

Gati një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri janë ende të paqartë nëse mësimi do të zhvillohet nëpër klasa apo në platformat online, si rrjedhojë e shifrave të larta të infektimeve me COVID-19 në Shqipëri. Përveç datës së nisjes më 14 shtator, edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe […]

Lexo më shumë