“Kur luani lotarinë, nuk ju ndodh kurrë që të fitoni miliona jo një herë, e lëre më dy herë. Është e vështirë për mua që të përshkruaj me fjalë se si ndihem”, tha Mark Clark nga Michigan për CNN pasi fitoi për herë të dytë në lotari.

Clark është 50 vjeç, dhe ai fitoi lotarinë për herë të parë tre vjet më parë.

Në atë kohë, ishte duke punuar në një pikë karburanti në Hudson, kur bleu për 20 dollarë një biletë lotarie dhe fitoi katër milionë dollarë.

Pasi shkoi te prindërit e tij për të ndarë lajmin e mirë, Clark shpejt doli në pension, pasi nuk kishte arsye të punojë.