19-vjeçari Haland thyen një tjetër rekord, kalon edhe Del Pieron

19-vjeçari norvegjez Erling Haland vijon të thyejë rekorde në Champions. Ai ka arritur të shënojë në secilën prej ndeshjeve të fazës në grupe të turneut.

Me golin e shënuar sot ndaj Napolit, ai bëhet lojtari i pestë që ka shënuar në të katër ndeshjet e tij të para në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

Më parë e kishin realizuar Zhoze Karlos (Porto), Del Piero (Juventus), Diego Kosta (Atletiko Madrid) dhe Brahimi (Porto). Por adoleshenti u bë ai që vendoste rekordin si lojtari më i ri që e bënte një gjë të tillë.

Rekordi i mëhershëm i përkiste Del Pieros, që shënoi në katër ndeshjet e para në grupe me fanellën bardhezi kur ishte 20 vjeç. Me rekordin e thyer sot Haland shfaqet si një prej yjeve më premtues të së ardhmes në botën e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet