×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ronaldo “pushton” sërish “Old Trafford-in”

Është përsëri Ronaldo, por këtë herë portugezi, ish-lojtari i Mançesterit që eliminon “djajtë e kuq” nga Liga e Kampionëve.

Ashtu si 10 vjet më parë, kur ishte braziliani Ronaldi, i cili me tri golat e shënuar ndihmojë Realin të kalojë në fazën tjetër. Real Madrid ka dëshmuar se dy fitoret ndaj Barcelonës nuk ishin të rastësishme.

Ekipi i Hoze Murinjos ka mposhtur 2-1 në “Old Traford” Mançester Junajtid duke kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Ish-lojtar i Mançesterit, Kristiano Rolando i ka dhënë goditjen finale ekipit anglez.

Pas një pjesë të parë ku të dy ekipet luajtën me shumë kujdes, Mançesteri kaloi në avantazh me autogol të Serxho Ramosit në minutën e 48’.

Topi i goditur nga Nani u devijua pak nga Kleverli dhe më pas mbrojtësi i Realit e shty topin në rrjetën e portës së tij.

Por nëntë minuta më pas, Nani prishi ekuilibrat pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Arbeloas. Arbrit turk Çakshir akordoi karton të kuq për portugezin duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.

Pas kësaj Murinjo nxori nga loja Arbeloan dhe futi në fushë Modriç, i cili rezultoi edhe një nga kontribuuesit kryesore të suksesit të Realit. Kroati shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 66’ nga një goditje jashtë zone.

Tre minuta më pas ishte Kristiano Ronaldo i cili dërgoi topin e goditur nga Higuain në rrjetë. Portugezi nuk festoi golin ndaj ish-ekipit të tij i mallëngjyer edhe nga banderolat që mbanin tifozët anglezë në duar.

Disa prej tyre shkruanin: “Ronaldo kthehu në shtëpi”. “Duam të kthehesh por mos na shëno sonte”. Pas golit që shoi shpresat e Mançesterit për të kaluar në çerekfinale tifozëve “djajve të kuq” mbeten zemërthyer.

Nata e portugezëve

Ndeshja e dy ekipeve më me historinë në kontinenti evropian mund të thuhet se u vendos nga portugezët. Nani, Ronaldo dhe Murinjo. Lojtari i Mançesterit u ndëshkua me karton të kuq në një moment kur era fyente në favor të ekipit të tij.

Pas daljes së tij nga fusha, trajneri i Realit bëri një lëvizje të zgjuar, duke nxjerr jashtë Arbeloan dhe duke futur në fushë Modriç, i cili barazoi rezultatin pas shtatë minutave lojë.

Ndërsa portugezi tjetër që vulosi fatin e takimit ishte i adhuruari në Mançester dhe Madrid, Kristiano Ronaldo. Numri 7 i Realit ka luajtur shtatë sezone me “djajtë e kuq”, bluzë me të cilën ka fituar edhe një Ligë Kampionësh.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Ulërima rrëngjethëse! Dëmtim ‘horror’ dhe lot, Neymar largohet me barelë nga fusha e blertë!

Ulërima rrëngjethëse! Dëmtim ‘horror’ dhe lot, Neymar largohet me barelë nga fusha e blertë!

Publikuar më 28.11.2021
PSG zhvilloi ndeshjen kundër ST Etienne në Ligue 1, e cila u...

PSG zhvilloi ndeshjen kundër ST Etienne në Ligue 1, e cila u mbyll me rezultatin 3-1, por një episod ka shqetësuar të gjithë drejtuesit e skuadrës së Parisit. Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar u largua me barelë në minutën e 86′ pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kyçin e këmbës. Lojtari nuk mundi të […]

Lexo më shumë

Shorti/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo, Maqedonia e Veriut “peshkon” kampionët e Europës

Shorti/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo, Maqedonia e Veriut “peshkon” kampionët e Europës

Publikuar më 26.11.2021
Europa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të B...

Europa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të Botërorit në mesin e muajit nëntor, lidhur me eliminatoret për Botërorin 2022, ku Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar. Sot, 12 skuadrat e mbetura play-off të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022 […]

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo dhe sekreti i çuditshëm: “Unë marr 20 minuta diell sepse është i mirë për trupin tim”

Cristiano Ronaldo dhe sekreti i çuditshëm: “Unë marr 20 minuta diell sepse është i mirë për trupin tim”

Publikuar më 26.11.2021
Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë n...

Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë një formë fizike të lakmueshme. Gjithashtu falë disiplinës së vështirë që ndjek ditë pas dite pa dështuar asnjëherë. Nuk është sekret që kampioni portugez kujdeset shumë për trupin dhe figurën e tij. Dokumentari i Amazon Prime Video “All or Nothing: Juventus” ka zbuluar megjithatë disa truke të […]

Lexo më shumë

“Ai nuk po na merr seriozisht”/ Karim Benzema shpallet fajtor me 1 vit burg në rastin e shantazhit seksual

“Ai nuk po na merr seriozisht”/ Karim Benzema shpallet fajtor me 1 vit burg në rastin e shantazhit seksual

Publikuar më 24.11.2021
Sulmuesi i Francës dhe Real Madridit, Karim Benzema është sh...

Sulmuesi i Francës dhe Real Madridit, Karim Benzema është shpallur fajtor për komplot për të shantazhuar një bashkëfutbollist francez me një kasetë seksuale. Një gjykatës i dha Benzemas një dënim me kusht me një vit burg dhe e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 75,000 € (63,000 £; 84,000 dollarë). Benzema, 33 vjeç, ishte […]

Lexo më shumë

Marin Meksi shkëlqen edhe në Botëror, sjell në Shqipëri medaljen e artë

Marin Meksi shkëlqen edhe në Botëror, sjell në Shqipëri medaljen e artë

Publikuar më 22.11.2021
Vetëm pak javë pasi u shpall kampion absolut në eventin mbar...

Vetëm pak javë pasi u shpall kampion absolut në eventin mbarëkombëtarë “Kupa e Shqipërisë” në Bodybuilding, Marin Meksi ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer. Këtë herë suksesi është i përmasave akoma më të mëdha, teksa 35-vjeçari me profesion diplomat ka triumfuar në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste “IFBB Pro Diamond Cup”, aktivitet që u […]

Lexo më shumë

Maradona u varros pa zemrën e tij sepse fansat po planifikonin ta vidhnin!

Maradona u varros pa zemrën e tij sepse fansat po planifikonin ta vidhnin!

Publikuar më 22.11.2021
Pak ditë para plotësimit të një viti nga vdekja e Diego Mara...

Pak ditë para plotësimit të një viti nga vdekja e Diego Maradona (25 Nëntor), emri i tij rikthehet në lajme për një arsye tjetër dhe madje tronditëse! Sipas gazetarit Nelson Castro në librin e tij me titull “Shëndeti i Diegos”, i cili sapo ka dalë, legjenda argjentinase është varrosur pa zemrën e tij, e cila […]

Lexo më shumë

Shqipëria humbet 3 vende në renditjen e FIFA-s, ja ku renditet

Shqipëria humbet 3 vende në renditjen e FIFA-s, ja ku renditet

Publikuar më 19.11.2021
Kombëtarja shqiptare ka humbur pikë dhe aktualisht renditet ...

Kombëtarja shqiptare ka humbur pikë dhe aktualisht renditet në vendin e 66-të në botë, sipas FIFA-s. Shqipëria ka humbur 3 vende në renditje, sepse në tetor gjendej në vendin e 63-të. Shkak i kësaj rënie është se fitorja ndaj Andorrës nuk garanton shumë pikë në klasifikim meqë ajo renditet në vendin 155-të renditjes së FIFA-s. […]

Lexo më shumë

Sergio Ramos dhe Lionel Messi shfaqen për herë të parë duke u stërvitur për të njëjtën skuadër

Sergio Ramos dhe Lionel Messi shfaqen për herë të parë duke u stërvitur për të njëjtën skuadër

Publikuar më 19.11.2021
Sergio Ramos tani është gati për të luajtur dhe këtë e trego...

Sergio Ramos tani është gati për të luajtur dhe këtë e tregon në çdo stërvitje me Parisin në ditët e fundit. Ajo është një stërvitje intensive dhe i dërgon të gjitha mesazhet Mauricio Pochettino që të fillojë ta përfshijë në planet e tij për detyrimet e skuadrës, pas kaq muajsh mungesë. Pasditen e së premtes, […]

Lexo më shumë