18-vjeçarja shqiptare rrëmben zemrat e publikut dhe jurisë së “Italia Got Talent” (Video)

Një 18-vjeç e talentuar shqiptare ka arritur të rrëmbejë zemrat dhe duartrokitjet e publikut e jurisë së emisionit “Italia Got Talent”.

Shqiptarja Vanesa Krasniqi këndoi në versionin “Chipmunk” këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Brabdley Cooper.

Me performancën e saj, ku veç se këndoi edhe luajti në piano, 18-vjeçarja bëri të qeshë të gjithë publikun, por edhe jurinë e “Italia Got Talent”.

Për të plotësuar zërin e Bradley-t, Vanesa kërkoi ndihmën e anëtarit të jurisë Frank Matano, i cili i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës në momentin që ajo tha se kishte shumë emocione.

Një nga anëtaret e jurisë e kuptoi se brenda shqiptares flinte një zë i mrekullueshëm, kështu që ajo i kërkoi Vanesës të përformonte diçka me zërin e saj origjinal.

Janë dashur vetëm notat e para të këngës që bukuroshja shqiptare të arrinte të bindë jurinë, kjo edhe me ndihmën e publikut, të cilët e vlerësuan pa masë talentin e veçantë të Vanesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet