18 të plagosur nga stuhia e breshrit në brigjet e Adriatikut, Sicilia në flakë (VIDEO)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Ndërsa brigjet e Adriatikut u prekën nga stuhitë, Sicilia në Itali po lufton me flakët.

Brigadat e zjarrfikësve kanë luftuar gjatë orëve të fundit për shuarjen e zjarreve pranë Katanias dhe Palermos.

Mediat italiane publikuan pamje, ku helikopterët hodhën ujë mbi pyjet në flakë, ndërsa po evokuohej një plazh pranë Katanias.

Ndërkohë që roja bregdetare u qaset pushuesve përmes një varke, mbi plazh shihen shtëllunga tymi. Erërat e forta penguan operacionet në Sicili por autoritetet lokale bëjnë me dije se tashmë situata është nën kontroll.

Brigjet e Adriatikut, më së shumti qyteti i Peskaras u godit nga një stuhi breshëri ku kokrrat me madhësinë e një portokalli plagosën 18 persona.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet