18 shfaqje në Festivalin bashkëkohor “Skampa”

5“Një festival që kërkon të ofrojë më shumë shpresë për njerëzit. Politika dhe rrjetet sociale me virtualitetin e tyre e kanë kufizuar së tepërmi jetën dhe në këtë kontekst ky festival me shfaqjet, prurjet dramatike e larminë e stileve synon t’u sjell njerëzve emocionin e drejtpërdrejt, tek e bukura, te shpresa për jetën”, thotë Adonis Filipi, drejtor Artistik i Festivalit të 18-të Ndërkombëtar Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2016”, për festivalin, që ka nisur dje dhe do të shoqërojë publikun deri në datë 4 nëntor nën logon “New Energy”. Do të jenë 11 trupa teatrore dhe rreth 18 shfaqje nga; Shqipëria, Suedia, Kosova, Mali Zi, Argjentina, Maqedonia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Romania.

Të ftuar janë mbi 130 artistë që vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga rajoni e më gjerë, duke afruar larmi performancash e stilesh, si dhe një serë veprimtarish kulturore, edukuese në hapësirat skenike dhe mjedise të hapura të qytetit të Elbasanit. Ky festival, si në çdo edicion, sipas Filipit, kërkon të ofrojë më shumë shpresë për jetën. “Shtrirja e festivalit Skampa synon zgjerimin dhe ripërtëritjen e audiencës përmes prurjeve bashkëkohore artistike teatrore në nivel kombëtar e ndërkombëtar, nën logon e rritjes dhe të cilësisë së jetës qytetare, intelektuale dhe emocionale”. Shfaqjet dhe veprimtarit e edicionit të 18 “New Energji” do të mbahen përgjatë 5 netëve në Elbasan dhe Tiranë falas. 1. Në Elbasan do të prezantohen në skenën e Teatrit “Skampa”, mjediset universitare “Aleksandër Xhuvani”, si dhe në hapësira të hapura atraktive, si ajo e Real Scampis (Kala) etj. 2. Në Tiranë shfaqjet dhe veprimtarit (workshope me specialistët) do të mbahen në Teatrin Kombëtar, Teatrin e Metropolit, Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatrin Kombëtar të Kukullave, në hapësira të hapura, Universitetin e Arteve etj.

Për herë të parë në këtë edicion hapësira alternative zgjerohet dhe në panelin e prurjeve bashkëkohore për teatrin e fëmijëve, theatre, si pjesë e ambicies së këtij festivali. Trupa suedeze me shfaqjen “Troll” është ftuar për këtë edicion. Një vend të veçantë në programin e festivalit zë paneli i edukimit përmes artit, kjo në auditorë me gjeneratat e reja të artistëve të rinj, studentë, media etj. Këtë edicion janë paraparë dy prezantime, sikurse është ai i regjisorit amerikan Ronald Hill mbi teatrin e New Yorkut, si dhe ai i specialistes së shquar të Teatrit Izraelit, Sarit Cofman mbi multi-lingualizmin e teatrit Izraelit. Veprimtari këto që do të mbahen në mjediset universitare të Elbasanit dhe atë të Universitetin e Arteve, Tiranë. Kjo praktikë tashmë është evropiane, modele të tilla mund të përmendim Festivalin e Visbadenit, që shtrihet dhe në Mainz (Gjermani), atë të Shekspirit në Krajov dhe Bukuresht, Rumani apo Samerfestival Varna në Bullgari, që prej 10 vitesh prezantohet në Sofje etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet