×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

15 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, Tirana vatër e nxehtë

15 raste të reja më koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 1136.

Në 24 orët e fundit janë testuar rreth 225 persona të dyshuar, nga të cilët 15 kanë rezultaur pozitivë. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv, ku po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale                         16175

Testime molekulare                14723

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1136

Raste të shëruara                       872

Raste Aktive                             232

Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Deri tani 872 të shëruar. 31 pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv

Genta Qirjako

Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik, higjienën personale dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale                         16175

Testime molekulare                14723

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1136

Raste të shëruara                       872

Raste Aktive                             232

Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           148

Durrës           27

Krujë             17

Shkodër         10

Kamëz            10

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

A do të hapë BE kufijtë me Shqipërinë pas dy javësh ? Ministrja Manastirliu tregon çfarë do të ndodhë

A do të hapë BE kufijtë me Shqipërinë pas dy javësh ? Ministrja Manastirliu tregon çfarë do të ndodhë

Publikuar më 03.07.2020
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së kufijve. Sipas saj vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë është bazuar vetëm në kriterin epidemiologjik të situatës në dy javët e fundit, pra rritjes së numri të infeksioneve. E ftuar në emisionin Java […]

Lexo më shumë

“Përplasje” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit, 70 turistë mbesin në det

“Përplasje” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit, 70 turistë mbesin në det

Publikuar më 03.07.2020
“Përplasja” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit...

“Përplasja” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit lë në det 70 turistë, të cilët ishin nisur me anije turistike për të eksploruar Gjirin e Vlorës dhe Ishullin e Sazanit. Ministria e Mbrojtjes nuk lejon hyrjen në këtë ishull, ndërsa Ministria e Turizmit jep një urdhër paralel për hapjen e destinacionit për të gjithë […]

Lexo më shumë

Alarmante/ Flet mjeku: Në Spitalin Francez pa masa mbrojtëse edhe pas shpërthimit të infektimeve

Alarmante/ Flet mjeku: Në Spitalin Francez pa masa mbrojtëse edhe pas shpërthimit të infektimeve

Publikuar më 03.07.2020
Mjeku Pajtim Lutaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ...

Mjeku Pajtim Lutaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër për mungesën e masave sanitare në spitale pas shpërthimit të rasteve me Cocid-19 në vend. Sipas tij në Spitalin Francez edhe pas infektimit të mjekeve dhe infermierëve administrata e QSUT nuk ka vendosur peçiglas mbrojtës te recepsioni, nuk ka vendosur shenja të distancimit […]

Lexo më shumë

Një tjetër mjek preket nga virusi, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Një tjetër mjek preket nga virusi, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Publikuar më 03.07.2020
Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka ësh...

Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka është prekur para një jave dhe ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. 170 persona nga bluzat e bardha janë prekur nga COVID-19 në të gjithë vendin, ku gjysma prej tyre janë shëruar. Kujtojmë se më datë 30 qershor, ndërroi jetë personi i parë nga […]

Lexo më shumë

Diçka e çuditshme po ndodh me farmacitë në vend/ Një email i panjohur iu kërkon atyre të shesin biznesin

Diçka e çuditshme po ndodh me farmacitë në vend/ Një email i panjohur iu kërkon atyre të shesin biznesin

Publikuar më 03.07.2020
Një situatë e rrezikshme ka ndodhur me farmacitë ne Shqipëri...

Një situatë e rrezikshme ka ndodhur me farmacitë ne Shqipëri. Një email i çuditshëm u ka kërkuar atyre të shesin biznesin. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët thonj se personi në fjalë disponon të dhëna personale të cilat i ka marrë marrë në mënyrë […]

Lexo më shumë

Covid-19/ Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, ja vendimi për Shqipërinë

Covid-19/ Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, ja vendimi për Shqipërinë

Publikuar më 03.07.2020
Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregullor...

Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregulloreve të miratuara gjatë pandemisë së koronavirusit duhet të karantinohen për 14 ditë. Mirëpo, qeveria britanike pas përmirësimit të situatës ka vendosur të lehtësojë këto masa, duke nxjerrë një listë me 59 vende, me të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme. Në listë bëjnë […]

Lexo më shumë

Shkarkohet Artan Bajrami, prokurori i dosjes së Dritan Dajtit

Shkarkohet Artan Bajrami, prokurori i dosjes së Dritan Dajtit

Publikuar më 03.07.2020
KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Ape...

KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami, pasi nuk jusifikoi pasurinë. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e KPK-së, përbëhej nga kryesuesja Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë. Komisioni i Pavarur i […]

Lexo më shumë

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

Publikuar më 03.07.2020
Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafik...

Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafikut rrugor. Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit është rritur numri i efektivëve në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare. Policia rrugore apelon të vendoset përherë rripi i sigurimit dhe kaska mbrojtëse. Të evitohen parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku […]

Lexo më shumë