
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka treguar se 140 shtete ende nuk e kanë marrë asnjë dozë vaksine. Sipas tij, Shqipëria është mes vendeve që e ka nisur vaksinimin, edhe pse deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur shumë më pak doza nga ç’ ishin premtuar nga vetë kreu i Qeverisë.
Gjithashtu Rama thotë se gjatë muajit mars do të përfundojë vaksinimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve.
Në fund, kryeministri nuk kursen as kundërshtarët politikë teksa shkruan: “Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut”.
Reagimi i plotë i kryeministrit Rama:
140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre😊
Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve❤️
Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut😷
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply