130 vite për “Zonjën e hekurt”

Të dielën, “Zonja e hekurt” do të festoi 130 vjetorin e ndërtimit.

Ajo nisi të ndërtohej në vitin 1887 nga Gustave Eiffel, jo të gjithë e panë me admirim monolitin metalik.

Një grup intelektualësh, mes të cilëve edhe Emile Zola dhe Guy de Maupassant publikuan një letër, ku protestonin kundër ndërtimit të Kullës “Eiffel” të padobishme dhe monstruoze.

Ata e quajtën atë madje “një kolonë të urryer metali, të mbërthyer me vida”.

Ndërsa 130-vjetori ka nisur të festohet me një spektakël dritash lazer mbrëmjen e së mërkurës.

Më shumë se 7 milionë njerëz e vizitojnë çdo vit Kullën “Eiffel”, e cila pavarësisht moshës së saj mbetet në “shëndet të mirë”.

“Zonja e hekurt” ngrihet 324 metra mbi kryeqytetin francez. Për ndërtimin e saj u angazhuan 300 deri në 450 punëtorë, që punuan dy vite, dy muaj dhe 5 ditë për ta përfunduar atë. Që nga viti 1889, Kulla “Eiffel” është vizituar nga një total prej 300 milionë vizitorësh nga e gjithë bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet