13-vjeçarja denoncon bashkëjetuesin për dhunë, habit policia, nis hetim për…

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një 13-vjeçare nga Lezha ka paditur në polici bashkëjetuesin e saj 24-vjeçar për dhunë psikologjike. Në njoftimin zyrtar policia e Lezhës bëhet e të ditur se me datë 09.10.2018 është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen A. G., 13 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E. G., 24 vjeç, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Sipas informacioneve, mësohet se 24-vjeçari nuk është arrestuar, ndonëse marrëdhënia me të mitur dënohet me ligj. E mitura ka deklaruar në polici se është e dashuruar me 24-vjeçarin dhe se ka bashkëjetuar me vullnetin e saj.
E çuditshmja qëndron në faktin që sipas nenit 100, marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa rasti në fjalë është referuar si “masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.