×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

13 dokumentet që duhet të dorëzoni për procesin e regjistrimit të pallateve pa hipotekë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se për zgjidhjen e ngërçit të krijuar ndër viti, banorët nuk mund të paraqesin kërkesat për regjistrim në mënyrë individuale, por nëpërmjet personit të zgjedhur, i cili do të luajë rolin e administratorit të procesit.

Legalizimi i apartamenteve të braktisura nga investitori, nuk mund të nisë nga ana e  Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), nëse nuk është dorëzuar mbi 80% e dokumentacionit të gjithë godinës.

Agjencia e kadastrës sqaron se personi i autorizuar, duhet të hartojë listën e saktë të  banorëve  posedues  dhe  pronarë legjitimë  të apartamenteve,  njësive apo garazheve, ndarë sipas kateve, renditur sipas radhës, si dhe numrin rendor fizik të pronës që posedojnë. Në dy vitet e fundit ka përfunduar regjistrimi në hipotekë për 160 objekte.

Lista e dokumenteve për regjistrim

  • Përcaktimi i personit –administratorit të procesi

Përfaqësuesi i zgjedhur nga banorët duhet të jetë i autorizuar me prokurë. Si i tillë mund të caktohet administratori i pallatit, avokat, individ i besuar nga qytetarët, etj. Ai do te luajë rolin e administratorit të procesit, do të mbajë kontaktin me institucionin/institucionet si dhe banorët, paralelisht, për të koordinuar bashkëpunimin, mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm, për të përfaqësuar qytetarët në takime sipas nevojës, etj.

  • Lista e banorëve

Personi i autorizuar, duhet të hartojë listën e saktë të  banorëve  posedues  dhe  pronarë legjitimë  të apartamenteve, njësive apo garazheve, ndarë sipas kateve, renditur sipas radhës, si dhe numrin rendor fizik të pronës që posedojnë.

  • Kopje të vetëdeklarimeve/kontratave

Personi i autorizuar, duhet të mbledhë nga qytetarët që ai përfaqëson, të gjitha vetëdeklarimet, kontratat e porosisë së banorëve, si dhe çdo akt tjetër noterial që lidhet me pronën e poseduar. Që të  fillojë procedura e legalizimit nga ana e ASHK, duhet që minimalisht të jenë mbledhur mbi 80% e dokumentacionit të të gjithë godinës.

  • Kopje të ID

Personi  i  autorizuar,  duhet  të  mbledhë  kopje  të kartave të identitetit të personit/personave që kane kryer  blerjen,  d.m.th që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes.

  • Çertificatë familjare të blerësit, në momentin e blerjes

Personi  i  autorizuar,  duhet  të  mbledhë  të  gjithë certifikatat familjare të personit/personave që kane kryer  blerjen,  d.m.th  që  kanë  firmosur  kontratën  e porosisë, në momentin e blerjes.

  • Kalimet mbi pronësinë, njësinë e poseduar

Personi  i  autorizuar, duhet  të  mbledhë  dhe  të administrojë   në   dokumentacionin   e   dorëzuar, kontratat  të  cilat  kanë  realizuar  shitje  në  palë  të treta.  Pra,  të  sigurohet  përfituesi  final  juridikisht  i vlefshëm, i njësisë, apartamentit apo garazhit.

  • Projekti i miratuar

Personi  i  autorizuar, duhet  të  dorëzojë  në  format dixhital (ne DËG), projektin e përpunuar sipas lejes së miratuar në njësinë vendore përkatëse. Kopja e projektit    mund    të    tërhiqet    nga bashkia/komuna, për ta përpunuar nga format letre në format dixhital.

  • Projekti i gjendjes ekzistuese

Personi  i  autorizuar, duhet  të  dorëzojë  në  format dixhital  (në  DËG),  projektin  e  përpunuar  sipas gjendjes ekzistuese sot. Në këtë dokument, do të paraqiten të gjitha ndryshimet e mundshme, që ka pësuar objekti nga leja   e   miratuar,   duke   reflektuar   sipërfaqet   e shtuara,   sipërfaqet   e   mbyllura,   ndryshimet e destinacionit.

  • Projekti i pallatit pa leje ndërtimi

Personi i autorizuar,  duhet  të  dorëzoje  në  format dixhital (ne DËG), projektin e pallatit të ndërtuar pa leje.

  • Tabela e sipërfaqeve

Personi  i  autorizuar, duhet  të  konfirmojë  se,  së bashku  me  projektin  e  zbatuar,  të  jetë  dorëzuar edhe  tabela e sipërfaqeve në çdo  kuotë,  me ndryshimet që janë realizuar nga projekti i miratuar me leje ndërtimi.

  • Akt-ekspertiza e qëndrueshmërisë së objektit.

Personi  i  autorizuar,  duhet  të  dorëzoje akt ekspertizën  për  qëndrueshmërinë  e  objektit,  të hartuar  dhe  firmosur  nga  inxhinier  konstruktor  i licensuar. Së bashku me akt-ekspertizën,  duhet  të  jenë  të bashkëlidhura licensa  e  vlefshme  juridikisht,  e noteruar, (studio apo individ, qoftë). Akti  realizohet  një  i  vetëm  për  të  gjithë  godinën, pavarësisht se sa prej banorëve kanë paguar apo jo për realizimin e aktit. Nëse  do  të  disponohet,  dokument  i  vlefshëm juridikisht, konsiderohet edhe deklarata noteriale e konstruktorit,     zbatuesit     të     punimeve     dhe investitorit, ku sigurohet se objekti i zbatuar është konstruktivisht i qëndrueshëm edhe pas ndryshimeve në zbatim.

  • Akt marrëveshje midis ndërtuesit dhe pronarëve të truallit.

Personi i autorizuar, duhet të saktësojë   dhe sigurojë  nëse,  përfitues  në  leje  legalizimi  brenda godinës, janë edhe pronarët e truallit, apo trashëgimtare të tyre. Nëse në dokumentacionin poseduar nga ASHK, kontrata e sipërmarrjes është në   mungesë, pronarët e truallit duhet të dorëzojnë kopje të akt-marrëveshjes  ose  kontratës  së  sipërmarrjes,  si dhe çfarëdo akti tjetër notarial, i cili ka lidhje me këtë zhvillim.

  • Akte noteriale

Çfarëdo akti notarial, që lidhet me posedimin dhe pronësinë, është mirë të  depozitohet si dokumentacion shtesë,  për të qartësuar gjendjen juridike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nismë ligjore për rregullimin e profesionit të agjentit të pasurive të paluajtshme, të drejtat dhe detyrimet

Nismë ligjore për rregullimin e profesionit të agjentit të pasurive të paluajtshme, të drejtat dhe detyrimet

Publikuar më 15.07.2020
Ministria e Drejtësisë ka miratuar një projektligj i cili sy...

Ministria e Drejtësisë ka miratuar një projektligj i cili synon që të rregullojë profesionin e agjentit të pasurive të paluajtshme. Sipas ministrisë qëllimi fillestar i kësaj nisme ligjore është rregullimi brenda standardeve i këtij profesioni të lirë ashtu sikurse veprohet sot me profesione të tjera si noteria, avokatia apo përmbaruesi. “Përcaktimi i rregullave kombëtare për […]

Lexo më shumë

Procedura për kompensimin financiar të pronarëve, pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet informale

Procedura për kompensimin financiar të pronarëve, pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet informale

Publikuar më 14.07.2020
Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e ...

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të […]

Lexo më shumë

Ndërtimet para vitit 1991/ Procedura për të marrë tapinë, përfitojnë 16802 shtëpi në të gjithë vendin

Ndërtimet para vitit 1991/ Procedura për të marrë tapinë, përfitojnë 16802 shtëpi në të gjithë vendin

Publikuar më 14.07.2020
Shtëpitë e ndërtuara para muajit gusht të vitit 1991 dhe nuk...

Shtëpitë e ndërtuara para muajit gusht të vitit 1991 dhe nuk janë të pajisur me certifikatë pronësie, tani do të mund të pajisen me tapi. Prej 29 vitesh, janë në total 16804 ndërtime të cilat presin dokumentin e pronësisë. Për ndërtimet që nuk ka akte të fitimit të pronësisë, do të jepet tapia vetëm nëse […]

Lexo më shumë

Akordohen 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit, si do të përdoren dhe ku

Akordohen 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit, si do të përdoren dhe ku

Publikuar më 09.07.2020
Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit prej r...

Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit prej rreth 4.8 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit në bashkitë që u dëmtuan rëndë nga goditja e 26 nëntorit. Sakaq, 67% e këtij fondi shkon për Bashkinë e Durrësit, e cila pësoi edhe dëmet më të mëdha nga tërmeti me pasoja shkatërruese. Ky fond do të […]

Lexo më shumë

Miratohet fondi prej 580 milionë lekësh për kompensimin e pronarëve, qytetet

Miratohet fondi prej 580 milionë lekësh për kompensimin e pronarëve, qytetet

Publikuar më 09.07.2020
Ditën e djeshme qeveria mori një vendim në lidhje me kompens...

Ditën e djeshme qeveria mori një vendim në lidhje me kompensimin e pronarëve në disa qytete. U miratua fondi prej 581.5 milion lekësh me qëllim kompensimin e pronarëve të tokave, mbi të cilat janë ndërtuar dhe legalizuar ndërtime. Sipas vendimit, fondi në fjalë parashikohet të përdorët për kompensimin e pronarëve në qytetet: Gjirokastër Korçë Elbasan […]

Lexo më shumë

Pandemia uli aplikimet me 68%, Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e rivlerësimit të pasurive

Pandemia uli aplikimet me 68%, Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e rivlerësimit të pasurive

Publikuar më 07.07.2020
Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të pal...

Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Sipas Ministrisë së Financave vetëm për periudhën 18 mars deri më 18 maj 2020 numri i aplikimeve për rivlerësim ka rënë me 68%. Në total deri në mars janë rivlerësuar 15 mijë prona, ndërsa për periudhën më pas deri në fund të muajit maj […]

Lexo më shumë

Kompensimi i pronave me kërkesë të veçantë/ Rreth 108 milionë lekë për 8 pronarë, buxhetit i kursehen 169 milionë lekë

Kompensimi i pronave me kërkesë të veçantë/ Rreth 108 milionë lekë për 8 pronarë, buxhetit i kursehen 169 milionë lekë

Publikuar më 03.07.2020
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njofton se më datë 30 qer...

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njofton se më datë 30 qershor të 2020-ës ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar.  Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 9 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat, për 8 […]

Lexo më shumë

Amnistia e shtëpive/ Afat deri në fundvit për aplikimet, kur pritet miratimi

Amnistia e shtëpive/ Afat deri në fundvit për aplikimet, kur pritet miratimi

Publikuar më 03.07.2020
Shtyhet deri në fund të vitit amnistia për rivlerësimin e sh...

Shtyhet deri në fund të vitit amnistia për rivlerësimin e shtëpive përkundrejt një detyrimi tatimor 3 për qind. Nisma ligjore për shtyrjen e afatit është depozituar në muajin qershor në Kuvend dhe pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji. “BIRN” shkruan se qeveria shqiptare ka marrë një numër relativisht të ulët aplikimesh për rivlerësim pronash për […]

Lexo më shumë