1200 policë dhe shtim të kamerave, ja masat për protestën e opozitës

Policia e Shtetit ka nisur të mobilizohet për protestën e nesërme të opozitës para Kryeministrisë, ku ka aludime për rikthim të episodeve të dhunës.

Mësohet se 1200 efektivë do të zbresin në terren të shtunën për mbarëvajtjen e demonstratës. Që në orët e para të mëngjesit, para Kryeministrisë janë vendosur forcat RENEA, FNSH, si dhe forcat e rendit dhe forcat operacionale.

Uniformat blu do të mbajnë të rrethuar godinën, për të mos lejuar afrimin e protestuesve në një distancë të afërt. Në bulevard do të vendosen disa kordonë policorë, ndërkohë që nuk do lejohen protestuesit që të dalin në nga krahu i Piramidës.

Ndërkaq efektivë të policisë do të vendosen edhe në tarracën e Kryeministrisë, ku nëse do të jetë e nevojshme do të hedhin gaz lotjsellës. Ndërkaq në këtë protestë do të ketë një shtim të kamerave, që janë vendosur te Kryesia e Kuvendit, Kryeministria, kullat, si dhe te Hotel “Rogner”-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet