12 destinacionet që udhëtarët duhet t’i shmangin në vitin 2018 (FOTO)

Publikuar më 23. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Nga Venecia dhe Barcelona në ishujt Galapagos madje edhe Taj Mahal… Ja cilat janë vendet që duhet të mendoheni mirë përpara se t’i vizitoni, gjatë 2018-s, sipas CNN.

Ishulli Skye, Skoci

Në vitin 2017, infrastruktura e ishullit më të madh të Skocisë filloi të përkeqësohejsi pasojë pati rritje të trafikut.

Nëse doni të shkoni… Vizitojini pas sezonit të verës, kur ka rënie të numrit të turistëve.

Barcelona, Spanjë

Kryeqyteti katalanas u vizitua nga 34 milionë turistë në 2016, pra pati një rritje prej 25% nga viti 2012. Kjo ka çuar në zemërim nga vendasit, të cilët dalin me grafite anti-turistike në të gjithë qytetin.

Dubrovnik, Kroaci

Me UNESCO që kërcënon të heqë statusin e Trashëgimisë Botërore për shkak të mbipopullimit ekstrem, Dubrovniku ka vendosur të marrë masa drastike në mënyrë që të ulë numrin turistik. Kryetari i bashkisë po planifikon të zvogëlojë numrin e anijeve turistike që hyjnë në portin e lashtë.

Rreth 800,000 njerëz u nisën nga linjat e lundrimit në 2016, shumica prej të cilëve qëndronin vetëm për tre orë.

Venecia, Itali

Të lodhur nga turistët me shkopinjtë e selfie-ve dhe anijeve që udhëtojnë për në kanalin e Giudecca dhe mbrapa, Venedikasit dolën në rrugë në 2017 për të çrrënjosur zhgënjimin e tyre.

Popullsia e qytetit ka rënë në vetëm 55,000 në përgjigje të turizmit masiv, i cili sheh se rreth 30 milionë njerëz udhëtojnë atje çdo vit.

Në fakt, tani planifikohet të parandalohen linjat e lundrimit në kanalin e Giudecca-s, duke i detyruar ata të marrin një rrugë të re, më të gjatë në lagunë.

Nëse doni të shkoni atje, ulni shkopin e selfie-t dhe përpiquni të eksploroni ujërat e qeta.
Gjithashtu, përpiquni të hani në restorante dhe bar-lokale, në vend të pikave të nxehta turistike.

Santorini, Greqi

Ka pak vende në botë ku mund të shijoni perëndimin e diellit në mënyrë aq spektakolare si në Santorini.

Pothuajse dy milionë persona e vizituan këtë vend në 2017-n, dhe 850,000 anijet turistike u ankoruan teksa pasagjerët qëndronin në ishull duke shijuar pamjet.

Në fakt Santorini është në rrezik serioz për të humbur shijen e saj.

Nëse duhet të shkoni atje shmangni shëtitjen me gomar në rrugët e ishullit. Është më e sigurt, si pasojë edhe e këshillueshme ta shëtisni vendin duke ecur në këmbë.

Bhutan

Megjithëse operon një politikë turistike me vlerë të lartë dhe me ndikim të ulët, paguan vizitorët nga 200$ ose 250 $ në ditë në varësi të kohës.

Taj Mahal, Indi

Një turmë e madhe prej tetë milionë turistësh vizitojnë Taj Mahalin çdo vit. Si pasojë, është një përvojë kaotike, me turma që përleshen për të hyrë në bazat e mauzoleumit më të njohur në botë.

Mali Everest, përkrah Nepalit

Vihet re një mbingarkesa e rrezikshme në malin më të lartë të botës.

Duke patur tashmë leje të kufizuara në vitin 2015 për alpinistët me përvojë në majat më të larta, Nepali ka hedhur tashmë një hap më tej, duke ndaluar në mënyrë kategorike personat e verbër, (me përjashtim të atyre që marrin certifikata mjekësore).

Zyrtarët thonë se udhëzimet e reja janë zbatuar për të zvogëluar numrin e aksidenteve dhe vdekjet që lidhen me ngjitjen.

Maçu Piçu, Peru

Pesë mijë njerëz në ditë vizituan Maçu Piçu-n në 2016-n, dyfishin e numrit të rekomanduar nga UNESCO.

Ishujt Galápagos, Ekuador

Mbrojtja e habitshme natyrore është një detyrë e vështirë për qeverinë ekuadoriane, ku vizitorët në ishujt Galapagos kufizohen vetëm në vende të veçanta dhe në shtigje të shënuara dhe një udhëzues që kërkohet në çdo kohë.

Megjithatë, vitin e kaluar u caktuan rregulla të reja, të cilat u prezantuan për të ndihmuar në mbajtjen e provincës ekuadoriane në gjendje të pacenuar.

Cinque Terre, Itali

Pesë fshatra të çuditshëm të Cinque Terre në Rivierën italiane tërhoqën 2.5 milionë vizitorë në 2015-n, shifër kjo e cila detyroi autoritet vendase të kufizonte numrin e turistëve, duke caktuar një maksimum prej 1.5 milionë turistë në vitin e ardhshëm.

Antarktidë

Shpesh përshkruhet si shkretëtira e fundit në Tokë. Ambientalistët kanë kohë që janë të shqetësuar për ndikimin e turistëve që vizitojnë Antarktikën.