11-vjeçarja humb jetën nga pasta e dhëmbëve

Një vajzë 11-vjeçare, ndërroi jetë pasi lau dhëmbët në West  Covina. Sipas raportimeve të mediave vendase, mamaja e vajzës thotë se e bija ‘vdiq nga pasta e dhëmbëve’. Por në fakt, vajza ka patur alergji fatale, e cula u provokua nga pasta e dhëmbëve, me bazë qumështi, element ushqimor ky ndaj të cilit vajza ishte shumë alergjike. Nëna e vogëlushes Denise Saldate, Monique Altamirano, ka treguar se e bija po lante dhëmbët në tualet në shtëpi bashkë me motrën 15 vjeçare, kur kjo e fundit doli nga banjo duke qarë dhe duke thënë se Denisë nuk arrinte më dot të merrte frymë.

Nëna tregon se kur hyri në tualet, pa vogëlushen me buzë blu. Në këtë situatë, ajo telefonoi menjëherë urgjencën teksa përpiqej t’i jepte frymë gojë më gojë, por fatkeqësisht Denisë vdiq nga mbytja.

Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e pastës së dhëmbëve në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet