
11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues droge, nga testimet e kryera në 6 Komisariate të Tiranës.
Testimi ka nisur në të gjithë vendin, në mënyrë rastësore dhe do të jetë periodik, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Disa efektivë kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, duke e konsideruar si të gabuar.
Bëhet fjalë për persona që janë 50 deri në 60 vjeçar, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.
Mësohet se dy prej efektivëve që kanë rezultuar pozitivë, janë pjesë e Komisariatit Nr.2 në Tiranë.
Janë rreth 11 mijë efektivë në të gjithë vendin që pritet të testohen, ndërsa ata që rezultojnë pozitivë, do të përjashtohen nga radhët e policisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply