×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Todi Lubonja, si u dënua pasi i dhanë dekoratën

Leonard Veizi

-Dyzetë vite më parë, festivali i Këngës në Radio Televizion u godit aq fort, saqë miti i saj vazhdon të ekzistojë edhe sot. Skifter Këlliçi, gazetar i vjetër i RTVSH-së dhe një nga dëshmitarët e afërt të ngjarjeve që pasuan sulmin në letërsi dhe arte na jep panoramën e asaj kohe.

Vitet ‘70 u cilësuan si vitet e liberalizmit. Ku do të kulmonin ato?

Në sallën e TOB-it në Tiranë do të bëhej Festivali i 11-të i Këngës në RTVSH, një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike, i cili qysh nga viti 1962 zhvillohet çdo vit në Tiranë. Është periudha kur në Shqipëri kanë filluar të fryjnë erëra të një liberalizmi. Në pranverë të atij viti Enver Hoxha, në bisedë më Agim Meron, sekretar i Parë i BRPSH-së, sugjeron që të rinjve t’u krijohen kushte më të mira për t’u zbavitur, që ata të kenë një jetë më të larmishme, më të këndshme, me më shumë shfaqje artistike, muzikore, sportive, të ketë më shumë botime interesante nga letërsia e huaj, më shumë filma për ta… Kryeministri i egër Mehmet Shehu arrin deri aty sa të porosisë që televizorëve që prodhohen në UEM-in e Durrësit, të mos u mbyllet kanali që lejon të shihen programet e huaja. Madje rekomandon që punonjësit dhe familjarët e tyre të shohin bashkërisht Festivalin e San Remos, (shkurt 1972), në ato qendra pune që kanë televizorë. Veç këtyre, Radio Tirana transmeton këngë nga Festivali Evropian, që apo kishe përfunduar, kurse TVSH-ja ndeshje ndërkombëtare futbolli nga RAI dhe Televizioni jugosllav.

Madje transmetohen edhe Lojërat Olimpike të Mynihut të zhvilluara atë vit, ideues dhe realizues i të cilave isha unë. Në këto rrethana ngriti siparin edhe Festivali i 11 i Këngës?

Festivali i 11-të i Këngës në RTVSH, u zhvillua fiks 40 vjet më parë, në 22- 24 dhjetor 1972, dhe solli në ekran këtë atmosferë së cilës, i kishte dhënë shtysë vetë Enver Hoxha. Pra, kishte këngë më të bukura, të interpretuara nga këngëtarë të veshur po aq bukur, siç visheshin madje edhe bijtë dhe bijat e byroistëve që i shihnim thuajse çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës, këngë të shoqëruara nga orkestra simfonike e RTVSH-së, e drejtuar nga Xhani Ciko, kompleksi i vogël nga saksofonistit Gaspër Çurçia, grupi i kitaristëve nga Alfons Balliçi, nën regjinë moderne të Mihal Luarasi e drejtimin e aktorëve, Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu, me një juri në sallën e TOB-it, dhe juri të rretheve, pra ishte një shfaqje e hijshme, shëmbëllim i San Remos.

Si u prit ky Festival nga opinioni publik dhe kritika?

Mjaft mirë. Kishte dhe disa opinione kritike për fustanet e gjatë të këngëtareve dhe disa zbukurimeve të tyre me bylyzykë dhe gjerdane. Për sa u përket këngëve, nuk kishte ndonjë vërejtje të rëndësishme për t’u vënë në dukje. Siç kujtonte pas viteve ’90-të Todi Lubonja, ish-drej- tor i përgjithshëm i RTVSH-së në atë periudhë, Ramiz Alia, që e ndoqi festivalin krahas tij në sallë, pati vërejtje vetëm për një këngëtare, së cilës fustani i gjatë nuk i rrinte mirë e në përfundim i tha si me shaka: “Mos ndoshta këngët e këtij festivali janë si bonbone me sheqer që kanë brenda helm?”. Bile edhe në librin e tij me kujtime “Jeta ime”, kur shkruan për Festivalin 11, Alia nënvizon: “Të nesërmen bisedova me H.Kapon dhe M.Shehun dhe asnjeri nuk kishte vërejtje të veçantë për të. Unë u thashë mendimin tim dhe vërejtjet që kisha për Todin . Dhe kaq.”

Atëherë, si u nis sulmi ndaj Festivalit të 11?

Enver Hoxha, në një mbledhje të Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 9 janar 1973, pra disa javë pas përfundimit të Festivalit të 11-të, kur po fliste për traditat kulturore të rrethit të Tepelenës, si “kalimthi” përmendi një letër që i kishte ardhur nga një mësuese nga Fieri, e cila kritikonte paraqitjen e jashtme të disa njerëzve me veshje e flokë të gjatë që shiheshin në emisionet e TVSH-së. “Jo shokë,-tha ai,-këto gjëra nuk janë zyr- tare, por kontrabandë”. Asnjë fjalë dhe asnjë vërejtje për Festivalin e 11-të!.. Pas disa ditësh Todi Lubonja na lexoi ne gazetarëve, këtë pjesë të fjalës së Enver Hoxhës në Presidium, na bëri vërejtje që të kishim parasysh këtë “porosi” e çdo gjë u duk se do të shkonte në rrjedhën e saj të zakonshme. Mirëpo, më 23 janar 1973, në gazetën ”Zëri i Rinisë” u botua një letër, shkruar nga disa të rinj nga Lushnja, të cilët kritikonin Festivalin 11, për ndikime “borgjezo-revizioniste”, Kjo letër u pasua nga letra të tjera e kështu, duke zbatuar parimin demagogjik “Ç’thotë populli, bën partia”, nisi sulmi ndaj Festivalit.

Si do të vijonte ky plan?

Fillimisht na erdhi mirë kur më 5 shkurt të vitit 1973, Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike dhe zv/kryetar i KM, në një ceremoni të veçantë në dhomën e pritjes së TVSH-së, në prani të Agim Meros dhe shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, miq të Todi Lubonjës, me rastin e 50-vjetorit të lindjes së tij, doemos me pëlqimin e Enver Hoxhës, e dekoroi atë me një nga urdhrat më të lartë “për besnikëri në zbatimin e vijës së partisë”. Jo vetëm kaq, por po atë mbrëmje Todin e uruan për këtë ngjarje tërë anëtarët e Byrosë, me përjashtim të Enverit. Pas këtij akti as nuk na shkonte mendja për ato që do të ndodhnin më pas. Në një mbledhje për dhënie llogari dhe zgjedhje, me komunistët e aparatit të KQ e mbajtur më 15 mars të vitit 1973,ku ai sulmoi Fadil Paçramin me fjalët:”Këta shokë duan që ne të pohojmë se liberalizmi nuk qenka armiku kryesor?Kjo është teza e armiku. Ne bëjmë pyetjen:“Ju jeni me tezat e partisë, apo me tezat e armikut?” Kjo pyetje, kuptohet, i drejtohej tërthorazi edhe Todi Lubonjës. Sidoqoftë, siç më tregonte vetë Todi gjatë takimeve që kam pasur më të, gjithnjë pas 1990-ës, Ramiz Alia, shok i ngushtë i tij që në vitet e fëmijërisë, e kishte ftuar pas disa ditësh të bënin shëtitje në malin e Dajtit, ku e kishte qetësuar,se kjo punë do të mbyllej me kaq… Mirëpo, nuk ndodhi kështu, sepse as vetë Alia,krahu i djathtë i Enver Hoxhës, nuk dinte se ç’përpunonte në kokë ky diktator paranojak. Kështu, pa kaluar disa ditë, Festivali i 11-të u kritikua ashpër në një mbledhje të kompozitorëve në LSHA-së. Pastaj erdhi radha e një mbledhjeje e të gjithë komunistëve të RTVSH-së, ku i deleguari i KQ i porositi ata që gjatë diskutimeve të kritikonin vetëm Todi Lubonjën për pikëpamjet e tij liberale që kishin nxjerrë kokë, sidomos gjatë Festivalit 11, dhe jo Nefo Myftiun, të shoqen e Manush Myftiut, që ishte anëtar i Byrosë Politike e sekretar i parë i KP të Tiranës, në një kohë që Festivalin 11 e kishte organizuar ajo, si drejtoreshë e Radio Tiranës. (Me këtë, rast dua të vë në dukje se Nefo Myftiu ishte një intelektuale e kulturuar, e matur,fisnike, që, ashtu si Todi Lubonja, kërkonte nga ne, gazetarët, t’u hapnim horizonte të reja programeve radiofonike). Si pasojë, komunistët e RTVSH-së u detyruan të kritikonin vetëm Todi Lubonjën që nuk kishte zbatuar orientimet e partisë duke e kthyer RTVSH-në një qendër zbavitëse dhe jo ideopolitike. Një mbledhje e tillë ku kam qenë i pranishëm edhe unë, u zhvillua në fillim të prillit të atij viti edhe me punonjësit e Televizionit, në të cilën Todi Lubonja përsëri u kritikua ashpër për gabimet tij ideore. Pas disa ditësh ai u shkarkua.

Thanas Nano dorë e hekurt në TVSH

“Vendin e Todi Lubonjës e zuri Thanas Nano, i cili në janar të vitit 1972, me vendim të Byrosë Politike, larguar nga drejtimi i RTVSH-së, për pikëpamje konservatore dhe dogmatike. Askush nuk priste kthimin e Thanas Nanos në krye të RTVSH-së. Në librin e tij “Dera e prapme e shtypit” publicisti i njohur Marash Hajati, që në vitet 70-të ishte instruktor në Drejtorinë e Shtypit të KQ, lidhur më përpjekjet për të gjetur një kandidat që do të zëvendësonte Todi Lubonjën, shkruan: “Materiali i plotësuar me një numër kandidatësh ku rreshtoheshin emra personalitetesh, si anëtarë të KQ, të qeverisë, titullarë dikasteresh etj., iu paraqit E. Hoxhës,i cili mbasi e studioi me kujdes, bëri afërsisht këtë shënim mbi materialin:”Në RTVSH të kthenet Thanasi. Në fushën profesionale mangësi mund të kemi,ama proçkat e Todit nuk do t’i bëjë.

Vala e spastrimeve

Enver Hoxha e ndoqi festivalin, madje mund ta porosiste Ramiz Alinë që të paktën gjatë natës së dytë dhe të fundit të tij veshjet e këngëtareve të zëvendësoheshin dhe zbukurimet e tjera të tyre, unaza, bylyzykë, gjerdanë, të hiqeshin… Por nuk e bëri këtë, sepse, me Festivalin e 11- të do të niste sulmin që kishte projektura. Todi Lubonja u transferua drejtor i Ndërmarrjes Komunale në Lezhë, Fadil Paçrami, drejtor i një miniere në veri të Shqipërisë, Nefo Myftiu zv/drejtoreshë e një ndërmarrjeje prodhimi në Tiranë, regjisori Mihal Luarasi në një kantier ndërtimi në Ballsh. Pastaj në Plenumin e 4-t të KQ, që u mbajt në qershor të vitit 1973, E.Hoxha përjashtoi nga KQ dhe partia Fadilin dhe Todin, të cilin e quajti madje “deviator të djathtë që ka përkrahur pikëpamje të theksuara liberale dhe oportuniste, shije estetike moderniste,që u orvat t’i jepte Radiotelevizionit një drejtim thjesht informativ e kulturoro- njohës…në kundërshtim me orientimet e partisë…”.(“E. H. Mbi letërsinë dhe artet”). Pas disa muajsh ata edhe u burgosën si armiq të popullit. Lidhur me këtë vendim, Alia shkruan kështu në librin e tij: “Personalisht dënimin e këtyre dy shokëve e kam vuajtur moralisht. Kam heshtur duke iu bindur vijës së partisë”,(“Jeta ime”,faqe 266).(Por pas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985,ai nuk bëri përpjekjen më të vogël, të paktën për t’ua ulur atyre dënimin).Pastaj u burgos edhe Mihal Luarasi,i cili si dy të parët dënua me mbi 10 vjet heqje lirie. Pas tyre këtë fat tragjik pati edhe këngëtari Sherif Merdani. U dënuan me punë prodhuese edhe dy drejtuesit e Festivalit të 11- të, Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu dhe redaktori poet Sadik Bejko. U largua gjithashtu nga RTVSH-ja këngëtarja Justina Aliaj.

Thanas Nano qarkulloi më pas edhe gazetarë si të “pëlqyer” të Todi Lubonjës. “Themelore,- shkruan Ramiz Alia në librin e tij “Jeta ime’,-është se unë nuk e kisha të qartë se përse E.Hoxha mbajti atë pozicion aq kritik për Festivalin e 11- të… Për mua ka qenë e vështirë të kuptoja qëndrimin aq të rreptë të Enverit”. Vetë Alia shpëtoi nga ky rrëmet vetëm më një shënim në kartën e regjistrimit, sepse Enveri, siç dukej, e kishte paracaktuar që atëherë si pasardhës të tij”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

E FUNDIT/ Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve, ja shteti ku do dërgohen

E FUNDIT/ Anglia fillon kthimin mbrapsht të azilkërkuesve, ja shteti ku do dërgohen

Publikuar më 14.04.2022
Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëv...

Qeveria konservatore e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëveshje me Ruanda-n që të dërgojë në vendin e Afrikës Lindore, një numër azilkërkuesish. Ky hap i ndërmarrë nga qeveria është kundërshtuar nga disa politikanë dhe grupet e refugjatëve të cilët e kanë cilësuar si jonjerëzore, jo efektive dhe humbje të parave publike. Sekretari i Brendshëm […]

Lexo më shumë

Është konfiskuar jahti më i madh në botë që i përkiste motrës së oligarkut rus Usmanov

Është konfiskuar jahti më i madh në botë që i përkiste motrës së oligarkut rus Usmanov

Publikuar më 14.04.2022
Autoritetet gjermane kanë sekuestruar jahtin më të madh në b...

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar jahtin më të madh në botë që i përket motrës së oligarkut rus Alisher Usmanov dhe Gulbakor Ismailova. Varka luksoze “Dilbar” është sekuestruar nga autoritetet e Hamburgut, bëjnë të ditur mediat gjermane. Jahti rus Usmanov mund të strehojë 24 persona dhe ka, ndër të tjera, një pishinë 80 metra dhe dy […]

Lexo më shumë

Gjermani/ Grupi i personave që kundërshtojnë procesin e vaksinave planifikojnë të rrëmbejnë ministrin e Shëndetësisë Karl Lauterbach

Gjermani/ Grupi i personave që kundërshtojnë procesin e vaksinave planifikojnë të rrëmbejnë ministrin e Shëndetësisë Karl Lauterbach

Publikuar më 14.04.2022
Një grup personash të cilët janë edhe kundërshtar të procesi...

Një grup personash të cilët janë edhe kundërshtar të procesit të vaksinimit kanë komplotuar për rrëmbimin e Ministrit gjerman të Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe të kryejnë rrëmuja të cilat synojnë përmbysjen e demokracisë, sipas gazetës gjermane Bild. Por autoritetet gjermane vepruan në kohë dhe në mënyrë efektive, duke kapur rrëmbyesit e mundshëm të 59- vjeçarit […]

Lexo më shumë

SHOKUESE / Ushtari rus telefonon gruan, ajo “i jep leje”: Përdhuno ukrainaset, por të paktën përdor mbrojtje

SHOKUESE / Ushtari rus telefonon gruan, ajo “i jep leje”: Përdhuno ukrainaset, por të paktën përdor mbrojtje

Publikuar më 13.04.2022
Një tjetër telefonatë e përgjuar hedh dritë mbi krimet çnjer...

Një tjetër telefonatë e përgjuar hedh dritë mbi krimet çnjerëzore që po kryejnë ushtarët rusë në Ukrainë. Sipas transkriptit të bisedës, një ushtar rus që ndodhet në Ukrainë ka telefonuar gruan e tij, teksa kjo e fundit i ka sugjeruar të përdhunojë gra ukrainase por duke përdorur mbrojtje. Gruaja: Po mirë, bëje. Përdhuno gratë ukrainase […]

Lexo më shumë

E tmerrshme në Shangai/ Video, qytetarët rrëmbehen nga shtëpitë e tyre dhe dërgohen në kampe karantine

E tmerrshme në Shangai/ Video, qytetarët rrëmbehen nga shtëpitë e tyre dhe dërgohen në kampe karantine

Publikuar më 13.04.2022
Pamje të pabesueshme vijnë nga Shangai, qyteti me 25 milionë...

Pamje të pabesueshme vijnë nga Shangai, qyteti me 25 milionë banorë që tani i ngjan një fortese të pafundme, me autoritetet lokale që përdorin çdo mjet për të penguar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Videoja e fundit, e cila është vërtet tronditëse, por tregon edhe shkeljen e të drejtave elementare të njeriut, tregon […]

Lexo më shumë

Kaos në New York, njerëz të gjakosur përtokë lëshojnë ‘thirrje dëshpëruese’ për ndihmë

Kaos në New York, njerëz të gjakosur përtokë lëshojnë ‘thirrje dëshpëruese’ për ndihmë

Publikuar më 12.04.2022
Mediat amerikane janëduke raportuar për një sulm të ndodhur ...

Mediat amerikane janëduke raportuar për një sulm të ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në New York ku dyshohet se ka edhe viktima. Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njërezit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym. […]

Lexo më shumë

Fëmijët ukrainas u dogjën të gjallë në dhomën “furrë”, Rusia vepron si Gjermania me hebrenjtë

Fëmijët ukrainas u dogjën të gjallë në dhomën “furrë”, Rusia vepron si Gjermania me hebrenjtë

Publikuar më 08.04.2022
Ashpërsia e sulmit rus në Ukrainë duket se ka qenë tepër e m...

Ashpërsia e sulmit rus në Ukrainë duket se ka qenë tepër e madhe. Mediat e huaja shkruajnë se në fshatin Husarivka të Kharkivit, është ngritur një dhomë torture, në të cilat, digjen për së gjalli gra e fëmijë. Kjo është raportuar nga policia ukrainase nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Pasi ukrainasit rimorën kontrollin e […]

Lexo më shumë

Trupat ruse morën peng për 1 muaj të gjithë fshatin, i mbajtën në bodrum dhe i detyruan të flinin mes kufomave

Trupat ruse morën peng për 1 muaj të gjithë fshatin, i mbajtën në bodrum dhe i detyruan të flinin mes kufomave

Publikuar më 08.04.2022
Trupat ruse kanë mbledhur banorët e një fshati ukrainas dhe ...

Trupat ruse kanë mbledhur banorët e një fshati ukrainas dhe i kanë mbajtur për 4-javë të mbyllur në një bodrum të ngushtë, ku gjendeshin kufomat e 12 personave. Yahidne, 80 milje në verilindje të Kievit dhe pak jashtë qytetit të dikurshëm të rrethuar të Chernihiv, u pushtua nga forcat ruse në fillim të luftës. Ushtarët […]

Lexo më shumë