Shaqiri e bën sefte në Champions League (video)

Xherdan Shaqiri është vetëm 169 cm i gjatë por ia ka dalë mbanë të shënojë një gol me kokë në Champions League. Shqiptari i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, shënoi golin e tretë për Bajernin e Mynihut në ndeshjet kundër Bater Rovisov, në minutën 66′.

Përveç golit, Shaqiri gjithashtu dha pasim goli për Mario Gomezin në realizimin e golit të parë të takimit. Dhe ishte pikërisht Gomez, ai i cili krosoi topin për gol shqiptarit.

Ky ishte goli i parë i Shaqirit në Ligën e Kampionëve për Bajernin dhe në këtë takimi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë.

<iframe width=”560″ height=”340″ src=”http://www.youtube.com/embed/Q8EUMx8JiDM” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

/Shekulli Online/Përgatit: F.S./

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

Të tjera

Abissnet