10 gjërat që duhet të keni parasysh para se të merrni një kafshë shtëpiake 

Nëse jeni beqar dhe po kërkoni shoqëri, apo edhe nëse jeni një prind i punësuar, që ka vendosur më në fund t’u dorëzohet lutjeve të fëmijëve për një këlysh apo kotele, tashmë mund ta keni vendosur të hidhni hapin për të marrë një kafshë shtëpiake. Para se të shtoni një anëtar në familje, duhet të merrni në konsideratë disa faktorë.

Mënyrat sesi mund t’ju përgjigjeni kërkesave të mëposhtme do të luajnë një rol të rëndësishëm për të përcaktuar çfarë lloj kafshe do t’ju përshtatet më mirë.

  1. Stili juaj i jetesës 

Të gjitha kafshët shtëpiake kanë nevojë për vëmendje dhe kujdes, por disa prej tyre duan më tepër kohë dhe përpjekje se të tjerat. A jeni një person shtëpiak që rrallë del nga lagjia apo qyteti? Nëse po, mund t’u përshtateni mirë kërkesave për një qen, i cili kërkon shëtitje ditore dhe larje të shpeshta.

  1. Kostoja e pronësisë

Të blesh një mace, qen apo kalë race, mund të jetë e kushtueshme. Pra, nëse kërkoni një kafshë shtëpiake, kostoja mund të jetë e madhe për buxhetin tuaj. Shtoni këtu shpenzimet shtesë për ushqimin, kujdesin te veterineri, liçnesat dhe kostot e tjera të lidhura me të.

  1. Kujdesi i arritshëm veterinar 

Kujdesi mjekësor është i nevojshëm për çdo kafshë shtëpiake. Shumica e mjediseve urbane dhe suburbane kanë veterinerë të dispnueshëm në një distancë të afërt.

  1. Akomodimet e përshtatshme

Vendi ku jetoni dhe më e rëndësishmja, akomodimi që mund të ofroni për kafshën e shtëpisë mund të ndikojë në zgjedhjet tuaja.

  1. Alergjitë 

Tregohuni realistë për alergjitë që mund të keni, para se të lidheni me një kafshë shtëpiake. Nëse jeni alergjikë ndaj gëzofit të një kafshe, atëherë një mace apo qen me qime të gjata do t’ju keqësojë.

  1. Përgjegjësitë si kujdestar 

Të kujdesurit për një kafshë përfshin më tepër sesa servirja e një pjate ushqim çdo ditë. Ushqimi dhe uji janë thelbësorë, por të tilla janë edhe vaksinimi, prerja e qimeve, mbajtja pastër etj.

  1. Mosha dhe statusi shëndetësor i anëtarëve të familjes

A keni fëmijë në shtëpi? Jeton ndonjë i moshuar me ju, apo ju viziton shpesh? Nëse po, mund të mendoheni dy herë para se të merrni një qen race apo një mace të madhe. Kotelet e vogla, ose edhe një zog apo peshk do të ishin zgjedhje më të mira.

  1. Jetëgjatësia e pritshme e kafshës shtëpiake 

Fëmijët e vegjël mund të traumatizohen nëse u ngordh peshku apo brejtësi, të cilët kanë jetëgjatësi të shkurtër. Nga ana tjetër, qentë dhe macet kanë një jetëgjatësi mesatare prej dhjetë apo më tepër vjet. Nëse jeni i rritur, mund të merrni një kafshë me gjatësi të madhe jete.

  1. Kufizimet për kafshët në vendin ku jetoni

Nuk ka rëndësi sa shumë e doni kafshën tuaj, pasi mund të ketë rrezik që ajo të mbetet pa shtëpi. Disa apartamente kanë rregulla strikte ndaj kafshëve, duke përfshirë edhe zogjtë, madje edhe peshqit.

  1. Kapaciteti për t’u kujdesur për kafshët ekzotike 

Ideja e një kafshe ekzotike mund të jetë e këndshme, por pronësia mbi të është një çësthje tjetër. Breshkat apo bretkosat tropikale janë të adhurueshme kur janë të vogla, por a do të mund të vazhdonit të kujdeseshit ende kur ato të rriten? Edhe nëse jeni të gatshëm për t’u kujdesur, a e keni ekspertizën e mjaftueshme?

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet